E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

A i dha Ervis Martinaj 100 mijë euro për fushatë? Bardhi tregohet i sinqertë

Korrieri nga Korrieri
02.10.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Tryeza e dytë me Berishën dhe deputetët e PD, Bardhi: Morëm disa vendime të rëndësishme
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka lënë telefonin e tij personal në SPAK. Pas më shumë se 40 minutash, Bardhi ka dalë dhë ka bërë me dije nga mediat e pranishme se në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit i është bërë me dije zyrtarisht se bisedat ku përmendet emri i tij janë të falsifikuara. Në fjalën e tij, Bardhi tha se janë falsifikuar firmat e OPGJ-ve, por nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe Alfred Shehu i është bërë me dije se formati që prezantohen bisedat e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit nuk janë të formatit që SPAK aplikon për zbardhjen e përgjimeve në aplikacionin “SkyECC”. Po ashtu, ndër të tjera demokrati u shpreh se përveç tij, ka pasur edhe persona të tjerë që kanë marrë mesazhe të ngjashme, por nuk i bëri me dije emrat e tyre. Për të, e gjitha bëhet për të shantazhuar opozitën dhe një deputet të Kuvendit të Shqipërisë. Por shton se në këtë mënyrë cënohet edhe besueshmëria e SPAK.

PRONONCIMI PËR MEDIAT:

E dorëzova telefonin personal për këqyrjen e nevojshme dhe për të dhënat e nevojshme të SPAK, për të verifikuar mesazhet shantazhuese në platformën signal në telefonin tim personal. Dua të qartësoj për opinionin publik, meqenëse ka media që edhe sot janë pjesë e skemës duke i paraqitur të dhënat në gjoja dy procesverbale, por që në fakt janë dokumente të falsifikuar dhe sajuar, që nuk bëhet fjalë për asnjë përgjim real. Ato dokumente janë prodhuar me qëllim  kriminal për të shantazhuar një deputet të kuvendit të Shqipërisë. Në dijeni time, ka ndodhur edhe me persona të tjerë. Menjëherë sapo u njoha me to, vura në dijeni SPAK, sepse ka të bëjë edhe me kredibilitetin e vetë SPAK dhe me faktin që individë të caktuar me qëllime kriminale, përdorin të dhëna që si rregull administrohen nga kjo prokurori, duke sajuar përmbajtje të rreme me qëllim shantazhimin e  një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Është tashmë zyrtarisht e konfirmuar edhe nga prokurorët që ai format dhe ato procesverbale nuk ekzistojnë në përgjimet zyrtare të e SkyECC që administron prokuroria e posaçme. Unë jam duke mbledh të dhënat edhe për mediat që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite që i pasqyrojnë si të vërteta sepse, po bëhen me dashje apo pa dashje, pjesë e skemë shantazhuese të një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. SPAK ka marrë të gjitha të dhënat e nevojshme për të identifikuar se nga ka ardhure mesazhi në telefonin tim, për të identifikuar sigurisht autorët e këtij krimi të rëndë, dhe motivet e tyre.

Pyetje: A keni dyshime se nga kanë ardhur?

Gazment Bardhi: Nuk kam asnjë dyshim. Unë kam besim që nuk është vetëm në interesim tim personal zbardhja e çështjes. Sepse vërtetë qëllimi i tyre ka qenë të shantazhojnë Gazment Bardhin me prodhime të sajesave të rreme, por unë nuk shantazhohem kur bëhet fjalë për mbrojtje të interesit publik. Unë do të vazhdoj të bëj detyrën në të njëjtën formë siç e kam bërë gjer më sot. Unë kam bindjen e plotë që kjo është një çështje edhe në interes të prokurorisë së posaçme. Askush nuk mund të guxojë të fabrikojë të dhëna të rreme dhe të ja faturojë atë, SPAK.

Pyetje: A mendoni se këto shantazhe, kanë ardhur pas deklarimeve tuaja në parlament ku flisni për disa kode Sky dhe përgjime.

Gazment Bardhi: Patjetër, prandaj dhe unë i jam drejtuar SPAK se dyshimi im është se, personat që janë sajuar këtë veprim kriminal, janë ose subjekte të krimit të organizuar, ose persona publik, zyrtarë të lartë publik, të cilët dalin realisht në përgjime.

Pyetje: Kush ju mori në pyetje?

Gazment Bardhi: Nuk më mori kush në pyetje, nuk kam ardhur për të ju marrë në pyetje. I vura  në dispozicion të dhënat e telefonit tim prokurorëve Dumani dhe Shehu, së bashku me oficerët e BKH dhe ekspertët. Televizioni juaj është një prej atyre që sot e kësaj dite i referon ato si procesverbale të vërteta, ndërkohë që ato duken me sy të lirë që janë një sajesë.

Pyetje: Ju i publikuar vetë!

Bardhi: Unë i publikova vetë duke thënë se janë sajim. Kurse ju e nderuar, me gjithë respektin që kam personalisht, por edhe për median në tërësi, vazhdoni ti pasqyroni sikur ato janë reale. Ato procesverbale, mu tha zyrtarisht nga prokurorët që nuk ekzistojnë. Ju që mbuloni këtë prokurori e dini si është formati i këqyrjes së të dhënave të SKy. Nuk kishte emra, kishte dy firma të falsifikuara, sapo u bëre tani zëdhënëse e një të pavërtete, nëse ju e keni me firma, pasqyrojeni se unë e kam pa firma. Medieve në emailin e rremë që u është dërguar pa emra, se nuk ka oficer të policisë gjyqësore që të kenë zbardhur biseda të tilla. Prandaj do ju lutesha me reskeptin maksimal të bëheni zëdhënës të së vërtetës dhe jo zëdhënës të krimit organizuar që me informacione të rreme, guxojnë të shantazhojnë një deputet. Nëse e keni bërë, do të duhet të referoni këtë që unë kam thënë që ditën e parë, meqë më thanë se, ju i keni publikuar vetë. Unë kam publikuar dhe këtu janë dëshmitarë të gjithë gazetarët, që kam deklaruar që janë biseda të sajuara dhe zëdhënia e të vërtetës do të ishte që këto janë biseda të sajuara. Unë sot kam hapur median tuaj (Report TV dhe Shqiptarja.com) dhe ato vazhdojnë edhe sot që unë jam këtu, dhe është konfirmuar se janë të sajuara, ti transmetojnë si biseda të vërteta. Kjo është të bëhesh pjesë e skemës për të shantazhuar një deputet të Kuvendit të Shqipërisë, që ka guxuar të denoncojë me emër dhe mbiemër krimin e organizuar, zyrtarët e korruptuar dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar. Të referosh një sajesë si të vërtetë, është më së paku gënjeshtër dhe më së shumti, bërja pjesë e një skeme shantazhuese ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Dhe këtë e kam tërësisht miqësore, por do të duhet të kuptoni se sajesa të tilla me qëllim shantazhimin e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, nuk mund ti jepet zë.

Pyetje: Kujt tjetër i kanë ardhur këto?

Gazment Bardhi: Nuk kam dijeni për emra, më është konfirmuar se ka pasur edhe raste të tjera dhe personat, janë paraqitur edhe ato në prokurorinë e posaçme për ti raportuar, por nuk është detyra ime të bëhem zëdhënës i tyre, unë bëhem zëdhënës vetëm i çështjes time.

Pyetje: Pse ju duhet juve aplikacioni Signal, kur dihet se është aplikacion i komunikimeve sekrete?

Gazment Bardhi: Nuk është aspak një komunikim sekret. Signal, Whatsapp, janë platforma që përdoren gjerësisht për komunikim.  

Pyetje: Në atë bisedë flitej për një adresë, numër telefoni, për të dhënë disa para që do ti përdonin për fushatë. Keni pasur ju apo keni lidhje me Ervin Martinaj?

Gazment Bardhi: Zero, zero, zero. Dhe kjo nuk ka nevojë ta them unë. Nëse do të ekzistonin do të ishin te ato realet, jo te këto të fabrikuarat. Gazment Bardhi as ka patur, as do të ketë ndonjëherë asnjë lidhje me asnjë kriminel të zakonshëm, jo më me një eksponent të krimit të organizuar. Nëse do ta kisha këtë nuk do ta kisha guximin ti përmendja me emër çdo anëtar të krimit të organizuar, pa u frikësuar. E bëj këtë sepse vetë nuk kam asnjë lidhje të kësaj natyre.

Ç’ka ndodhur me Bardhin?

Sipas shkresës që kreu i grupit parlamentar i ka dërguar SPAK, zbulohet se Bardhit i ka shkuar një mesazh në aplikacionin “Signal” nga një numër i paidentifikuar, që mbante emrin “Mbreti Zog”. Ky i fundit në bisedat e publikuara, thotë se është Ervis Martinaj që i paguan Gazment Bardhit shumën prej 100 mijë eurove, të cilat deputeti do t’i përdorte në fushatë. Personi nga ana tjetër, që pretendohet të jetë Erigers Mihasi, i thotë se shuma që po i dërgon është shumë e madhe, por ‘Martinaj’ thotë se këtë e bën si favor për Shkëlzen Berishën. Në dokumentin që është dërguar dhe në emailit e disa mediave në vend, pretendohet gjithashtu se janë emrat e OPGJ-ve që i kanë firmosur, por emrat ishin fshirë. Prej ditësh, Bardhi është shprehur se të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, qëndrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK.

Para

Publikohen fotot/ Ja si kapardisej në “Audin” e blinduar të Behar Bajrit, djali i Dekanit Gasper Kokaj

Pas

“O maskara, ishte 25 vjeç”, gjyqi ndaj “Princit Damian”, shpërthen nëna e Santiago Malkos: Ma vr*ve djalin, o qen! 

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.