E premte, 9 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

ERE “kundër” qeverisë, nga 1 nëntori rrit çmimin e energjisë për makinat elektrike: Sa do ndikojë te transporti publik?!

Korrieri nga Korrieri
19.10.2025
në Aktualitet, Fokus
A A
ERE “kundër” qeverisë, nga 1 nëntori rrit çmimin e energjisë për makinat elektrike: Sa do ndikojë te transporti publik?!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në një kohë kur vendet europiane bëjnë politika për futjen në treg të makinave elektrike, për të ulur ndotjen, krejt e kundërta ndodh në vendin tonë. Me një vendim të beftë, Enti Rregullator i Energjisë, ka dalë edhe “kundër” qeverisë, duke rritur çmimin e energjisë për stacionet e karikimit të makinave elektrike. Një paradoks tepër i madh, pasi në këtë mënyrë do të ulë ndjeshëm importin e këtyre mjeteve.

Ky vendim prek drejtpërdrejt transportin publik, ku tashmë taksitë elektrike pritet të rritin çmimet e biletave të taksive, por edhe të mijëra bizneseve që vendosën stacione karikimi në të gjithë Shqipërinë. Një vendim në dëm të mijëra konsumatorëve, të cilët po shihnin mundësinë e zëvendësimit të mjeteve nga lëndë djegëse (naftë, benzinë apo gaz) në makina elektrike.

ERE “kundër” qeverisë, nga 1 nëntori rrit

VoxNews shfletoi vendimin me numër 255 të ERE-s, ku theksohet se kërkesa për rritjen e çmimit ka ardhur nga FSHU.

“Furnizuesi i Shërbimit Universal bën me dije se struktura e konsumit të energjisë gjatë periudhës 8-mujore të vitit 2025, ka pësuar ndryshime të rëndësishme në drejtim të rritjes së energjisë së konsumuar për karikimin e makinave elektrike, përdorimi i të cilave po rritet me shpejtësi, duke sjellë nevojën e krijimit të një kategorie të re konsumatore, nisur dhe nga fakti se numri i makinave të regjistruara sipas publikimeve zyrtare të DPSHRT vijon të ketë një rritje të shpejtë nga viti në vit dhe pritet të jetë i tillë edhe për periudhat në vazhdim”, arsyeton FSHU.

Një paradoks i madh, pasi një organ shtetëror ankohet për “politikat” e vetë qeverisë. Kujt i bën dëm rritja e makinave elektrike? Normalisht disa grupeve të interesit, por jo qytetarëve, pasi në këtë mënyrë do të kenë më pak ndotje nga makinat dhe një çmim të ulët të mbajtjes së një mjeti të tillë. Por, edhe një çmim më i lirë i transportit publik, pasi makinat elektrike kanë çmime më të lira sesa mjetet e tjera të transportit me lëndë djegëse.

Në vendim shkruhet se, nga analiza e të ardhurave dhe shpenzimeve të realizuara për periudhën janar–gusht 2025, konstatohet se shoqëria ka ruajtur një performancë financiare pozitive, ndërkohë që kostoja e disbalancave ka rezultuar dukshëm më e lartë se niveli i parashikuar në planifikimin fillestar.

“FSHU sh.a., argumenton se tejkalimi i kostove të disbalancave lidhet kryesisht me shtimin e konsumit nga pikat/stacionet e karikimit të makinave elektrike, të cilat kanë një fuqi të instaluar mbi 11 kW dhe me pamundësinë për parashikim të saktë të profileve të karikimit (intensitet i lartë në fillim të karikimit, variabilitet kohor, përdorim paralel i më shumë se një automjeti, etj.)” vijon ankesa e FSHU-së.

Mësohet se, numri i automjeteve elektrike të regjistruara deri në maj 2025 ka reflektuar rritje afërsisht 26% në 5-mujorin e parë 2025, ndërkohë që rritja e stacioneve të karikimit me fuqi të instaluar 11 kW ka sjellë edhe rritje të konsumit nga kjo tipologji.

“Në kushtet e mësipërme dhe duke respektuar parimet e kosto reflektimit, transparencës dhe jodiskriminimit, vlerësohet se shtesa mesatare e kostos së disbalancave që i atribuohet kësaj kategorie arrin rreth 8 lekë/kWh, mbi çmimin mesatar ekzistues të shitjes që mbulon kostot e planifikuara (14 lekë/kWh); për rrjedhojë FSHU sh.a., propozon çmimin 22 lekë/kWh për energjinë e konsumuar në stacionet e karikimit të makinave elektrike me fuqi të instaluar mbi 11kW”, thotë FSHU.

Pra, një rritje tepër e madhe për një grup mjetesh që janë nevojë dhe domosdoshmëri sidomos në Tiranë, e cila ka një ndotje alarmante nga përdorimi i mjeteve me lëndë djegëse.

ERE “kundër” qeverisë, nga 1 nëntori rrit

Faksimile: Vendimi i ERE-s, i cili ka miratuar me “sy mbyllur” kërkesën e FSHU-së

Siç ka ndodhur me të gjitha rritjet e energjisë elektrike, ERE e ka miratuar me “sy mbyllur” këtë propozim të FSHU-së. Në vendim shkruhet se ERE në fillim të vitit 2025 kreu analizat dhe vlerësimet e saj mbi nivelin e të ardhurave të kërkuara dhe çmimeve të shitjes së energjisë elektrike për klientët që furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal.

“Në përfundim, të gjitha burimet e marra në konsideratë arrijnë në përfundimin së rrjeti elektrik po bëhet më kompleks me shtimin e burimeve të rinovueshme dhe stacioneve të karikimit, zhvillime të cilat kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme dhe inovative për balancim”, thuhet në vendim.

“Duke marrë në konsideratë parimet mbi të cilat kryhet përcaktimi i çmimeve si: kostoreflektuese, transparente dhe jodiskriminuese, vlerësojmë se kjo kosto duhet të shtohet mbi çmimin e shitjes së energjisë elektrike për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 0.4 kV meqënëse kosto e disbalancave e planifikuar mbështetur në vlerat e lejuara nga ERE mbulohen nga çmimi 14 lekë/kWh. Çmimi prej 22 Lekë/kËh do të aplikohet nga data 1 nëntor 2025 për të gjithë abonentët familjarë dhe jofamiljarë, të cilët për qëllime të karikimit të një makine elektrike për përdorim vetjak kërkojnë një shtesë fuqie apo pikë lidhje të re me kapacitet të instaluar mbi 11 kW që mund të shfrytëzojnë kapacitetin e lejuar për karikim mjetesh elektrike”, thuhet në vendim.

Në fund shkruan se çdo palë e përfshirë në këtë procedurë mund t’i kërkojë ERE-s, brenda 7 ditëve kalendarike nga data e marrjes së vendimit, rishikimin e vendimit të bordit në rast se ka siguruar prova të reja që mund ta çojnë bordin në marrjen e një vendimi të ndryshëm nga i mëparshmi apo për gabime materiale të konstatuara. Në asnjë rresht ERE nuk shkruan nëse ka pyetur apo jo grupet e interesit. Por, ka vepruar në dëm të qindra mijëra konsumatorëve.

Para

Kishte fshehur mbi 700 MIJË EURO në makinë, arrestohet SHQIPTARI në kufi me Kroacinë!

Pas

Abuzime me tenderat e Ministrisë së Bujqësisë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 20 zyrtarë

Nga Kategoria

Studimi: 1 në 8 raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet, shumë prej tyre të parandalueshme
Aktualitet

Studimi: 1 në 8 raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet, shumë prej tyre të parandalueshme

09.10.2026
10.3k
Europa përgatitet për skenarin më të keq, një sulm hibrid me shumë viktima
Botë

Europa përgatitet për skenarin më të keq, një sulm hibrid me shumë viktima

09.10.2026
10.3k
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë
Botë

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

09.10.2026
10.3k
Gjithë ditën KUNDËR, por Braçe tregon si e “bindi” Rama “rrebelin me leje” në fund
Aktualitet

Gjithë ditën KUNDËR, por Braçe tregon si e “bindi” Rama “rrebelin me leje” në fund

09.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k
SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.