E enjte, 15 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

2025-a kthen ekzekutimet mafioze, tre atentate në dy javë; autorët përdorin të njëjtën skemë! 

Korrieri nga Korrieri
14.01.2025
në Aktualitet, Slider
A A
2025-a kthen ekzekutimet mafioze, tre atentate në dy javë; autorët përdorin të njëjtën skemë! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Viti 2025 duket se ka rikthyer modelin e vrasjeve mafioze në vend. Në vetëm dy javët e para të vitit janë regjistruar të paktën 3 atentate, nga të cilat dy prej tyre kanë mbetur ende të pazbardhura për shkak të profesionalizmit të treguar nga autorët.

Tre persona kanë mbetur të vrarë nga këto tre atentate. I pari ndodhi më datë 4 janar, ku Ramzan Mataj 33-vjeç, u qëllua me breshëri plumbash brenda makinës së tij tip “Benz” në fshatin Dragoç të Shkodrës dhe më pas u gjet nga kalimtarët e rastit, më datë 5 janar.

Nga hetimet e u zbulua se Ramazan Mataj kishte një lidhje të gjatë dashurie me një vajzë të fshatit Dragoç në Postribë të Shkodrës, dashuri e ndaluar kjo, pasi familja e kishte martuar të renë, 2 herë. Martesat dyshohet se janë prishur pikërisht prej historisë që të rinjtë nuk e ndalën, dhe që nuk u kalua lehtë nga vëllai i madh i vajzës, i cili siç tregoi në një rast i kishte parë bashkë.

Me këtë mllef të mbledhur, ndikuar nga mentaliteti dhe rrethi miqësor dhe me motrën të dëbuar nga familja, Arjon Hasaj 29 vjeç thuri planin për të vrarë 33-vjeçarin Ramazan Mataj, bashkëfshatarin e tij.

I vëllai hapi një profil fals në rrjetet sociale, dhe u shtir të ishte një vajzë që kishte ardhur në fshat tek tezja e saj. Me këtë skenar e ftoi në një takim të riun, aty ku edhe e vrau me breshëri kallashnikovi brenda makinës mbrëmjen e së shtunës.

Pas dhjetëra të shoqëruarve, përfshirë edhe banorë që me dëshmitë e tyre ndihmuan hetuesit, policia arre

Atentati i dytë ndodhi në kryeqytet dhe shumë më i sofistikuar se ai në Shkodër. Më datë 12 janar, biznesmeni Bujar Nasufi, u qëllua me breshëri plumbash në automjet, pranë hyrjes së banesës së tij në zonën e “Pallatit me Shigjeta”.

Në momentin e atentatit Nasufi ndodhej në mjet së bashku me bashkëshorten e tij që ka parë të gjithë skenën. Autori i maskuar si shpërndarës picash i është afruar me një motor makinës së viktimës dhe ka zbrazur armën ndaj këtij të fundit duke e plagosur rëndë. 56-vjeçarri më pas ndërroi jetë rrugës për në Spital. Autori nga ana tjetër duke përftuar nga nata, është arratisur me motorin e tij në drejtim të zonës së Selitës.

Një ditë më vonë në një repart të braktisur të ushtrisë u gjet i djegur motori dhe arma e krimit. Motori rezultoi të ishte pa targe dhe numër identifikimi. Kjo gjë e ka vështirësuar punën e hetuesve të cilët ende nuk kanë një pistë mbi rastin. Familjarët e Nasufit janë marrë në pyetje për të treguar nëse kanë pasur konflikte të mëparshme por një gjë e tillë është hedhur poshtë prej tyre.

Atentati i tretë ndodhi në aksin Fier-Vlorë, pranë fshatit Novoselë një ditë pas atij në Tiranë. Mbrëmjen e djeshme më datë 13 janar, Kristjan Marku u ekzekutua me breshëri plumbash teksa lëvizte me mjetin e tij në drejtim të Vlorës.

Sipas hetimeve, 30-vjeçari u ndoq dhe u qëllua për rreth 400 metra. Tre plumba mësohet se kapën në trup Markun, i cili nuk iu mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë në vend. Autorët, më pas dogjën makinën në mes të autostradës Fier-Vlorë dhe më pas u arratisën me një makinë tjetër.

Për shkak të të shkuarës kriminale të 30-vjeçarit, pista kryesore mbetet ajo e hakmarrjes për shkak se fisi i Markut ndodhet në gjakmarrje me fisin Reçi në Rrëshen. Megjithatë pavarësisht kësaj, ende nuk ka asgjë konkrete.

Ajo që vlen të theksohet dhe që është vërtetë shqetësuese, është fakti se në vendin tonë është rritur numri i vrasjeve profesionale të cilat nuk arrijnë të zbardhen nga autoritetet, nga njëra anë.

Nga ana tjetër, krimi duket se nuk ka më aspak frikë të planifikojë vrasje mafioze të porositura dhe vepron i pa shqetësuar nga veriu në jug të vendit pa iu futur gjemb në këmbë.

Ajo që vihet re më së shumti në vrasjet mafioze, është fakti se në fund të çdo ekzekutimi autorët djegin makinën dhe armët, duke mos lënë asnjë gjurmë pas. /korrieri

Para

“Krimi shqiptar po fiton terren”, kryeprokurorja belge: Raportet tronditëse që zbuluam në përgjimet e SKY ECC

Pas

Pak para inagurimit të Trump, Ukraina “shkund” Rusinë

Nga Kategoria

8 orë përballje me policinë, zbardhet bilanci i protestës së studentëve
Aktualitet

Media greke komenton protestat në Shqipëri: Tirana prej tre ditësh është kthyer në fushëbetejë

15.10.2026
10.4k
Mesazhi i 22-vjeçares: Balluku dhe politikanët me vila dhe apartamente, unë jetoj në konvikt
Aktualitet

Mesazhi i 22-vjeçares: Balluku dhe politikanët me vila dhe apartamente, unë jetoj në konvikt

15.10.2026
10.4k
Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin
Aktualitet

Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

15.10.2026
10.4k
“Nuk na dëgjuan kur protestuam paqësisht”/ Studentja shpërthen në lot: Shqipëria është bërë vend i pajetueshëm
Aktualitet

“Nuk na dëgjuan kur protestuam paqësisht”/ Studentja shpërthen në lot: Shqipëria është bërë vend i pajetueshëm

15.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

PROTESTA/ Dalin pamjet e rënda/ Momenti kur Ledion Ballës i thyhet këmba!

PROTESTA/ Dalin pamjet e rënda/ Momenti kur Ledion Ballës i thyhet këmba!

14.10.2026
10.4k
Anton Martini largohet nga drejtimi i Hetimit Tatimor, e zëvendëson ish-kreu i Kadastrës që qendroi vetëm 3 orë në detyrë

Anton Martini largohet nga drejtimi i Hetimit Tatimor, e zëvendëson ish-kreu i Kadastrës që qendroi vetëm 3 orë në detyrë

12.10.2026
10.4k
Atentati në Gjirokastër/ Viktima u ndoq 3 km derisa u ekzekutua. Pistat nga lidhja me vrasjen e Tanit të Rruzhdiut te spiunimi i grupeve kriminale

Atentati në Gjirokastër/ Viktima u ndoq 3 km derisa u ekzekutua. Pistat nga lidhja me vrasjen e Tanit të Rruzhdiut te spiunimi i grupeve kriminale

11.10.2026
10.4k
Ambasada Britanike reagon për protestën në Tiranë: Dhuna nuk justifikohet, palët të ulin tensionet

Ambasada Britanike reagon për protestën në Tiranë: Dhuna nuk justifikohet, palët të ulin tensionet

14.10.2026
10.4k
Ngrihet “Super-Makineria” e Privatizimeve, qeveria themelon operatorin e shoqërive shtetërore

Ngrihet “Super-Makineria” e Privatizimeve, qeveria themelon operatorin e shoqërive shtetërore

09.10.2026
10.4k
Dita e tretë e protestës, gjimnazistët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe mblidhen para Parlamentit

Dita e tretë e protestës, gjimnazistët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe mblidhen para Parlamentit

15.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Nafta është kthyer në luks për shqiptarët/ Paguajmë 7 herë më shumë se holandezët dhe 2 herë më shumë se rajoni

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

10.10.2026
10.4k
Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

14.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit sipas Policisë

Si doli Martin Mane nga qelia pas aksidentit, policia: Shkaktoi aksident nën ndikimin e alkoolit. Gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet

17.01.2025
10.5k
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

09.10.2026
10.4k
Ulsi Manja në delir: E patë si u bëmë dje grusht të bashkuar? Mund të bëjmë edhe 90 vota, por s’na duhen tani

Ulsi Manja në delir: E patë si u bëmë dje grusht të bashkuar? Mund të bëjmë edhe 90 vota, por s’na duhen tani

10.10.2026
10.4k
PROTESTA/ Dalin pamjet e rënda/ Momenti kur Ledion Ballës i thyhet këmba!

PROTESTA/ Dalin pamjet e rënda/ Momenti kur Ledion Ballës i thyhet këmba!

14.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.