E hënë, 23 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Shtyhet me 2 vjet zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme

Korrieri nga Korrieri
06.10.2025
në Aktualitet, Fokus
A A
Erdhi “flluska”, ndërtuesit flasin për rënie të kërkesave për apartamente
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, që ishte planifikuar të hynte në fuqi në vitin 2026, do të shtyhet me dy vite të tjera dhe pritet të nisë zbatimin në vitin 2028. Nga Ministria e Financave mësohet se po hartohet një projektligj tërësisht i ri, i cili do të miratohet në vitin 2026, ndërsa do të nisë të zbatohet bashkë me Kadastrën Fiskale nga 2028. Shtyrja vjen pas konsultimeve dhe përgatitjeve të nevojshme për të ndërtuar një sistem të ri taksimi, i cili do të bazohet në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme.

Projektligji i mëparshëm, i publikuar për konsultim publik në vitin 2023, parashikonte që taksimi i ri të fillonte për ndërtesat në vitin 2026 dhe për parcelat, truallin e tokën bujqësore në 2028.

Sipas propozimeve të vitit 2023, niveli i taksës do të ishte:

Nga 0,1% në 0,2% për ndërtesat rezidenciale (aktualisht 0,05%),

Nga 0,15% në 0,25% për ndërtesat tregtare (aktualisht 0,2%),

Nga 0,15% në 0,25% për ndërtesat bujqësore dhe industriale.

Mësohet se drafti i ri që po hartohet, nuk parashikohet të ndryshojë koeficentët e taksës së ndërtesë, për truallin dhe tokën bujqësore të propozuara në 2023, që përafronin shkallën e taksës me vendet e rajonit.

Sipas relacionit drafti që u hartua në 2023, synonte kalimin nga një sistemi taksimi i bazuar në vlerë për ndërtesat dhe një sistem i thjeshtë taksimi i bazuar mbi sipërfaqen (area based) për tokën, në një sistem modern taksimi që takson si ndërtesat ashtu dhe tokën, duke e bazuar në vlerën e tregut të këtyre pasurive.

Parashikohej që vlera e pasurive të paluajtshme do të përcaktohej në një hartë te re me çmime mesatare referuese, por e ndarë për njësitë e ndërtesave rezidenciale, të shërbimit, si dhe çmimet mesatare referuese të parcelave, duke përfshirë të truallit, tokës bujqësore dhe asaj pyjore. Më tepër baza e taksës do të mbështetej nga vlerësimi i pronave nëpërmjet kontratave të shitblerjes dhe çmimeve të tregut, duke krijuar zona të reja për vlerat e pronës së paluajtshme.

Pavarësisht se formula e propozuar për llogaritjen e taksës së ndërtesës për banesën e para parashikonte zbritje 50% të vlerës, propozim për dyfishim të shkallës (nga 0.05 u propozua nga 0.1 deri 0.2%) do të rriste pagesën e detyrimet. Me shembujt e publikuar nga Ministria e Financave në atë kohë me dokumentin “Reforma e taksës së pasurisë 2024-2028” rriste detyrimin për ndërtesat rezidenciale nga 18 deri 50% dhe për dyqanet deri 28%.

SHKALLA E TAKSËS MBI NDËRTESAT

Shkalla e taksës aktualisht:

0,05%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për banim;

0,2%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike;

30% e shkallës së taksës përkatëse, për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë, sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

Shkalla e taksës e propozuar me projektligjin e 2023

Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,1% deri në 0,2%;

Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore – blegtorale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% deri në 0,25%;

Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave tregtare, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% deri në 0,25%;

Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave industriale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% deri në 0,25%.

Shkalla e taksës për ndërtesën e papërfunduar është 30% (tridhjetë për qind) e shkallës së taksës së kategorisë përkatëse të ndërtesës./Monitor.

Para

‘Na ka prurë zoti të pastrojmë terrenin’! Çfarë i premtonte Dedja, Aldo avdylit

Pas

Banka e Shqipërisë përgatit ndërhyrjen e radhës në komisionet e pagesave/ Pritet të nxisë më shumë pagesat me kartë në ekonomi

Nga Kategoria

Vrasja e “Sel Çamit” në Fier, shoqërohen 3 persona: Ja çfarë filmuan kamerat
Aktualitet

Vrasja e “Sel Çamit” në Fier, shoqërohen 3 persona: Ja çfarë filmuan kamerat

23.11.2026
10.3k
Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë
Aktualitet

Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

23.11.2026
10.4k
Xhensila Myrtezaj dërgohet në gjyq për evazion fiskal mbi 6 milionë lekë, Prokuroria: Fshehu të ardhurat nga koncertet dhe nuk justifikoi depozitat cash
Fokus

Xhensila Myrtezaj dërgohet në gjyq për evazion fiskal mbi 6 milionë lekë, Prokuroria: Fshehu të ardhurat nga koncertet dhe nuk justifikoi depozitat cash

23.11.2026
10.4k
Historia e përplasjes mes “Sel Çamit” dhe “Ben Qimes”, nga miqësia te hasmëria që tronditi Fierin!
Aktualitet

Historia e përplasjes mes “Sel Çamit” dhe “Ben Qimes”, nga miqësia te hasmëria që tronditi Fierin!

23.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Skandaloze: Gjykata ia ktheu, por mjeti u çmontua në pikën e bllokimit! Si u zhdukën dhjetëra vetura të sekuestruara…

Skandaloze: Gjykata ia ktheu, por mjeti u çmontua në pikën e bllokimit! Si u zhdukën dhjetëra vetura të sekuestruara…

19.11.2026
10.4k
Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!

Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!

18.11.2026
10.4k
Nga Kurum te Albchrome, zbulohet bashkëpunimi 18-vjeçare mes Teuta Ustundag dhe Koray Zeytinoglu! Dokumentet dhe roli i tyre në kompanitë turke që bëjnë lëmsh vendin

Nga Kurum te Albchrome, zbulohet bashkëpunimi 18-vjeçare mes Teuta Ustundag dhe Koray Zeytinoglu! Dokumentet dhe roli i tyre në kompanitë turke që bëjnë lëmsh vendin

16.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Trump, Putin dhe Xi ‘ndajnë’ botën dhe shpërfillin Europën, Ukrainën dhe multilateralizmin

Trump, Putin dhe Xi ‘ndajnë’ botën dhe shpërfillin Europën, Ukrainën dhe multilateralizmin

19.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.