E premte, 9 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Pa leje ndërtimi dhe leje uji, firma “Teodori 2003” tallet me shtetin, vijon punimet për ndërtimin e HEC-it në Martanesh

Korrieri nga Korrieri
28.10.2025
në Aktualitet
A A
Pa leje ndërtimi dhe leje uji, firma “Teodori 2003” tallet me shtetin, vijon punimet për ndërtimin e HEC-it në Martanesh
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës se një firmë po sfidon hapur dhjetëra institucione shtetërore për kryerjen e punimeve pa leje për ndërtimin e një HEC-i në zonën e Martaneshit.

Megjithëse Njësia Administrative Martanesh, Bashkia Bulqizë, Policia e Bulqizës, Prokuroria e Dibrës, Baseni Ujor Mat dhe Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore kanë hapur hetime administrative dhe penale, ku kanë gjetur shkelje se s’ka leje uji dhe ndërtimi, firma “Teodori 2003” vijon sërish punën pa asnjë ndërprerje.

Fiksi iu rikthye kësaj problematike, ku në datën 2 tetor 2025, banorët e Martaneshit kërkuan ndihmë se një firmë po bënte punime pa leje për ndërtimin e një HEC-i. Banorët thanë se firma “Teodori 2003” s’ka asnjë leje për të marrë ujërat e liqenit të Sopajve, që është në Basenin e Matit, për t’i dërguar në Basenin e Drin – Bunës.

Fiksi filmoi në atë kohë se firma po bënte punime të mëdha, tunele dhe trase disa kilometra. Administratori i Njësisë Martanesh pohoi se të gjitha punimet janë pa leje, ku Drejtoria e Pyjeve në Bashkinë Bulqizë i ka vendosur një gjobë 1.5 milionë euro, por punimet vijojnë. Ndërkohë, drejtori Basenit Ujor të Matit, tha se ka bërë një inspektim dhe se “firma s’ka leje”. Vetë firma Teodori 2003 tha se ka leje nga ish KRRTRSH-ja dhe është një vendim gjykate që ka vendosur në favor të tyre.

Në atë kohë, Fiksi i drejtoi disa pyetje edhe Agjencinë së Menaxhimit të Burimeve Ujore, nëse ka leje apo jo firma për të kryer ato punime. Disa javë pas kërkesës, AMBU na ktheu një përgjigje: “Të vetmet leje përdorimi burimi ujor që disponon shoqëria ‘Teodori 2003’ janë lejet me numër 13, të datë 10 qershor 2013 për Hec Tërnovë – Valikardhë dhe numër 14, të datë 10 qershor 2013 për Hec Zall – Bulqizë, të lëshuara nga Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë. Ky subjekt nuk disponon leje përdormi burimi ujor nga Këshilli i Basenit Ujor Mat”.

Pra, s’ka asnjë leje dhe vijon të punojë!

AMBU shkruan se është bërë një gabim, pasi kontrata e koncesionit dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 1 gusht 2003, dhe marrëveshjes shtesë të vitit 2007, parashikon se si pjesë e projektit të HEC-it Tërnovë – Valikardhë është edhe pellgu ujëmbledhës i Liqenit të Sopajve.

Pa leje ndërtimi dhe leje uji, firma “Teodori 2003” tallet me

Pas ankesave të banorëve, Agjencia ka bërë një monitorim në terren, ku u konstatua se firma ishte duke kryer punime për në drejtim të liqenit të Sopajve, që konsistonin në hapjen e trasesë së kanalit ushqyes për të Liqenit i Zi i Valikardhës.

AMBU i kërkoi firmës që t’i vinte në dispozicion lejen e ndërtimit për kryerjen e punimeve që po zhvilloheshin. Nga ana e tyre nuk na u vu në dispozicion një dokument i tillë!

Në fund, Agjencia shkruan se i është drejtuar në muajin shtator 2025, Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për kryerjen e verifikimeve të mëtejshme lidhur me punimet që po realizoheshin.

Institucionet që menaxhojnë burimet ujore në Shqipëri thanë se firma s’ka leje ndërtimi dhe leje për të përdorur ujin. Krahas hetimeve administrative, a ka nisur ndonjë hetim penal? Fiks Fare iu drejtua edhe Prokurorisë së Dibrës, e cila thotë se ka regjistruar një procedim penal mbi bazën e materialeve të dërguara nga Policia e Bulqizës.

“Është regjistruar procedim penal me numër 515, i datës 14 tetor 2025, për veprën penale të shpërdorimit të tokës. Nga përmbajtja e materialit referuar rezulton se banorët e Martaneshit kanë bërë ankesë kundër firmës ‘Teodori 2003’, lidhur me punimet që po kryen në liqenin e Sopeve, Martanesh, në ekonominë pyjore Luçan-Batër. Këto punime kanë të bëjnë me marrjen e ujit nëpërmjet një kanalit dhe dërgimin e tij në HEC-in e ndërtuar në fshatin Luçanë – Batër. Aktualisht, procedimi penal është në fazën e verifikimit”, tha Prokuroria e Dibrës.

Por, përpos se të gjitha institucionet thanë se s’ka leje ndërtimi dhe leje të tjera, firma vijon të punojë. Asnjë prej institucioneve të lartpërmendura nuk ka pasur forcë deri më tani që të bllokojë punimet, apo të vërë para përgjegjësisë penale personat që po kryejnë këto punime. Fiks Fare ka mësuar se e njëjta firmë, me gjithë këto hetime administrative dhe penale, vijon të kryejë punime në zonë!

Banorët e zonës dërguan në emisionin Fiks Fare video të zonës, ku firma ka vijuar pa asnjë ndërprerje punën. Madje, trasetë e saj kanë shkuar shumë afër liqenit të Sopajve. Janë rrafshuar sipërfaqe të mëdha me pyje e kullota dhe asnjë institucion deri më sot, 28 tetor 2025, nuk ka vepruar. Deri kur?!

Para

Manastirliu, Binaj apo Qori? SONDAZHI: Te kush besojnë më shumë qytetarët e Tiranës

Pas

Vrau babain e dy fëmijëve para familjarëve pas sherrit për kalin, arrestohet autori i krimit në Berat

Nga Kategoria

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska
Aktualitet

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

08.10.2026
10.3k
Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti
Aktualitet

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

06.10.2026
10.4k
SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.4k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.4k
Nga informacioni i SHBA te prangat në Rinas: Ja se si u ndalua ukrainasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar!

Nga informacioni i SHBA te prangat në Rinas: Ja se si u ndalua ukrainasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar!

08.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.