E premte, 9 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Dy fytyrat e Berishës: Kërkon të përvetësoj mandate nga zgjedhje që i quan farsë

Korrieri nga Korrieri
28.05.2025
në Aktualitet
A A
Dy fytyrat e Berishës: Kërkon të përvetësoj mandate nga zgjedhje që i quan farsë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nga Zekerija Mexhiti

Deklaratat e fundit të Sali Berishës janë një paradoks i pastër politik dhe një dëshmi e qartë se logjika e vjetër e tranzicionit ende po lufton për të mbijetuar. Nga njëra anë shpall zgjedhjet si “të manipuluara”, nga ana tjetër bën gjithçka për të përfituar prej tyre, madje duke u përpjekur të rrëmbejë mandatin e një partie opozitare që nuk është pjesë e sistemit që ai pretendon se po lufton.

Partia Mundësia, ndonëse ende e re në skenën politike, arriti të fitojë dy mandate në një terren të vështirë elektoral dhe në një klimë të polarizuar ku çdo hapësirë për zë të ri shtypej nga partitë e mëdha. Është e vetmja forcë opozitare që mori 100% të votës në mënyrë të pastër, pa pazare dhe pa ndihmën e strukturave të vjetra. Kjo nuk është thjesht statistikë, por është legjitimitet politik dhe moral.

Deputeti i dytë i Mundësisë, Erald Kapri, është një përfaqësues dinjitoz i këtij besimi qytetar. Një intelektual me kontribut të çmuar që përfaqëson një zë që mungon në parlament: një zë që nuk flet me urdhër partie, por me ndërgjegje qytetare dhe dinjitet kombëtar. Ai vjen nga një familje e përndjekur, është lindur në internim, dhe vetë rrënjët e tij jetësore e bëjnë të papajtueshëm me çdo lloj pazaresh për mandate. Ai nuk mund të bëhet kurban i tekave personale të Sali Berishës apo pazareve politike të një lidershipi që nuk njeh as etikë dhe as kufi.

Mandati i Erald Kaprit është meritë e Mundësisë, por është edhe një borxh i politikës shqiptare ndaj një pjese të shoqërisë që për dekada është përjashtuar, nënçmuar apo anashkaluar. Të përpiqesh t’ia marrësh këtë përfaqësim përmes rinumërimesh selektive, përmes trukeve juridike apo trysnisë politike, është një atentat i qartë jo vetëm ndaj votës, por ndaj shpresës që për herë të parë pas shumë vitesh u rishfaq në zgjedhje.

Nëse Sali Berisha e konsideron këtë proces zgjedhor si të pavlefshëm, atëherë s’ka asnjë të drejtë morale të kërkojë mandate nga ai proces. Nëse zgjedhjet ishin farsë, ai duhet t’i refuzojë rezultatet edhe kur nuk i pëlqejnë, dhe jo të zgjedhë çfarë i leverdis. Ky është standard i dyfishtë dhe përçmim ndaj logjikës qytetare.

Koha e kontrabandimit të mandateve mbaroi. Tani është koha për integritet. Për Erald Kaprin dhe për Mundësinë, mandati nuk është thjesht një karrige është përfaqësim i denjë, është vlerë dhe sakrificë. Dhe kjo nuk mund të blihet, as të grabitet.

Para

Berisha nxjerr emrin:”Kjo është deputetja tjetër e Suel Çelës”

Pas

S’ka më “qofte ke daja”, Rama bllokon biznesmenin Gentian Sula duke i kthyer dy leje ndërtimi

Nga Kategoria

Studimi: 1 në 8 raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet, shumë prej tyre të parandalueshme
Aktualitet

Studimi: 1 në 8 raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet, shumë prej tyre të parandalueshme

09.10.2026
10.3k
Gjithë ditën KUNDËR, por Braçe tregon si e “bindi” Rama “rrebelin me leje” në fund
Aktualitet

Gjithë ditën KUNDËR, por Braçe tregon si e “bindi” Rama “rrebelin me leje” në fund

09.10.2026
10.3k
Ciu ciu gjithë ditën, por Braçe dhe Spiropali votojnë si çeçua shkrirjen e bashkive siç e kërkoi Rama
Aktualitet

Ciu ciu gjithë ditën, por Braçe dhe Spiropali votojnë si çeçua shkrirjen e bashkive siç e kërkoi Rama

09.10.2026
10.3k
Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale, shkrihen 15 bashki
Aktualitet

Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale, shkrihen 15 bashki

09.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale, shkrihen 15 bashki

Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale, shkrihen 15 bashki

09.10.2026
10.3k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.4k
Aksident tragjik në Vlorë/ Materialet e rënda zënë poshtë punonjësin, humb jetën

Aksident tragjik në Vlorë/ Materialet e rënda zënë poshtë punonjësin, humb jetën

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.