E shtunë, 10 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Do vr*snin Inin dhe Qorrin për 500 milionë lekë”, zbardhet DËSHMIA e Xhovana Nikollit: Dëgjova ‘Dakun’ kur… 

Korrieri nga Korrieri
20.05.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Do vr*snin Inin dhe Qorrin për 500 milionë lekë”, zbardhet DËSHMIA e Xhovana Nikollit: Dëgjova ‘Dakun’ kur… 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Njëherësh me dëshminë e bashkëpunëtorit të Drejtësisë Amarildo Nikolli, SPAK ka përdorur si provë mbështetëse dhe deklarimin e gruas së Nikollit, Xhovana Nikolli, e cila u bë e famshme në rrjetet sociale për përplasjen e saj me vrasësin e me pagesë, Nuredin Dumanin.

Burrë e grua, kanë mbështetur dëshmitë e tyre të dhëna në SPAK dhe prokurorinë e Vlorës, duke sjellë formimin e një prove të vetme që përputhet dhe me prova të tjera të administruara në dosje.

Dëshmia e Xhovana Nikollit zbardhet 1 ditë pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm dënoi me 10 vite burgim Leonard Luzin, me 2 vite e 9 muaj bashkëpunëtorin e Drejtësisë, Amarildo Nikollin dhe me 6 vjet e 8 muaj Muharem Koroveshin.

Të tre personat së bashku me personin e shpallur në kërkim Erio Zejno, në muajin Gusht 2023 u mobilizuan për të vrarë kundrejt pagesës mijëra euro, të Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj.

Vrasja e tyre nuk u arrit të kryhet pasi Amarildo Nikolli nuk po arrinte të gjente asnjërin prej objektivave në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Por njëherësh edhe për faktin se Amarildo Nikolli, u arrestua gjatë një operacioni të kryer nga agjentët e sektorit “Fast Albania”.

Pas arrestimit të Nikollit me armë në brez, policia e Vlorës shoqëroi dhe mori në pyetje gruan e tij, Xhovana Nikolli, e cila ndër të tjera shpjegoi duke konfirmuar thënien e Amarildo Nikollit që kishte pohuar në polici.

“…unë e njoh Leonard Luzin, dhe se në një rast kam dëgjuar një bisedë të Leoanrdit me Amarildon, kur ishte tek shtëpia në Vlorë, ku Leonardi i kërkonte që nëpërmjet Amarildos të vriste dy persona që ai i quante “Ini” dhe “Qorri”…”-ka deklaruar në polici Xhovana Nikolli.

Më tej ajo ka dhënë shpjegime edhe për situata të ndryshme rreth marëdhënies që 4 personat kishin krijuar me njëri-tjetrin.

“…Gjithashtu gjatë qëndrimit tonë në Vlorë, kam mësuar se Leonardi kishte dhe dy shokë të quajtur njëri me pseudonimin “fshatari” dhe një tjetër që quhej “Erjo”. Erjon e mbante më afër dhe duhet ta kishte kushëri ndërsa “fshatarin” e mbante pak më larg. Këta dy persona vinin çdo mëngjes tek shtëpia në Vlorë dhe pinin kafe. E merrnin poshtë tek lokali dhe ngjiteshin sipër tek shtëpia jonë. Mbanin armë pistoletë si Leonardi, “fshatari” dhe Erjo. Këto gjëra unë i kam dëgjuar nga Erjo, “Daku” dhe “fshatari”. “Fshatari” dhe Erjo kishte raste që pastronin armët në shtëpinë tonë, ku rrinim në Vlorë…”, ka pohuar në polici Xhovana Nikolli.

Të njëjtën dëshmi ka dhënë dhe Amarildo Nikolli, i cili veç deklarimit dorëzoi dhe telefonin tek policia, duke sjellë zbërthimin e mesazheve të komunikimit mes tij, Leoanrd Luzit dhe Muharem Koroveshit./OraNews

Para

Çudit Maduro: Mafia shqiptare e Ekuadorit kërkon të sabotojë zgjedhjet në Venezuelë, erdhën të vendosin bomba! 

Pas

Stërvitja ushtarake “Defender 25” nis më 25 maj në Shqipëri 

Nga Kategoria

Grabitjet më spektakolare prej miliona eurosh të verërave, djathit e tonelatave me nutella
Aktualitet

Grabitjet më spektakolare prej miliona eurosh të verërave, djathit e tonelatave me nutella

10.10.2026
10.3k
Tiranë/ Modifikonin makineta të kontrabanduara për lojërat e fatit, 2 të arrestuar
Aktualitet

Tiranë/ Modifikonin makineta të kontrabanduara për lojërat e fatit, 2 të arrestuar

10.10.2026
10.3k
Nafta është kthyer në luks për shqiptarët/ Paguajmë 7 herë më shumë se holandezët dhe 2 herë më shumë se rajoni
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

10.10.2026
10.3k
Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit
Aktualitet

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

10.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Deputetja e rregullit të treshit falënderon Erion Braçen që hoqi dorë nga qëndrimi i tij

Deputetja e rregullit të treshit falënderon Erion Braçen që hoqi dorë nga qëndrimi i tij

10.10.2026
10.4k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.4k
“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.4k
‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

06.10.2026
10.4k
Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

06.10.2026
10.4k
Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka

Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka

08.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.5k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.4k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.4k
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

09.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.