E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe elektorati “gri”! Analiza e DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi

Korrieri nga Korrieri
10.05.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Inteligjenca Artificiale nxjerr fituesit për Tiranën: Kush fiton mandatin në kryeqytet nga PS,ASHM, Lëvizja Bashkë, Mundësia, Shqipëria Bëhet, etj
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

3.7 milionë shtetas, për herë të parë edhe diaspora, janë thirrur të votojnë për parlamentin e ri më 11 maj në Shqipëri. Si komportohet elektorati i ashtuquajtur „gri“ dhe sa peshë ka vota e këtij grupi në zgjedhje?

Klodeta I., inxhiniere në profesion, e ka vendosur tashmë se kujt do t’ia japë votën e saj. Që kur arriti moshën madhore, ajo e ka ushtruar të drejtën e votës, edhe pse në shumë raste ka qenë e lëkundur për të vendosur se cilit kandidat apo subjekt politik do t’i shtonte një votë në numërim.

Ajo e konsideron veten elektorat gri, si pjesa më e madhe e miqve të saj. “Mendoj se elektorati gri është elektorati me arsyen më të shëndoshë në një shoqëri si Shqipëria. Mund ta përkufizoj si mendimi opozitar më i qenësishëm në vendin tonë. Por, për fat të keq ky elektorat po zvogëlohet gjithnjë e më shumë në numra, pasi në mendimin tim, është elektorati që po braktis vendin” – thotë ajo për DW.

Prej rreth 5 vitesh Klodeta jeton larg Shqipërisë dhe punon në një vend të Bashkimit Europian dhe këtë vit votën e dërgon përmes postës, pasi diaspora lejohet të votojë për të parën herë.

Tipologjia e elektoratit gri në Shqipëri

Në teori, shkencat politike e përkufizojnë elektoratin gri si atë pjesë të elektoratit që nuk zgjedh dot mes mundësive që i ofrohen, ose që është indiferent.

Po në Shqipëri, cila është tipologjia e elektoratit gri? Politologu Ermal Hasimja thotë për DW, se Shqipëria nuk ka studime të sakta rreth kësaj tipologjie, “por mund të mendohet me njëfarë sigurie se elektorati gri është kryesisht urban dhe me nivel shkollimi dhe ekonomik më të mirë se mesatarja”.

“Pavarësia ekonomike e këtij elektorati e bën më pak të varur nga politika” – thotë Hasimja.

Për Afrim Krasniqin, drejtor i Institutit për Studime Politike, “elektorati gri, sipas studimeve, përbëhet nga 15- 23% dhe ka marrë pjesë aktive në zgjedhje vetëm kur ka pasur rrotacione politike”. Sipas tij, ky elektorat përbëhet nga njerëz të informuar dhe ndërgjegjësuar për politikën, prandaj në shumë raste ky elektorat është refuzues.

“Mendoj që një pjesë e këtij elektorati në këto zgjedhje, do të shtyhet drejt partive të reja. Por fushata aktuale është deri diku negativiste. Nuk krijon një klimë që ngjall besim tek procesi zgjedhor dhe t’i nxisë njerëzit të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Pra, një pjesë e elektoratit gri do të bojkotojë, kurse pjesa tjetër, nëse merr pjesë në votim, do të votojë për partitë e reja politike” – analizon Krasniqi për DW.

Për Klodetën, kjo kategori në Shqipëri është rritur në mënyrë progresive. Arsyet sipas saj, janë të njëjtat me ato për të cilat të rinjtë po largohen nga vendi.

“Programet e partive politike që kanë potencialin të hyjnë në parlament, nuk janë aspak bindëse. Ka një mungesë perspektive afatgjatë për vendin. Gjithashtu vota e ka humbur rëndësinë e saj, për sa kohë blihet lirisht në treg” – thotë ajo.

Ndërsa Krasniqi mendon se elektorati gri penalizohet nga kategoria krejt e kundërt prej tij.

“Sa më shumë militantë të kemi, siç kemi aktualisht, liderët politikë janë të detyruar të ushqejnë turmat e militantëve dhe të ofrojnë çfarë duan militantët. Nuk ofrojnë një strategji për t’i edukuar militantët, dhe për aq kohë sa përdorin një ligjërim të tillë, elektorati gri ndihet i penalizuar”.

(Pa)Fuqia e të (pa)vendosurve

Në Shqipërinë e tranzicionit, politika ka pasur të njëjtët aktorë politikë, thuajse pa figura të reja apo mundësi të larmishme zgjedhjeje. Në këto zgjedhje parlamentare, pas 35 vitesh, përveç partive tradicionale, shqiptarët kanë mundësi të votojnë edhe për partitë e reja që kanë hyrë në skenë.

“Nëse analizojmë kurbën që ka njohur ky elektorat ndër vite – duke përjashtuar periudhat kur ka pasur vota masive si në vitet ’91, 92, ’97, e cila ka qenë votë masive pro apo kundër – në periudha të tjera elektorati gri ka qenë tradicionalist ose refuzues, ose votues i kandidatëve deri diku të moderuar” – thotë Krasniqi.

Sipas tij, elektorati gri në Shqipëri nuk përbën një fuqi vendimmarrëse politike, nuk është aq shumë aktiv dhe është privuar pothuajse gjatë shumicës së proceseve zgjedhore për të ndikuar në politikëbërje.

“Një elektorat gri ka vlerë kur spektri politik është i hapur, kur ka prurje të reja dhe kur ka më shumë pluralizëm dhe ka dhe më shumë mundësi zgjedhjeje, që deri tani nuk e kemi pasur. Në këto zgjedhje partitë e reja po luftojnë të sigurojnë një minimum të mundshëm në parlament, që do të thotë jo për të qenë aktorë të tretë vendimmarrës politikë”.

Për Klodetën, pikëpyetjet për votën e këtyre zgjedhjeve morën fund në çastin kur vulosi “zarfin e diasporës” dhe e dërgoi për Shqipëri. “Vota është zëri im dhe njëkohësisht shpresa që një ditë dikush të ketë veshë për ta dëgjuar” – përfundon Klodeta.

“Sa më shumë të zerohet elektorati gri në Shqipëri, aq më shumë do të bjerë dominanca e militantëve të partive politike dhe aq më shumë do të kemi hapësirë për demokraci funksionale, për debat politik, për alternativa, për dialog, për konkurrencë, për meritokraci, për transparencë dhe llogaridhënie” – thotë Krasniqi./DW

Para

Tom Doshi: Edi Rama, peng i krimit të organizuar

Pas

Kostumet e reja të politikanëve të vjetër

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.