E shtunë, 10 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Hapet rruga për shkatërrimin e ullishteve dhe ngritjen e pallateve mbi to

Korrieri nga Korrieri
09.09.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Hapet rruga për shkatërrimin e ullishteve dhe ngritjen e pallateve mbi to
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Pemëtoret dhe ullishtet pa prodhim, rrugë e hapur për ndërtim me miratim të KKUT

Parcelat e tokës të regjistruara si pemëtore ose ullishte, por që nuk kanë pemë apo prodhim, mund të shfrytëzohen për ndërtim, nëse projektet miratohen nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKUT). Një vendim i marrë në mbledhjen e datës 25 gusht përcakton procedurat e nevojshme që duhet të ndiqen për këtë transformim.

Vendimi i titulluar “Për përcaktimin e procedurave të evidentimit në terren të pasurve zë kadastral ‘pemëtore’ apo ‘ullishte’ gjatë shqyrtimit të aplikimit për lejë zhvillimi/ndërtimi në kompetencë të KKUT-së” kërkon verifikim të detajuar të gjendjes faktike në terren.

Subjekti që aplikon për leje duhet të depozitojë pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Ministrisë së Bujqësisë dhe njësisë vendore një procesverbal të gjendjes së parcelës, të shoqëruar me foto. Dokumenti hartohet nga një topograf dhe një agronom, të cilët vërtetojnë ekzistencën ose mungesën e kulturave drufrutore apo ullinjve.

Procesverbali duhet të nënshkruhet edhe nga pronari i tokës ose përfaqësuesi i zhvilluesit, ndërsa shoqërohet me një deklaratë noteriale ku palët marrin përsipër përgjegjësinë civile dhe penale për vërtetësinë e dokumenteve.

Më pas, kryhet konfirmimi i gjendjes faktike. Për sipërfaqet deri në 0.1 hektar, këtë e bën agronomi pranë njësisë vendore brenda 5 ditësh, ose nëse kjo nuk ndodh, agronomi pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor. Për sipërfaqet mbi 0.1 hektar, verifikimi bëhet nga të dyja strukturat së bashku.

Vendimi parashikon të njëjtat rregulla si për parcelat e regjistruara si pemëtore, edhe për ato të regjistruara si ullishte. Për sipërfaqet më të mëdha se 0.1 hektar, në verifikim përfshihet edhe specialisti i Ministrisë së Bujqësisë.

Vetëm pas këtij procesi, Sekretariati Teknik i KKUT mund të vijojë me procedurat për lëshimin e lejes së zhvillimit apo ndërtimit. Një kopje e konfirmimit depozitohet gjithashtu pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Ky vendim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën se si shfrytëzohen parcelat e tokës në vend, duke hapur rrugën për zhvillime të reja urbane, por gjithashtu duke vendosur detyrime të qarta për transparencë dhe verifikim të hollësishëm të gjendjes së terrenit.

Para

Gjendet një granatë e pashpërthyer në tarracën e një shtëpie funerali në Fushë Krujë 

Pas

Aksidenti tragjik në Has, shkon në dy numri i viktimave

Nga Kategoria

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese
Aktualitet

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese

09.10.2026
10.3k
Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!
Aktualitet

Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!

09.10.2026
10.3k
Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!
Aktualitet

Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!

09.10.2026
10.3k
Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen
Aktualitet

Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen

09.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k
Studimi: 1 në 8 raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet, shumë prej tyre të parandalueshme

Studimi: 1 në 8 raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet, shumë prej tyre të parandalueshme

09.10.2026
10.3k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.4k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.4k
“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.4k
Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

08.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.4k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.