E martë, 24 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Përplasja në Kushtetuese/ Qeveria në ankth për pezullimin e Ballukut

Korrieri nga Korrieri
01.12.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Balluku pa post! Rama kërkon të shfyqizohet vendimi i GJKKO, Kushtetuesja mblidhet në seancë paraprake
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një ditë para se Gjykata Kushtetuese të hapë shqyrtimin paraprak të çështjes Balluku, tensioni politik është ndezur dukshëm. Kryeministri Edi Rama është angazhuar në një mbrojtje të pazakontë të zv.kryeministres së pezulluar Belinda Balluku, ndërsa vija mes presionit politik dhe qëndrimit si palë në proces është gjithnjë e më e vagullt.

Të dielën, në podcast-in e tij, Rama artikuloi mbrojtjen e Ballukut duke u mbështetur në qëndrimet e Komisionit të Venecias dhe Gjykatës Europiane e të Drejtave të Njeriut, qw sipas tij do të ishin tërësisht kundër çdo ndërhyrjeje të gjykatave në përbërjen e ekzekutivit. “Qëndrimi i Venecias është shumë i prerë,” deklaroi Rama, duke cituar se “Gjykatat NUK duhet të pezullojnë anëtarë të qeverisë, sepse… cënojnë balancën e pushteteve”.

Sipas tij, Venecia paralajmëron për “judicial overreach”, ndërsa ministri nuk është një “zyrtar administrativ, por autoritet politik”. Rama shkon edhe më tej duke thënë se Strasburgu “nuk është ndeshur kurrë me këtë absurd” dhe se “nuk ka dhënë asnjëherë, asnjë vendim specifik ku të përmendet fjala ‘pezullim i ministrit nga gjykata” për arsyen e thjeshtë sipas tij se “në asnjë shtet europian nuk ka ndodhur ndonjëherë”.

Të hënën, në një dalje live në rrjetet sociale, ai vijoi me një variant më teorik të së njëjtës tezë. Rama deklaroi se ishte vetë ai që ka ankimuar pezullimin në Gjykatën Kushtetuese “jo si Edi Rama, por si kryeministër”, jo për Belinda Ballukun, por për të mbrojtur “parimin e moscenimit të balancës mes pushteteve… për të drejtën ekskluzive të kryeministrit dhe të parlamentit për përbërjen e qeverisë”. Ai insistoi se rasti shqiptar është unikal, duke përsëritur: “Nuk ka një rast të vetëm, një të vetëm në Europë, por edhe në botë po të duan, që u pezulloka anëtari i qeverisë me vendim gjykate”. Në vijim, Rama e cilësoi pezullimin si “absurd totalisht si koncept”,sepse de jure quhet pezullim, “por de facto është shkarkim”, duke paralizuar autoritetin vendimmarrës të ministrit.

Por një nga pikëpyetjet e qëndrimit të tij shfaqet pikërisht këtu: nëse “nuk ka pasur kurrë rast” të tillë, mbi ç’bazë konkrete Venecia dhe Strasburgu paskan formuluar interpretimet që Rama u atribuon? Kryeministri nuk sjell asnjë citim, asnjë datë, asnjë çështje konkrete, por vetëm sofizma që tingëllojnë si presion ndaj gjykatësve të Kushtetueses.

Jo më kot, Sali Berisha akuzoi sot Ramën për “presion të jashtëzakonshëm mbi Gjykatën Kushtetuese” dhe për mashtrim publik. Ai tha se kryeministri “mashtroi shqiptarët dhe Europën”, duke i atribuuar Venecias gjëra “që ai kurrë nuk i ka thënë”. Berisha solli shembuj të pezullimeve, shkarkimeve dhe dorëheqjeve të ministrave në vende europiane, duke theksuar se “antidemokratike do të ishte mosveprimi ndaj një superskandali të Ballukut”. Sipas tij, argumenti i Ramës për paprekshmërinë e ekzekutivit “do të thotë që për ekzekutivin nuk ekziston ligji”.

Në vijim, Berisha theksoi: “Venecia nuk ka asnjë gjykim për ndonjë ministër”, duke shpjeguar se kjo nuk ndodh sepse ministrat qenkan të paprekshëm, por sepse në rastet kur akuzohen për korrupsion, ata “kanë dhënë dorëheqjen”, jo kanë kërkuar shpëtim në komision. Ai e akuzoi Ramën se është “i tmerruar deri në palcë nga vjedhjet që ka bërë bashkë me Ballukun” dhe paralajmëroi padi për mashtrim publik dhe pengim të drejtësisë.

Ndërkohë, Gazment Bardhi shkoi edhe më tej, duke sjellë për herë të parë një referencë juridike mbi çështjen: Opinionin CDL-AD(2013)001 të Komisionit të Venecias. Sipas Bardhit, Edi Rama “gënjen sepse e kundërta e asaj që thotë është e vërtetë”. Në opinionin e përmendur, thotë ai, Venecia ka konkluduar se ministrat kanë më pak imunitet se deputetët dhe kreu i shtetit; se “rregullat speciale nuk duhet të interpretohen në mënyrë që t’u japin ministrave imunitet të gjerë”; dhe se prokuroria duhet të jetë e lirë të veprojë kur ka dyshime të forta. Bardhi u referohet edhe opinionit tjetër të Venecias për Kosovën (CDL-AD(2020)008), ku komisioni e quan pezullimin “masë të ligjshme, efektive, të mbështetur nga standardet ndërkombëtare”, duke përfshirë ministra dhe anëtarë qeverie si subjekt të pezullimit.

Ndërsa dy narrativat përplasen me njëra-tjetrën, Gjykata Kushtetuese hap të martën një nga seancat më të ngarkuara politikisht të viteve të fundit. Gjykatësit janë nën presion të fortë publik, por edhe një gjë po bëhet gjithnjë e më e qartë: asnjëherë më parë pezullimi i një ministri nuk ka provokuar kaq shumë ankth në qeverinë e Tiranës.

Para

Salianji sfidon Berishën, nis foltoren e tij në Durrës

Pas

Abuzimet e AZHBR / Si u vodhën 2 milionë euro në Malësinë e Madhe, tokat e mbjella ishin vetëm në letër

Nga Kategoria

PS voton për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar, Braçe dhe Çuçi abstenojnë
Aktualitet

PS voton për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar, Braçe dhe Çuçi abstenojnë

24.11.2026
10.3k
Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi
Aktualitet

Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi

24.11.2026
10.4k
Aktualitet

Veliaj futet “all in” kundër Ramës, presion për zgjedhjet në Tiranë: Si po shtohen zërat se mund të nxjerrë kandidat të vetin

24.11.2026
10.4k
Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani
Aktualitet

Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

24.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

DETAJET/ Detyrim i ri për bizneset: Certifikoni çdo vit aktivitetin ose gjobë 600 euro!

DETAJET/ Detyrim i ri për bizneset: Certifikoni çdo vit aktivitetin ose gjobë 600 euro!

19.11.2026
10.4k
Xhensila Myrtezaj dërgohet në gjyq për evazion fiskal mbi 6 milionë lekë, Prokuroria: Fshehu të ardhurat nga koncertet dhe nuk justifikoi depozitat cash

Xhensila Myrtezaj dërgohet në gjyq për evazion fiskal mbi 6 milionë lekë, Prokuroria: Fshehu të ardhurat nga koncertet dhe nuk justifikoi depozitat cash

23.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
PS voton për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar, Braçe dhe Çuçi abstenojnë

PS voton për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar, Braçe dhe Çuçi abstenojnë

24.11.2026
10.3k
Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

19.11.2026
10.4k
Si dështoi atentati ndaj biznesmenit izraelit

Si dështoi atentati ndaj biznesmenit izraelit

19.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.