E hënë, 24 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Shqiptari refuzon ekstradimin nga Anglia në Itali: Atje burgu… s’ka ujë të ngrohtë

Korrieri nga Korrieri
03.11.2025
në Aktualitet
A A
Shqiptari refuzon ekstradimin nga Anglia në Itali: Atje burgu… s’ka ujë të ngrohtë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një trafikant droge shqiptar, i cili supozohet të ekstradohet drejt Italisë po kundërshton këtë vendim pasi pretendon se mungesa e ujit të ngrohtë në burgjet italiane shkel të drejtat e tij, bazuar në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas “The Telegraph”, shqiptari quhet Mariglen Qefalia, 41 vjeç, i dënuar me pesë vjet burg në Itali për trafikim të 1.5 kg kokainë ndërkohë që kërkohet nga autoritetet italiane për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Megjithatë, Qefalia, i cili besohet të jetë arratisur drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe të ketë hyrë ilegalisht në vitin 2022 po përpiqet të bllokojë ekstradimin me argumentin se kushtet e burgjeve italiane do të cenonin të drejtat e tij sipas nenit 3 të KEDNJ-së. Ky nen ndalon torturën dhe trajtimin çnjerëzor ose degradues, dhe zakonisht përdoret nga azilkërkues që përballen me deportim drejt vendeve të origjinës.

Gjatë procedurave të ekstradimit, Qefalia nuk dëshmoi personalisht, por thirri si ekspert Alessio Scandurra-n, aktivist dhe studiues me 30 vite përvojë në organizatën Antigone, e cila merret me drejtësinë, të drejtat e njeriut dhe politikat penale. Scandurra deklaroi se shumë qeli në burgjet italiane nuk plotësojnë standardet e rekomanduara që u garantojnë të burgosurve hapësirën minimale për lëvizje dhe ushtrime.

Sipas rregulloreve, një qeli duhet të ketë të paktën nëntë metra katrorë për një të burgosur, plus pesë metra katrorë shtesë për çdo të burgosur tjetër. Por, sipas Scandurrës, një numër institucionesh nuk janë ndërtuar fillimisht si burgje, por si manastire të rikualifikuara apo godina ushtarake, dhe mund të kenë qeli më të vogla se kërkesat minimale.

Ai shtoi se në disa burgje me mbipopullim deri në 150 për qind, hapësira efektive për çdo të burgosur mund të bjerë nën standardin e kërkuar, duke mos përfshirë zonat sanitare. Po ashtu, në disa qeli janë vendosur krevate marinari me tre shtretër, ku shtresa e sipërme është shumë pranë tavanit.

“Të burgosurit nuk mund të ulen të gjithë njëkohësisht rreth tavolinës së qelisë. Këto kushte ndikojnë edhe në organizimin e aksesit në ambientet e ajrimit, për shkak të mungesës së stafit,” deklaroi ai.

Scandurra informoi gjithashtu gjykatën se furnizimi me ujë të ngrohtë është “i paqëndrueshëm”, ndërsa qelitë mund të mbinxehen gjatë verës. Të burgosurit mund të blejnë ventilatorë tavoline, por ai vlerësoi se verën e kaluar të paktën gjysma e qelive që vizitoi nuk kishin ventilatorë.

Nga ana tjetër, Adam Squibbs, përfaqësues i shtetit italian, argumentoi se edhe nëse qelitë do të ishin të mbushura deri në 300 për qind, ato sërish do të përmbushnin rregulloret minimale. Ai theksoi se ndërtesat e vjetra mund të kenë qeli më të vogla, por nuk ka prova përmasash konkrete. Edhe në kushtet e paraburgimit, të burgosurve u lejohet arsimim dhe aktivitet jashtë qelive.

Squibbs pohoi se kushtet materiale nuk përbëjnë shkelje të nenit 3 të KEDNJ-së, edhe nëse merren në kuptimin e tyre më të gjerë. Sipas tij, mungesa e ujit të nxehtë gjatë ditës dhe detyrimi për të bërë dush të ftohtë nuk përbëjnë shkelje të konventës. Ai vuri në dukje se Qefalia kishte ofruar 2,000 £ garanci për lirimin me kusht, çka tregon se ai do të ishte në gjendje të blinte një ventilator për t’i bërë ballë temperaturave të larta.

“Mariglen Qefalia është një i arratisur në kuptimin teknik. Jam i sigurt se ai u largua nga Italia duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për procesin penal, për dënimin e pavuajtur dhe pa njoftuar autoritetet italiane. Ai e ka vendosur veten në mënyrë të qëllimshme jashtë juridiksionit të drejtësisë italiane”, deklaroi gjykatësi.

Sa i përket kushteve të burgjeve, gjykatësi tha se provat lidhur me temperaturat dhe ujin e nxehtë janë të paqarta dhe jo specifike.

“Ndërsa uji i ngrohtë mund të jetë i domosdoshëm në dimrin e ftohtë të Italisë veriore, një dush i ftohtë mund të jetë i preferueshëm apo edhe i nevojshëm në verën e nxehtë të jugut. Jam i bindur se nuk ekziston rrezik real për shkelje të nenit 3; prandaj nuk e konsideroj të domosdoshme ndonjë garanci apo informacion shtesë”, u shpreh ai.

Para

Kushtetuesja i ridha Tiranën Veliajt, ish-deputetja që do t’i zinte vendin Manastirliut mbetet jashtë Parlamentit

Pas

A do ta mbështesë PS-ja Belinda Ballukun në ushtrimin e detyrës së saj? Ja si përgjigjet Taulant Balla!

Nga Kategoria

Si u mashtrua Kambisti në Tiranën nën emrin e Bashkim Ulajt
Aktualitet

Si u mashtrua Kambisti në Tiranën nën emrin e Bashkim Ulajt

24.08.2026
10.3k
Vr*sja e shqiptares në Greqi/ Kamerat zbardhin sekondat e tm*rrit, e priti jashtë pallatit, Allmuça e tërhoqi dhe e që*oi në kokë
Aktualitet

Vr*sja e shqiptares në Greqi/ Kamerat zbardhin sekondat e tm*rrit, e priti jashtë pallatit, Allmuça e tërhoqi dhe e që*oi në kokë

24.08.2026
10.3k
Ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë 42-vjeçari në Tiranë, ja për çfarë dyshohet
Aktualitet

Djali i sëmurë mendor vr*u nënën me sqepar dhe pla*osi rëndë babanë, policia tregon çfarë ndodhi në Lushnje

24.08.2026
10.3k
Çelniku e zgjidhi hallin, por çfarë të bëjnë të tjerët që nuk i luten dot Ramës për rrugën?!
Aktualitet

Çelniku e zgjidhi hallin, por çfarë të bëjnë të tjerët që nuk i luten dot Ramës për rrugën?!

24.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?

ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?

23.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.4k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.4k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia

Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia

23.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.