E enjte, 26 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Arrestohen në Rinas dy të rinj turq, tentuan të fluturojnë drejt Anglisë me pasaporta false

Korrieri nga Korrieri
21.06.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Drogë në ish-Bllok! Goditet grupi me 42 anëtarë, 25 në pranga- Në krye 3 vëllezër (DETAJE) 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Dy shtetas turq janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës gjatë tentativës për të fluturuar drejt Anglisë me dokumente të falsifikuara.

Konkretisht, H. K., 29 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, me kombësi turke, u kapën gjatë tentativës për të fluturuar përmes linjës Tiranë-Lutton me pasaporta greke dhe dokumente të tjera të falsifikuara.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Seksionit e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas, gjatë kontrolleve të detajuara të dokumentacionit të shtetasve që hyjnë dhe dalin nga kjo pikë e kalimit kufitar, evidentuan dhe goditën një rast të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente false.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

H. K., 29 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, të dy me kombësi turke, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit në dalje, shtetasi H. K., i cili do të udhëtonte në itinerarin Tiranë–Luton, së bashku me shtetasin A. H., paraqiti një pasaportë greke, për të cilën shërbimet e Policisë Kufitare dyshuan se ishte e falsifikuar. Të dy shtetasit u kaluan në vijë të dytë për kontroll më të detajuar.

Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit H. K. një kartë identiteti dhe një leje drejtimi greke, të dyshuara si të falsifikuara. Gjithashtu, edhe pasaporta greke e paraqitur rezultoi e falsifikuar.

Ndërkohë, në çantën e shpinës së shtetasit A. H., shërbimet e Policisë gjetën një pasaportë turke me të dhënat e shtetasit H. K., e cila, pas ekzaminimit në laborator, rezultoi dokument i rregullt. Në bagazhet e shtetasit A.H., Policia gjeti një pasaportë greke, një kartë identiteti greke dhe një leje drejtimi greke me të dhënat e shtetasit Y. Y., të cilat, pas ekzaminimit paraprak në laborator, rezultuan të falsifikuara.“- njofton policia.

Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Para

‘Fordow’! Vendndodhja sekrete bërthamore e Iranit që vetëm një bombë amerikane mund ta godasë

Pas

Sot Solstici i Verës 2025, dita më e gjatë e vitit dhe spektakli i qiellit në agimin e 22 qershorit

Nga Kategoria

Atentati mafioz në Fier, gazetari jep detaje: Në makinë u gjetën 4 armë, pista kryesore hakmarrja
Aktualitet

Atentati ndaj “Sel Çamit”, ndryshon pista e hetimit: Autorët dyshohet se ngatërruan shënjestër!

26.11.2026
10.4k
Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin
Aktualitet

Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin

26.11.2026
10.4k
Evazioni me naftën e Gorishtit/ Prokuroria merr të pandehur Arian Tartarin, Sotirios Kapotasin dhe “Transatlantic Albania Ltd”
Aktualitet

Evazioni me naftën e Gorishtit/ Prokuroria merr të pandehur Arian Tartarin, Sotirios Kapotasin dhe “Transatlantic Albania Ltd”

26.11.2026
10.4k
VENDIMI – Deputetja socialiste largohet nga PS: Prej sot jam deputete e pamvarun
Aktualitet

“Ka deputetë që po mendojnë largimin”/ Koçeku paralajmëron të tjera shkëputje nga PS

26.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Evazioni me naftën e Gorishtit/ Prokuroria merr të pandehur Arian Tartarin, Sotirios Kapotasin dhe “Transatlantic Albania Ltd”

Evazioni me naftën e Gorishtit/ Prokuroria merr të pandehur Arian Tartarin, Sotirios Kapotasin dhe “Transatlantic Albania Ltd”

26.11.2026
10.4k
Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin

Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin

26.11.2026
10.4k
VENDIMI – Deputetja socialiste largohet nga PS: Prej sot jam deputete e pamvarun

“Ka deputetë që po mendojnë largimin”/ Koçeku paralajmëron të tjera shkëputje nga PS

26.11.2026
10.3k
Si hynë dy grabitësit shqiptarë në vilën e princit William dhe çfarë morën?

Si hynë dy grabitësit shqiptarë në vilën e princit William dhe çfarë morën?

25.11.2026
10.4k
“E dashura ka varësi emocionale ndaj meje” – Justifikimi i çuditshëm i shqiptarit të dënuar për drogë, që Britania do ta dëbojë

“E dashura ka varësi emocionale ndaj meje” – Justifikimi i çuditshëm i shqiptarit të dënuar për drogë, që Britania do ta dëbojë

23.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

23.11.2026
10.4k
Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

23.11.2026
10.4k
Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

24.11.2026
10.4k
Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

23.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.