E shtunë, 10 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Piramida e Tiranës “simbol i përjashtimit” për personat me aftësi të kufizuara

Korrieri nga Korrieri
04.06.2025
në Aktualitet
A A
Piramida e Tiranës “simbol i përjashtimit” për personat me aftësi të kufizuara
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Paraditen e së mërkurës, Suela Lala, aktiviste për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, qëndronte në pritje, krah babait të saj, pranë Piramidës së rikonstruktuar të Tiranës. Objekt i investuar me miliona euro, simbol i transformimit urban, por që për Suelën mbetet strukturë e pakonceptuar si duhet në funksion: një simbol përjashtimi.

Vapa e nisur rishtazi në Tiranë nuk e pengoi Suelën t’i qëndronte premtimit për të përshkuar së bashku me të atin godinën e Piramidës së Tiranës, e cila iu rikthye kryeqytetit dy vite më parë, pasi qëndroi e rrethuar për tre vite të tjera rresht nën një projekt rikonstruksioni.

Në ndryshim nga unë, për Suelën, një qytetare me aftësi të kufizuar në lëvizje, të shkosh te Piramida dhe ta vizitosh atë cep më cep, është një sfidë, e cila kryhet me vështirësi edhe nga shoqëruesi i saj: babai.

Barrierat u vunë re që në hyrjen ballore të saj, ku pritëse ishin shkallët. Asnjë sinjalistikë nuk është e dukshme që të tregojë se ku është infrastruktura që lejon hyrjen për personat me aftësi të kufizuara, ndaj për këtë arsye duhet që të ecësh rreth e qark për të venë re dy hyrje anësore ku relievi është i tillë që mundëson kalimin e karrocës.

“Nga mënyra se si është konceptuar është objekt ‘par exellence’ i përjashtimit të personave me aftësi të kufizuara. Ne arritëm të futemi deri këtu nëpërmjet një hyrjeje anësore, e cila nuk ishte shumë e thjeshtë. Shumë labirinth rampat, pa sinjalistikë të caktuar dhe kuptohet jo në çdo mjedis ti ke akses”, rrëfen Suela për Citizens.al

Për Suelën mungesa e aksesit në hyrjen kryesore të piramidës, por vetëm në ato anësore është një formë përjashtimi, veçimi dhe mënyrë për “të zvogëluar njerëzit”.

“Piramida është objekt simbol i përjashtimit, jo i gjithëpërfshirjes dhe i bashkimit. Do duhet të kishte sjellë këtë model në mënyrë që të thyente edhe idenë përse është ndërtuar, atë kultin e individit dhe mbivlerësimit të një njeriu përtej të gjithëve”, shprehet Suela.

Dy hyrjet anësore të krijuara për personat me aftësi të kufizuara nuk kanë mbajtëse anësore, duke e bërë lëvizjen e pavarur për personat me aftësi të kufizuar të pamundur.

“Edhe nëse kishte rampa nuk kishte parmakë për rampat në mënyrë që ti të lëvizësh në mënyrë të sigurt. Në hyrje për shembull, pjesa ku ti kaloje ishte e pjerrët dhe është e rrezikshme”, ndan Suela nga përvoja e saj.

Në brendësi të piramidës ka dy rampa, mirëpo të duhet të përshkosh në mënyrë gjarpëroshe rreth e përqark kubat e vendosur brenda, vështirësuar kjo edhe nga mungesa e sinjalistikës për personat me aftësi të kufizuara.

Godina ka edhe dy ashensorë, të cilët sikurse edhe tualetet funksionojnë me kartë dhe kod, ndaj për këtë duhet të vësh re punonjësit aty pranë.

Mirëpo, edhe nëse ngjitesh me ashensor në katin e fundit, një tjetër shkallë nuk të lejon të lëvrosh për të parë qytetin nga lart.

“Ne e pamë që për të vajtur në pikën e vështrimit, lart, mund të merrje ashensorin, ashensori ishte me cip, pra jo i hapur për të gjithë qytetarët dhe pastaj nuk mund të zbrisje, kishte shkallë për të arritur atë pikën e vrojtimit”, rrëfen Suela.

Suela shoqëruar nga i ati, gjatë vizitës në qendrën e Piramidës/Citizens.al

Kuadër ligjor në letra, por jo në praktikë
Shqipëria ka një kuadër ligjor që detyron ndërtuesit të ndërtojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke i bërë godinat të aksesueshme nga të gjithë, fëmijë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuar.

Sipas ligjit për planifikimin e territorit, të gjitha ndërtesat, hapësirat publike duke përfshirë parqet, sheshet dhe rrugët duhet të jenë të përshtatura për personat me aftësi të kufizuar.

Ndërsa, mes të tjerash thuhet se për ndërtesat e reja apo ato në proces rikonstruksioni është kusht që për të marrë lejen e ndërtimit dhe certifikatën e përdorimit të përshtaten me infrastrukturë për personat me aftësi të kufizuar.

Situata në piramidë sipas Suelës është në shkelje të ligjit.

“Te ndërtesat edhe të reja ka shkelje të dy parashikimeve ligjore, një që kërkon kontrollin për aksesueshmërinë në momentin e marrjes së lejes së ndërtimit dhe pastaj në dhënien e certifikatës së përdorimit që duket që nuk janë respektuar”, argumenton Suela Lala.

Po ashtu, sipas vendimit të vitit 2015, nr.1074, ndalohet dhënia e financimeve nga ana e shtetit apo enteve publike dhe jopublike/donatorëve për ndërtimin e një vepre që ofron shërbim publik nëse nuk përmbush kërkesat sa i takon aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuara.

“Nuk duhen shpenzuar para publike ose të donatorëve për objekte të cilat janë përjashtuese në thelb”, shton më tej Suela.

Shqipe Berisha, drejtuese e Qendrës së Piramidës që menaxhon godinën u shpreh për Citizens.al se Piramida ofron qasje për personat me aftësi të kufizuara.

“Për të hyrë në qendër ka [akses], janë dyert anësore që janë për personat me aftësi të kufizuar, që kanë atë si rrugë. Jo hyrje ballore, por hyrjet anësore. Për në majë të piramidës kemi ashensorë, por duhet të drejtohen me anë të rojës që është te dera, për t’ju shoqëruar me ashensor”, deklaroi Berisha.

Ndërsa për mungesën e sinjalistikës për personat që nuk shikojnë, ajo pranoi mungesën e sinjalistikës, por u shpreh se nuk është personi kompetent për t’u përgjigjur pasi janë arkitektët ata që kanë bërë planin e ndërtesës.

“Për atë po punojmë tani, po bëhet plani i sinjalistikës tani, sepse është bërë baza, tani po bëhen edhe gjërat që po mungojnë. Shpresoj ta mbyllim deri brenda verës planin e sinjalistikës totale”, deklaroi Shqipe Berisha.

Projektin për rijetësimin e Piramidës e ka realizuar studio holandeze MVDRV, e arkitektit Wini Maas, i përshkruar si arkitekt i afërt me qeverinë, i cili ka fituar një sërë projektesh publike dhe private në Tiranë, si kulla “DownTown One”, qendrën Toptani dhe kullën “Tirana Rock”.

Projekti për rijetësimin e Piramidës ka kushtuar 1.6 miliardë lekë, investim i kryer nga Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)./ Erisa Kryeziu Citizens.al

Para

PARADOKSI/ Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve (Kostoja e korrupsionit?)

Pas

Sëmundja misterioze po përhapet! Pas Postribës, ngordhje masive e bagëtive edhe në Trush 

Nga Kategoria

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese
Aktualitet

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese

09.10.2026
10.3k
Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!
Aktualitet

Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!

09.10.2026
10.3k
Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!
Aktualitet

Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!

09.10.2026
10.3k
Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen
Aktualitet

Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen

09.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ciu ciu gjithë ditën, por Braçe dhe Spiropali votojnë si çeçua shkrirjen e bashkive siç e kërkoi Rama

Ciu ciu gjithë ditën, por Braçe dhe Spiropali votojnë si çeçua shkrirjen e bashkive siç e kërkoi Rama

09.10.2026
10.3k
Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka

Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka

08.10.2026
10.3k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan

08.10.2026
10.3k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.4k
Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

07.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.4k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.