E enjte, 26 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Malli që pruni ai s’ishte i mirë”/ Përgjimet e SkyECC zbulojnë rrjetin e drogës Shqipëri-Itali! Vëllezërit Nderjaku ankohen për cilësinë te furnizuesi “Pepe”

Korrieri nga Korrieri
24.05.2025
në Aktualitet, Slider
A A
“Malli që pruni ai s’ishte i mirë”/ Përgjimet e SkyECC zbulojnë rrjetin e drogës Shqipëri-Itali! Vëllezërit Nderjaku ankohen për cilësinë te furnizuesi “Pepe”
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e grupit të strukturuar shqiptar në trafikun e drogës mes Italisë dhe Shqipërisë. Në qendër të bisedave të reja të zbardhura nga Sky Ecc në dosje, qëndrojnë dy vëllezër, Hasan dhe Ekil Nderjaku, të dyshuar për organizimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Sipas materialeve të siguruara nga prokuroria, më 16 shkurt 2021, në orën 23:03, janë kapur dy biseda paralele në SkyECC mes vëllezërve Nderjaku dhe një personi të tretë të paidentifikuar, i njohur si “Pepe”. Bisedat kishin si qëllim ankesën për cilësinë e dobët të një sasie lënde narkotike, e cila i ishte dorëzuar Hasanit. Ky i fundit, përmes të vëllait Ekilit, kërkonte zgjidhje nga furnizuesi.

Në një nga komunikimet, Ekil i shkruan furnizuesit të drogës:

“Ma hje iher foto atë thardhën… me 36.5 e kemi marrë shok”, duke u ankuar për produktin dhe duke u kujdesur të mos “bëjnë bujë kot me mall poshtë”. Në përgjigje, furnizuesi tenton të justifikohet:

“Jo mo shok, s’bëhet fjalë… është e pahapur, pak para se ta japim ta hapim, të nis foto”. Bisedat vazhdojnë edhe më 7 shkurt 2021, ku diskutohen detajet logjistike për dërgimin e një sasie tjetër dhe vendndodhja e dorëzimit në Rozzano, Itali, me adresë të saktë. Në një komunikim tjetër më 16 shkurt 2021, Hasan Nderjaku i shkruan vëllait:

“Malli që pruni ai pilli grus atë ditë, nuk ma pëlqyen… kishte një gjë aty”, duke përforcuar dyshimin se ai jo vetëm është në dijeni të cilësisë së drogës, por edhe i përfshirë në shpërndarjen dhe menaxhimin e ankesave nga rrjeti.

Menjëherë pas kësaj, Ekil Nderjaku ndërhyn te furnizuesi dhe i kërkon llogari, ndërsa i dërgon Hasanit një foto të bisedës me “Pepin” si dëshmi të ndërhyrjes së tij. Komunikimet në SkyECC tregojnë qartë se Ekil Nderjaku luan rolin e ndërmjetësit, ndërsa Hasani është i përfshirë drejtpërdrejt në shpërndarje dhe vlerësim të lëndës narkotike. Diskutimet për çmimet (33 dhe 36.5) dhe termat si “e bardha” dhe “malli” ngrenë dyshime të forta se bëhet fjalë për kokainë, edhe pse nuk përmendet konkretisht.

Prokuroria ka ngritur dyshime të arsyeshme se Hasan Nderjaku është aktivisht i përfshirë në trafikun e drogës, duke pasur rol drejtues në shpërndarje, komunikim me klientë dhe ndarjen e ngarkesave. Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar plotësisht personin e njohur si “Pepe”, i cili rezulton të jetë një hallkë kyçe e zinxhirit të furnizimit me lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Ndërkohë, më shumë se 300 komunikime janë nën verifikim, të cilat mund të zbulojnë lidhje të tjera të rëndësishme të rrjetit.

Pjesë nga dosja:

Veprime të personit nën betim Hasan Nderjaku në lidhje e trafikimin e lëndëve narkotike:

Në datën 16.02.2021 duke filluar në orën 23:03:11 rezultojnë dy biseda paralele: njëra mes pënduruesve të pineve SOCUPY, i identifikuar si Hasan Nderjaku e SPNNS9, i identifikuar si Ekil Ndrejaku dhe tjetra ndërmjet 5PNNS9, i identifikuar si Ekil Ndrejaku dhe përdoruesit të pinit SMUK6N, i paidentifikuar. Objekti i të dyja bisedave ishte cilësia jo e mirë e “malli” te pa specifikuar mirë llojin e dyshuar lëndë narkotike e dhënë nga përdoruesi i pinit SMUKON, i njohur si “Pepe”, i paidentifikuar tek përdoruesi i pinit SOCU9Y (Hasan Nderjaku). Ky i fundit kërkonte ndërhyrjen e përdoruesi i pinit SPNNS9 (Ekil/Genti NDERJAKU), i cili menjëherë merrte furnizuesin duke i përcjellur ankesat që i kishin ardhur së vëllait

Në datën 06.02.2021 përdoruesi i SkyECC SPNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku shkëmben mesazhe me përdoruesin e SkyECC SMUK6N:

SPNNS9-Ma hje iher foto ate thardhen e ca emimi (Përgjimet siç janë shkruar nga personat e përfshirë)

SMUK6N-IMG-1612610268011 Me 36.5 e kemi mar shok Neser kur te duash se eshte pushim ai ku e kemi len nese do sot gjithnje pax orzs 6 e gjys dergo ndonje te nis un vijen shife vet

SPNNS9Mduket e home se mos nuk bon pun mas buym kot malt e posht. Ke foto te thyme

SMUK6N-Jo mo shok zbehet fjale ca muabet ben pse te her do te jap ty un shot. Te ishe per te ber lurt e posht ste thoja shok (MG-1612614758357 Plus e te her ti e di shum mir ge smarim. Është e pa hapur pakva para se ta japim ta hap te nis e foto ty ta shofesh

SPNNS90

SMUK&N Nise kur te duash ndac sot pas ures 6 e gjys kurse neser kur te chuash se është shpi ai ku e kemi len

Bashkëbisedim vijon në datë 07 shkurt 2021 përdoruesi i Sky ECC SPNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku shkëmben mesazhe me përdoruesin e SkyECC

SMUK6N: 5PNNS9 Shok ma bjer nit ade ku ta mor ate thardhen.

SMUK6N-Ok shok nje minut Rozzano via don minzoni 15. Do nisesh ndonje tani shok

SPNNS9-Neser

SMUK6N-Aok shok

SPNNS9-Never… O shok he munci tma cosh te vilai at kilen neser

SMUK&N Ok shok se rregullaim a coi un… Shok thuai son te shikoji telin.. Qe tia cai neser ne mengjes se shkruajta

Në datën 16.02.2021, në orën 23:03:11 përdoruesi i SkyECC

SOCUSY shkruan: malli qe pruni ai pilli grus ate dite, me tha ky shoku nuk është i mire nuk ma pelqyn.

SPNNS9 ca thu?

SOCUSY–se kur ja dhash un ate dit kishte i gjya aty root ka hap…

SPNNS9… po ai mai i jave të pru?

SOCU9Y-ate ja të shofim neser SPNNS9hkruj pep e thjambe

SOCU9Y-do ka tregoji një tjeter poca tt fol on me te

SPNNS9ship shkruj atij legemit

SOCUSY – po ja cu ti shkruj un thu ti prst der never

Ekil Nderjaku duke pranuar kërkesën për ndihmë të vëllait së vet përdoruesit të SkyECC SOCUSY, Hasan Nderjkau i dërgon mesazh menjëherë përdoruesit e SKYECC SMUKAN, i paidentifikuar.

Në orën 23:06:16:

3PNNS9-ajo e bardha… tpata pyt a osht i mira shak malli me 33 po iper ne it um me 36.5 ta pranova po ai shoka ja kthun gjith byrazeri

Si konfirmim i ndërhyrjes së tij në këtë situatë përdoruesi i SkyECC SPNNS9, Ekil Nderjaku në orën 23:06 i shkruan përdoruesit të SkyBCC SOCU9Y, i identifikuar si Hasan Nderjaku duke i shkruajtur 5PNNS9. shkrujta dhe e menjëherë më pas ndante një fotografi të bisedës me “Pep”:

Nga analiza e bashkëbisedimit sa më sipër krijohet dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Hasan Nderjaku është i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Bisedat ndërmjet Hasan Nderjakut dhe Ekil Nderjkaut si dhe Ekil Nderjakut me përdoruesin e paidentifikuar, tregojnë përpjekjet për negociata si dhe shfaqja e pakënaqësisë për cilësinë e lëndës narkotike. Në analizë të bisedave krijohet dyshime e cila përforcon qëllimin për përfshirjen aktive të Hasan Nderjakut në aktivitetin e paligjshëm. Diskutimi mbi cilësinë e lëndës narkotike tregon një nivel njohurish nga ana e tij dhe përfshirje në shpërndarje.

Para

Fshihej në Tiranë, kapet turku 44 vjeçar, kreu i një organizate kriminale, në kërkim ndërkombëtar edhe për vrasje

Pas

63-vjeçari ndërroi jetë pas ndërhyrjes, klinika Dental Helth: Kishte disa sëmundje shoqëruese, nuk i deklaroi

Nga Kategoria

Atentati mafioz në Fier, gazetari jep detaje: Në makinë u gjetën 4 armë, pista kryesore hakmarrja
Aktualitet

Atentati ndaj “Sel Çamit”, ndryshon pista e hetimit: Autorët dyshohet se ngatërruan shënjestër!

26.11.2026
10.4k
Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin
Aktualitet

Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin

26.11.2026
10.4k
Evazioni me naftën e Gorishtit/ Prokuroria merr të pandehur Arian Tartarin, Sotirios Kapotasin dhe “Transatlantic Albania Ltd”
Aktualitet

Evazioni me naftën e Gorishtit/ Prokuroria merr të pandehur Arian Tartarin, Sotirios Kapotasin dhe “Transatlantic Albania Ltd”

26.11.2026
10.4k
VENDIMI – Deputetja socialiste largohet nga PS: Prej sot jam deputete e pamvarun
Aktualitet

“Ka deputetë që po mendojnë largimin”/ Koçeku paralajmëron të tjera shkëputje nga PS

26.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Si hynë dy grabitësit shqiptarë në vilën e princit William dhe çfarë morën?

Si hynë dy grabitësit shqiptarë në vilën e princit William dhe çfarë morën?

25.11.2026
10.4k
“Më çuan tek shefi” – Qytetarit i ndalohet dalja jashtë vendit pse mori pjesë në protestë. Ndalohet dhe Ermal Hasimja

“Më çuan tek shefi” – Qytetarit i ndalohet dalja jashtë vendit pse mori pjesë në protestë. Ndalohet dhe Ermal Hasimja

24.11.2026
10.3k
“Do të jem ushtar i thjeshtë”/ Bylykbashi leksion Berishës, dorëzon detyrën e drejtuesit politik të Durrësit: Kështu çohet para Ripërtëritja e PD-së

“Do të jem ushtar i thjeshtë”/ Bylykbashi leksion Berishës, dorëzon detyrën e drejtuesit politik të Durrësit: Kështu çohet para Ripërtëritja e PD-së

25.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Rama i trembet Tiranës, mbledh strukturat e PS të shtunën

19.11.2026
10.4k
Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

24.11.2026
10.4k
Historia e përplasjes mes “Sel Çamit” dhe “Ben Qimes”, nga miqësia te hasmëria që tronditi Fierin!

Historia e përplasjes mes “Sel Çamit” dhe “Ben Qimes”, nga miqësia te hasmëria që tronditi Fierin!

23.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

23.11.2026
10.4k
Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

24.11.2026
10.4k
Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

23.11.2026
10.4k
Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

23.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.