E mërkurë, 14 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Gjermania bëhet gati për “luftë”, 400 mld euro për ushtrinë, ARMATOSET deri në “dhëmbë”

Korrieri nga Korrieri
04.03.2025
në Botë, Slider
A A
Gjermania bëhet gati për “luftë”, 400 mld euro për ushtrinë, ARMATOSET deri në “dhëmbë”
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në sfondin e situatës së tensionuar botërore shtrohet çështja për forcimin e mbrojtjes dhe si rrjedhojë rritjen e shpenzimeve. Ky diskutim po rrit presionin në bisedimet paraprake për krijimin e koalicionit qeverisës.

Gjermania ndodhet aktualisht në kulmin e përpjekjeve për krijimin e qeverisë dhe koha nuk pret. CDU/CSU dhe SPD po vazhdojnë bisedimet paraprake. Këto raunde janë fokusuar tek çështjet financiare që ndër të tjera kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe ndihmat përUkrainën.  Arsyeja e intensifikimit të këtij diskutimi ka të bëjë me situatën e tensionuar të krijuar në Shtëpinë e Bardhë, kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump e kërcënoi presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyj, se nuk do ta mbështesë në luftën me Rusinë.  Trump e akuzoi rëndë Zelenskyjn.

Çfarë është e mundur dhe nga duhen gjeneruar paratë?

Kjo është arsyeja përse në bisedimet për krijimin e koalicionit në Gjermani CDU/CSU dhe SPD po synojnë ndërmarrjen e hapave për sigurimin sa më shpejt të miliardave për forcimin e ushtrisëpor edhe për të krijuar më shumë pavarësi të Europës si dhe për të mbështetur më fort Ukrainën. Ndërkohë është e qartë, që europianët duhet të shpenzojnë shumë më tepër para për mbrojtjen e tyre dhe për të ndihmuar Ukrainën, vë në dukje agjencia e lajmeve Reuters duke iu referuar opinioneve që po mbizotërojnë aktualisht në radhët e të dyja partive CDU/CSU dhe SPD.

Si mund të veprohet për sigurimin e financave?

Parlamenti mund të vendosë një reformë lidhur me frenën e borxhit, gjë që do të lejonte marrjen e kredive më të larta. E nëse veprohet kështu, paratë mund të tërhiqen nga buxheti i rregullt. Por ka dhe një mundësi tjetër, që shpenzimet për mbrojtjen të jenë të shkëputura nga çështja e frenës së borxhit, ka propozuar së fundi kancelari Scholz.

Përpara tre vjetësh kancelari Olaf Scholzpropozoi krijimin e një fondi të posaçëm për forcimin e ushtrisë. Borxhi për krijimin e një fondi të posaçëm llogaritet nga borxhet e shtetit dhe rregullorja europiane e borxhit. Gjendja aktuale buxhetore në Gjermani është e tensionuar. Në raundin e parë të bisedimeve paraprake për koalicion të premten (28.02), ministri i Financave, Jörg pati një prezantim jo optimist, sikurse njofton reuters.

Ekspertët: 400 miliardë euro për mbrojtjen

Ekspertët e ekonomisë rekomandojnë 400 miliardë euro për ushtrinë, në mënyrë që t’i dërgohet një sinjal i qartë edhe presidentit rus Vladimir Putin. Për infrastrukturën ekspertët llogarisin 400 deri në 500 miliardë euro që duhen vënë në dispozicion në vitin 2025.

Sipas mediave këto propozime vijnë nga ekonomistët Clemens Fuest (president i institutit Ifo), Michael Hüther (Drejtor i Instituti të Ekonomisë gjermane), Moritz Schularick (President i Institutit të Kielit IfW) dhe Jens Südekum (Universiteti Heinrich-Heine, Düsseldorf. Ky raund ekspertësh u organizua me inciativën e ministrit të Financave të Saarlandit, Jakob von Weizsäcker.

Zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit, bëri të ditur, se kancelari Olaf Scholz ka ftuar në kabinet për të mërkurën (5.03.2025) kryetarët e partisë SPD, CDU/CSU. Në këtë takim synohet të shqyrtohet se si dotë veprohet më tej me ndihmat për Ukrainën duke pasur parasysh edhe samitin e posaçëm të BE-së që do të zhvillohet të enjten (6.03.2025) po për Ukrainën.

Si janë shanset në Bundestag?

Për reformimin e frenës së borxhit si dhe për krijimin e një fondi të posaçëm nevojitet votimi në parlament me shumicë të kualifikuar. Partitë që negociojnë për koalicion CDU/CSU dhe SPD së bashku nuk e arrijnë numrin e nevojshëm të deputetëve në parlamentin e ri që mund të konstituohet deri më 25 mars. Partinë në opozitë AfD dhe E Majta kanë fuqinë e një minoriteti bllokues. Këto dy parti janë kundër mbështetjes për Ukrainën. Kësisoj ose dy partitë që negociojnë aktualisht për koalicionin do të duhej të siguronin edhe mbështetjen e ekologjistëve. Kancelari i ardhshëm kristiandemokrati Friedrich Merz ka propozuar, që kjo çështje të shtrohet për votim në parlamentin aktual./ DW 

Para

Nuredin Dumani zbulon planin e vrasjes së Fatmira Dedës, nënës së bosit të drogës

Pas

SHBA dhe Ukraina do nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet, Trump do e njoftojë gjatë fjalës në Kongres

Nga Kategoria

Ervin Demo sheh vetëm policët e dhunuar, por jo studentët që u përballën me dhunën e policisë
Aktualitet

Ervin Demo sheh vetëm policët e dhunuar, por jo studentët që u përballën me dhunën e policisë

13.10.2026
10.4k
Tre orë përplasje para Ministrisë së Arsimit, studentët vijojnë protestën, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion
Aktualitet

Tre orë përplasje para Ministrisë së Arsimit, studentët vijojnë protestën, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

13.10.2026
10.4k
Investigimi i Financial Times: Si u rrëzua ish-shefi i shërbimit sekret të Gjermanisë
Aktualitet

Investigimi i Financial Times: Si u rrëzua ish-shefi i shërbimit sekret të Gjermanisë

12.10.2026
10.4k
U kap me 38 kg të “bardhë” në Francë, dëbohet me 3 vite burg violinisti shqiptar
Aktualitet

U kap me 38 kg të “bardhë” në Francë, dëbohet me 3 vite burg violinisti shqiptar

12.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Autoriteti i Konkurrencës flë gjumë, çmimi i naftës në Shqipëri, nuk merren parasysh ndryshimet në tregjet globale

Bordi rrit çmimet e karburanteve

08.10.2026
10.4k
Tiranë/ Modifikonin makineta të kontrabanduara për lojërat e fatit, 2 të arrestuar

Tiranë/ Modifikonin makineta të kontrabanduara për lojërat e fatit, 2 të arrestuar

10.10.2026
10.4k
Nafta është kthyer në luks për shqiptarët/ Paguajmë 7 herë më shumë se holandezët dhe 2 herë më shumë se rajoni

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

10.10.2026
10.4k
Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

07.10.2026
10.4k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.4k
Harta e re e çmimeve të referencës së banesave, ja cilat janë zonat më të shtrenjta në vend 

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, kategoritë që përfitojnë

12.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Nafta është kthyer në luks për shqiptarët/ Paguajmë 7 herë më shumë se holandezët dhe 2 herë më shumë se rajoni

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

10.10.2026
10.4k
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

09.10.2026
10.4k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.4k
Ulsi Manja në delir: E patë si u bëmë dje grusht të bashkuar? Mund të bëjmë edhe 90 vota, por s’na duhen tani

Ulsi Manja në delir: E patë si u bëmë dje grusht të bashkuar? Mund të bëjmë edhe 90 vota, por s’na duhen tani

10.10.2026
10.4k
Studimi: 1 në 8 raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet, shumë prej tyre të parandalueshme

Studimi: 1 në 8 raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet, shumë prej tyre të parandalueshme

11.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit sipas Policisë

Si doli Martin Mane nga qelia pas aksidentit, policia: Shkaktoi aksident nën ndikimin e alkoolit. Gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet

17.01.2025
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.