E premte, 9 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Erjon Alibej zbardh planin e frikshëm për ekzekutimin e Altin Ndocit në një varrim

Korrieri nga Korrieri
10.06.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Erjon Alibej zbardh planin e frikshëm për ekzekutimin e Altin Ndocit në një varrim
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Më 27 prill 2020, Durrësi u trondit nga një vrasje e egër në mes të ditës, ku u ekzekutuan brenda makinës vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia.

I penduari i drejtësisë Erion Alibej, ka rrëfyer sot në seancën e radhës gjyqësore në GJKKO, se krimi u krye nga Nuredin Dumani, rivali i Talo Çelës.

Sipas dëshmive të tij në gjyq, Erion Alibej ka thënë se shënjestër për t’u vrarë ka qenë Altin Ndoci dhe Besmir Haxhia, jo Viktor Haxhia.

Sipas tij, Altin Ndoci ishte në makinë me dy vëllezërit Haxhia, por kishte zbritur pak minuta para atentatit.

Vrasësit, duke menduar që në makinë ishte Besmir Haxhia me Altin Ndocin, duke e ngatërruar këtë të fundit me Viktor Haxhinë.

Edhe pas atentatit, tregon Alibej në gjykatë, tentuan sërish të vrisnin Altin Ndocin në varrimin e vëllezërve Haxhia, por ky i fundit nuk shkoi.

Për vrasje e vëllezërve Haxhia, Klevis Alla është dënuar me 25 vite burgim, Besmir Xhixha me 6 vite dhe Enver Diva me 5 vite. Altin Ndoci, që ishte akuzuar për këtë ngjarje, mori pafajësia. Dhe siç rezulton nga dëshmitë e tanishme të Erion Alibejt, Ndoci ka qenë shënjestër për t’u vrarë bashkë me Besmir Haxhinë.

Dëshmia e Erion Alibejt në GJKKO:

Erion Alibej: Për Dorjan Shkozën kam paguar 100 mijë Euro, nga Hoxha janë blerë disa armë, varionin çmimet nga 500-1000 deri 3500 Euro. Nuk e di fiks se kontaktet me Hoxhën i kishte Sandër Baho. Me Nuredin Dumanin jam takuar pas vrasjes së vëllezërve Haxhia. Por me Nuredinin isha në kontakt të vazhdueshëm, Henrik Hoxhën s’e njihja vetëm kam dëgjuar që kishte pseudonimin “kusho” edhe “nipi” që i drejtohej Klevis Allës.

Me Nuredinin flisja për Talo Çelën që pas vrasjes së Dorjan Shkozës do u bënte i gjallë apo jo. Gjithashtu vijoja investigimin për Altin Ndocin, ky shkonte shpesh në Durrës tek vëllezërit Haxhia. Klevis Alla kishte parë një ditë Talon tek shtëpia e vëllezërve Haxhia, por Nuredini e mori me rezerva.

Nuredini është angazhuar me qenë i përgatitur me “çunat e Fushë-Krujës”, por emrat e tyre s’i dija. Në Sky ECC me shkruan Plarent Dervishi, kam pas kontakt me të, ai kishte kodet “barcelona” dhe “gost”. Plarenti me tha “më bëhet qejfi që e ke gjet Talo Çelën”. Unë u habita nga e dinte ky, pastaj u kujtova që Plarenti kishte shumë muhabet me Festim Qolin. Kishim një makinë Toyota të vjedhur që e kisha blerë në Shijak, ja dhashë Nuredinit dhe armët që ai donte, ja dhashë tek pazari i Rrogozhinës, ishte me Klevis Allën kur e mori, më pas Nuredini kërkoi dhe 50 mijë Euro, ja çova me një mikun tim dhe i çova 150 mijë për të vijuar.

Këtë e bëra që dhe Nuredini të shikonte që unë kisha lekë dhe të kishte besim.

Për vrasjen e vëllezërve Haxhia i kam dhënë Nuredinit 2 kallashë dhe 1 pistoletë mesa kujtoj, ç’a më kërkonte ia jepja. Armët ia dhashë bashkë me makinën, plani ishte për të vrarë Altin Ndocin dhe Besmir Haxhinë, jo Viktorin.

Doli shpejt në televizor lajmi që e mora vesh, edhe ne lajme qe u gjet e braktisur Tojota, i thashë Nuredinit pse shenja gjaku ne makine, me tha kemi gjujt me xhama mbyll dhe nga ciflat është lënduar në këmbë “kusho”. Pastaj u shoqërua “nipi” në polici dhe Nuredini më tha “më duket se ky po flet” dhe sa mora vesh e kishte marrë vesh nga komshinjtë, nga “Miri i Pojës” që Nuredini e kishte mik.

Viktor Haxhia ka qenë rastësisht aty, në makinë ka qenë dhe Altin Ndoci, por ka zbritur rrugës, se ai ishte objektiv, ata nuk e kanë ditur që ishte Viktori në makinë, kanë menduar është Altin Ndoci. Diskutoja me Nuredinin për varrimin e vëllezërve Haxhia pasi mund ta ekzekutonin Altin Ndocin edhe ditën e varrimit, unë isha pro, por nuk u arrit pasi ai nuk shkoi në varrim.

Kam pasur dhe një mik në Kukës, Bujar Gërmizin, i thashë Nuredinit ke nevojë për disa veshje si të OFL-së? Me tha po. Dhe nga Bujari mora disa veshje si të OFL-së, policisë, dhe ia kam dhënë Nuredinit, jelek dhe kambale, me mbishkrimin OFL, janë bërë në Kosovë veshjet, unë i mora në Kukës.

Pas vrasjes së vëllezërve mora vesh që Talo kishte qëndruar tek shtëpia e Haxhiajve, kur mësova në televizor që Klevis Alla po nxirrte emra. Nuredini në këtë kohë u shkëput dhe bashkë me familjen e tij rrinte në Spille tek vjehrra, ai s’e dinte nëse po flitej për të, pasi i shkoi dhe policia në banesë, por ai kishte ikur, flisja gjithë kohës me të në Sky ECC.

Makinën Toyota ja kam blerë Alban Qerosit, kështu i thërrasin, ky rri në Bruksel, ka qenë shok dhe ortak i Endritit në narkotrafik, makinat ishin në Shijak, kishte 2 makina madje, unë në Sky ECC kam pasur kodin “Lizz” dhe “Kumi”, kurse në Encro Chat e kam pas “Noku”.

Unë rrija në shtëpi, por vinin më takonin miq e shokë, kanë ardhur edhe policë, si Leonard Palushi, Arjan Spahiu ka qenë në dijeni të planeve tona dhe më ka ndihmuar nga ana monetare. Arjani fliste dhe me “Fat katnarin”, ky kishte informacion mbi personat që më goditën familjen.

Foton e Besmir Haxhisë e kam nxjerr nga sistemi TIMS, kisha investiguar për të se ai kishte marrë pjesë në 3 atentate ndaj familjarëve të mi, emrin e tij nuk e mbaj mend nëse ma ka thënë Nuredini apo e kisha mësuar më përpara. Mesa di, lekët për vrasjen i ka nda Nuredini, më tha që i ka dhënë nga 35 mijë Euro secilit.

Klevis Allën s’e kam takuar asnjëherë, në këtë periudhë Nuredini s’po e merrte vesh nëse ky kishte folur për atë apo jo. Pas vrasjes së vëllezërve Haxhia kam dalë nga shtëpia, kam shkuar në Prokurori më ka thirrur prokurori Ritvan Suka, më pyeti në lidhje më gjërat që i kisha vënë në dispozicion, edhe në prokurori shkova me motorr, si shpërndarës picash. Në atë kohë unë kisha për çështjen e Xhoni Rustas, avokat Demir Çiftjan, prokurorit i thashë prapë janë këta ekzekutorët, prokurori kërkoi prej meje informacion pasi kishte ndodh një plagosje në Elbasan, një Kei Piu.

Para

Alibej: Bujar Çelën s’e vr*më dot, Ramazanin dështuam disa raste, e ekzekutoi Skerdi Tase! 

Pas

Vrasja e Bujar Nasufit/ Motorri i djegur dhe një profil ADN-je në duart e hetuesve 

Nga Kategoria

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese
Aktualitet

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese

09.10.2026
10.3k
Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!
Aktualitet

Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!

09.10.2026
10.3k
Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!
Aktualitet

Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!

09.10.2026
10.3k
Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen
Aktualitet

Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen

09.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ciu ciu gjithë ditën, por Braçe dhe Spiropali votojnë si çeçua shkrirjen e bashkive siç e kërkoi Rama

Ciu ciu gjithë ditën, por Braçe dhe Spiropali votojnë si çeçua shkrirjen e bashkive siç e kërkoi Rama

09.10.2026
10.3k
SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.4k
Ngriti Spanjën në “këmbë” dhe “rrëzoi” qeverinë e Sanchez, ndërron jetë e moshuara që u bë simbol i protestave

Ngriti Spanjën në “këmbë” dhe “rrëzoi” qeverinë e Sanchez, ndërron jetë e moshuara që u bë simbol i protestave

08.10.2026
10.3k
“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.4k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.4k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.