E hënë, 26 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ndal, Policia!”/ Urdhri që po sfidohet me armë, rastet që shënuan pranverën e 2026

Korrieri nga Korrieri
23.05.2026
në Aktualitet, Fokus, Investigim
A A
“Ndal, Policia!”/ Urdhri që po sfidohet me armë, rastet që shënuan pranverën e 2026
105
NDARJE
10.5k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Më 5 maj, në Ditën e Dëshmorëve, Policia e Shtetit shpalli “Dëshmor i Atdheut” Novruz Cenalin, efektivin që humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës në Fier. Një akt që riktheu në vëmendje rrezikun e përditshëm me të cilin përballen uniformat blu, aty ku një urdhër i thjeshtë si “Ndal, Policia!” mund të shndërrohet brenda sekondash në një përballje mes jetës dhe vdekjes.

Në çdo operacion, pas një thirrjeje për ndalim, efektivët nuk përballen vetëm me tentativat për arratisje, por shpesh edhe me armë zjarri, përplasje fizike apo manovra që rrezikojnë jetën e tyre. Frika nga izolimi dhe tentativa për t’i shpëtuar prangave kanë bërë që gjithnjë e më shpesh policët të kthehen në shënjestër. Vetëm ditët e fundit, disa ngjarje tregojnë se si aksionet për arrestimin e personave në kërkim po marrin skena që ngjajnë me filmat aksion.

Ngjarja më e fundit u regjistrua mbrëmjen e 18 majit në fshatin Kutalli, në Dimal. Një episod që dukej i paimagjinueshëm ndodhi brenda një furgoni policie. Gjatë transportimit nga Fieri drejt Komisariatit të Kuçovës, i arrestuari Zamir Skënderi arriti t’i marrë armën e shërbimit efektivit Arsen Toska dhe ta qëllojë atë brenda automjetit. Më pas tentoi të arratisej, por u neutralizua dhe u arrestua nga dy policët e tjerë që ndodheshin në mjet.

Ndërsa ende nuk kishin kaluar 24 orë nga kjo ngjarje, një tjetër episod me tension të lartë u regjistrua pasditen e 19 majit në aksin “Mamurras–Laç”. Gjatë operacionit për kapjen e Leonard Demës, i kërkuar për tentativë vrasjeje, situata doli jashtë kontrollit. Sipas Policisë, Dema tentoi të përplaste me automjet efektivët, duke rrezikuar jetën e tyre. Por skena nuk mbaroi aty. Amadeo Fufi, i cili ndodhej me të dhe rezulton djali i ish-deputetit të PD-së Mhill Fufi, dyshohet se nxori armën e zjarrit dhe ua drejtoi efektivëve. Në kushtet e vetëmbrojtjes, policia qëlloi me armë. Operacioni përfundoi me plagosjen e Leonard Demës dhe arrestimin e Amadeo Fufit.

Megjithatë, jo çdo përballje mbyllet me sukses.

Pasditen e 9 marsit, në lagjen “Kiras” në Shkodër, policia tentoi të ndalonte automjetin ku ndodhej Barush Bregu, i njohur si krahu i djathtë i familjes Lici. Shoferi, Ervis Baba, nuk iu bind urdhrit të policisë dhe tentoi të largohej. Gjatë ndjekjes, Bregu zbriti nga automjeti dhe, sipas Policisë, qëlloi me armë zjarri me qëllim kanosjen e efektivëve. Ndryshe nga rastet e tjera, ai arriti t’u shpëtonte forcave të rendit dhe vijon të jetë në kërkim.

Edhe në Dibër, më 4 mars, një operacion për arrestimin e një të kërkuari u kthye në një përplasje të dhunshme. Klodian Mazari, i njohur edhe me mbiemrin Llomi dhe i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, organizatë kriminale dhe trafik narkotikësh, kundërshtoi arrestimin gjatë ndërhyrjes së forcave “Shqiponja”. Gjatë përplasjes, efektivi Gentjan Meda u shty nga muri dhe pësoi dëmtime të rënda. Vetë i kërkuari u hodh më pas nga kati i dytë në përpjekje për t’u arratisur, por përfundoi i arrestuar.

Nga Novruz Cenali, i cili humbi jetën në krye të detyrës dhe u shpall Dëshmor i Atdheut, deri te efektivët që çdo ditë përballen me armë, ndjekje dhe rrezik të vazhdueshëm, një fakt mbetet i pandryshuar: pas urdhrit “Ndal, Policia!”, jo gjithmonë vjen bindja. Shpesh, ajo që pason është një përballje ku në rrezik nuk vihet vetëm liria e të kërkuarit, por edhe jeta e atyre që mbajnë uniformën e shtetit.

Para

Durrës, gjendet një trup i pajetë pranë kanalit në zonën e Shkozetit

Pas

Konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli- Ramës: Pas 28 majit, shihemi në arbitrazh! Ademi: Je agjent i përdorur

Nga Kategoria

Aktualitet

Goditet tregu i automjeteve të përdorura/ Nga viti 2028 ndalohen rreptësisht mjetet me plumb

24.10.2026
10.5k
Harta e re e çmimeve të referencës së banesave, ja cilat janë zonat më të shtrenjta në vend 
Aktualitet

4 mënyrat si mund të përfitohet banesë e përballueshme nga shteti

24.10.2026
10.4k
Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve, po Elira Kokona? Çfarë ndodh me drejtuesen e Korporatës që administron pronat shtetërore?
Aktualitet

Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve, po Elira Kokona? Çfarë ndodh me drejtuesen e Korporatës që administron pronat shtetërore?

24.10.2026
10.4k
Protestuesit rigrupohen te Parku Rinia, kërkojnë njëzëri dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Protestuesit rigrupohen te Parku Rinia, kërkojnë njëzëri dorëheqjen e Ramës

24.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Protesta, dhunë, shtetrrethim: Nga Franca deri në Shqipëri, pse rebelohet rinia e Europës

“Një paralajmërim i fuqishëm” – Nga Franca në Shqipëri a do të sjellin protestat në Europë një ndryshim të vërtetë politik?

22.10.2026
10.4k
“Nuk duhen fajësuar ‘duart e huaja’ për trazirat”, analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita nuk bind

Protestuesit do të “rrethojnë” sot Parlamentin

22.10.2026
10.4k
Mes kaosit të protestave, kryeministri Rama anulon vizitën zyrtare në Vjenë

Mes kaosit të protestave, kryeministri Rama anulon vizitën zyrtare në Vjenë

19.10.2026
10.4k
Ditmir Bushati: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, PS duhet të ngrihet në lartësinë e kohës

Ditmir Bushati: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, PS duhet të ngrihet në lartësinë e kohës

21.10.2026
10.4k
Mes kaosit të protestave, kryeministri Rama anulon vizitën zyrtare në Vjenë

“Edi Rama nuk ka ndërmend ta japë dorëheqjen! “

20.10.2026
10.4k
A do të humbasë Vuçiç? Gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet vendimtare në Serbi

A do të humbasë Vuçiç? Gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet vendimtare në Serbi

23.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Goditet tregu i automjeteve të përdorura/ Nga viti 2028 ndalohen rreptësisht mjetet me plumb

24.10.2026
10.5k
Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

21.10.2026
10.5k
Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve, po Elira Kokona? Çfarë ndodh me drejtuesen e Korporatës që administron pronat shtetërore?

Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve, po Elira Kokona? Çfarë ndodh me drejtuesen e Korporatës që administron pronat shtetërore?

24.10.2026
10.4k
Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

21.10.2026
10.4k
A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

22.10.2026
10.4k
Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

20.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.