E premte, 9 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla, ç’ka ndodhur në Iran? 

Korrieri nga Korrieri
26.06.2025
në Botë, Slider
A A
Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla, ç’ka ndodhur në Iran? 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon të jetë i bindur se sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit “i shkatërruan ato plotësisht” dhe e kthyen programin bërthamor të Teheranit “në disa dekada prapa”. Në takimin e NATO-s në Hagë, Trumpi tha se regjimi iranian: “nuk do të ndërtojë më bomba për një kohë të gjatë”.

Po ashtu Trump i quajti njoftimet e New York Times dhe CNN, se prej sulmeve programi bërthamor i Iranit ishte penguar vetëm për disa muaj si “lajme të rreme” dhe përdori fyerje ndaj gazetës dhe stacionit televiziv.

Dëmtime jo shkatërruese

New York Times dhe CNN kishin njoftuar se sipas vlerësimeve fillestare të shërbimeve sekrete bombardimet amerikane gjatë fundjavës nuk arritën t’i shkatërronin objektet bërthamore nëntokësore të Iranit. Sipas raportit të shërbimeve sekrete prej bombardimeve ishin shkatërruar vetëm hyrjet e objektit Fordo, por jo vetë ndërtesat nëntokësore. Fotografi satelitore e centralit bërthamor Fordo në Iran, ku janë shënuar me jeshile: hyrja e shkatërruar për në objektin nëntokësor, me të kuqe krateret që supozohet se janë shkaktuar prej bombave. Raporti pesëfaqësh i shërbimeve sekrete supozon gjithashtu se para se të nisnin sulmet Irani i kishte zhvendosur rezervat e tij të uraniumit të pasuruar në zona të tjera, shkruan New York Times.

Vlerësim i kujdesshëm nga Izraeli

Izraeli dha një vlerësim të kujdesshëm lidhur me efektin e sulmeve.

“Është ende shumë herët për të gjykuar rezultatet e operacionit”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Effie Defrin. Por ai shtoi: Unë besoj se i kemi dhënë një goditje serioze programit bërthamor. E kemi kthyer atë disa vite prapa.

Irani flet për dëme të rënda

Ministria e Jashtme iraniane deklaroi se dëmet në impiantet bërthamore ishin të rënda. Një zëdhënës i tha Al Jazeeras se nuk mund të jepte asnjë detaj, por se sulmet prej bombave bunkerë-shkatërruese ishin të forta dhe dëmet të rënda.

IAEA kërkon të inspektojë

Sqarime për gjendjen mund të japë Agjencia e OKB-së për Energjinë Bërthamore, IAEA. Ajo po këmbëngul që t’i lejohet sa më shpejt të jetë e mundur hyrja në impiantet bërthamore të sulmuara. Shefi i IAEA-s, Rafael Grossi, tha se kthimi i inspektorëve të tij ka përparësi kryesore. Ata duhet të vlerësojnë efektet e sulmeve dhe të verifikojnë rezervat e uraniumit të pasuruar, tha ai në një konferencë për shtyp pas një takimi të Kabinetit Austriak të Sigurisë në Vjenë. Kjo përfshin edhe tri impiantet e pasurimit të uraniumit.

Grossi pranoi se inspektimi i objekteve të dëmtuara nga lufta është i vështirë. Kurse radio-televizioni shtetëror i Iranit IRIB njoftoi se parlamenti në Teheran kishte vendosur që ta pezullojë përkohësisht bashkëpunimin me IAEA-n me seli në Vjenë./DW

Para

Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin 

Pas

Ndërhyrja e Trump, mesazhi gjatë telefonatës me Netanyahun: Kthe aeroplanët mbrapsht! 

Nga Kategoria

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese
Aktualitet

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese

09.10.2026
10.3k
Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!
Aktualitet

Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!

09.10.2026
10.3k
Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen
Aktualitet

Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen

09.10.2026
10.3k
Europa përgatitet për skenarin më të keq, një sulm hibrid me shumë viktima
Botë

Europa përgatitet për skenarin më të keq, një sulm hibrid me shumë viktima

09.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Studimi: 1 në 8 raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet, shumë prej tyre të parandalueshme

Studimi: 1 në 8 raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet, shumë prej tyre të parandalueshme

09.10.2026
10.3k
SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.4k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!

Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!

09.10.2026
10.3k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.4k
Gjithë ditën KUNDËR, por Braçe tregon si e “bindi” Rama “rrebelin me leje” në fund

Gjithë ditën KUNDËR, por Braçe tregon si e “bindi” Rama “rrebelin me leje” në fund

09.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.