E hënë, 12 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Investigimi i Financial Times: Si u rrëzua ish-shefi i shërbimit sekret të Gjermanisë

Korrieri nga Korrieri
12.10.2026
në Aktualitet, Botë
A A
Investigimi i Financial Times: Si u rrëzua ish-shefi i shërbimit sekret të Gjermanisë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

August Hanning akuzohet se ka blerë në mënyrë të paligjshme mijëra dokumente sekrete të shërbimit gjerman të inteligjencës për më shumë se një dekadë.

Sam Jones, Berlin – Financial Times

Pak ish-drejtues të shërbimeve sekrete mund të thonë se karriera e tyre në spiunazh mori vërtet hov pasi u larguan nga detyra.

August Hanning është një prej tyre. Ai drejtoi Shërbimin Federal të Inteligjencës së Jashtme të Gjermanisë, BND, nga viti 1998 deri në vitin 2005.

Deri këtë javë, Hanning, një jurist që iu afrua relativisht vonë çështjeve të sigurisë gjatë karrierës së tij profesionale, njihej kryesisht si një nga kritikët më të ashpër të BND-së.

“Një vegjetarian mes shërbimeve sekrete”, kishte thënë dikur me ironi, duke e krahasuar organizatën e tij me homologët shumë më grabitqarë të vendeve aleate.

Sot, 80-vjeçari ndodhet pas hekurave.

Të martën në mëngjes, policë të maskuar bastisën shtëpinë e tij në fshat dhe e morën në paraburgim. Prokuroria Federale gjermane e akuzon për një krim të jashtëzakonshëm: blerjen e paligjshme, gjatë më shumë se një dekade, të mijëra dokumenteve të klasifikuara nga nivelet më të larta të vetë shërbimit që ai kishte drejtuar dikur.

Sipas prokurorisë, Hanning kishte rekrutuar dhe paguar një ish-njeri të tij të besuar në BND, i cili kishte shërbyer si shef kabineti për tre drejtues të njëpasnjëshëm të shërbimit, për t’i nxjerrë vazhdimisht dokumente sekrete.

Avokati i Hanning ka pranuar se klienti i tij zotëronte dokumente sekrete, por ka mohuar që ish-kreu i inteligjencës të kishte paguar për to ose t’ua kishte kaluar fuqive të huaja. Sipas avokatit, Hanning nuk ka bërë kurrë asgjë në dëm të Gjermanisë.

Skandali ka shkaktuar tronditje në të gjithë vendin, pikërisht në një moment kur ligjvënësit gjermanë sapo kanë nisur diskutimet për një legjislacion të ri që do t’i japë BND-së kompetenca shumë më të gjera, në kushtet e një situate ndërkombëtare të sigurisë që po përkeqësohet me shpejtësi.

Brenda natës, çështja Hanning është shndërruar në simbol të dështimeve të BND-së dhe të marrëdhënies së ndërlikuar që establishmenti gjerman ka pasur historikisht me spiunazhin dhe çështjet e sigurisë.

Nga një familje e pasur te drejtimi i inteligjencës gjermane

Hanning lindi në vitin 1946, në një familje të pasur në veriperëndim të Gjermanisë. Babai i tij ishte pronar i një fabrike tullash. Pikërisht në pronën familjare në Nordwalde, pranë kufirit me Holandën, Hanning u arrestua këtë javë.

Pas shkollës së mesme në Osnabrück, qytet ku ishte vendosur ushtria britanike në Gjermani, ai studioi drejtësi.

Studimet universitare i nisi në Freiburg, ku filozofi i moshuar Martin Heidegger vazhdonte të dominonte jetën intelektuale. Më pas u kthye në Münster, pranë qytetit të lindjes, ku përfundoi doktoraturën në të drejtën mjedisore në vitin 1975.

Fillimisht e priste një karrierë në administratën shtetërore lokale, në fushën e taksave.

Në vitin 1981 u zhvendos në Bonn, ku iu bashkua Kancelarisë së Gjermanisë Perëndimore si specialist për çështjet mjedisore.

Por në vitin 1986, karriera e tij mori një drejtim tjetër.

Ai u dërgua në Gjermaninë Lindore si zyrtar sigurie pranë misionit të Gjermanisë Perëndimore në Berlin. Përgjegjësia e tij ishte administrimi i programit Häftlingsfreikauf, përmes të cilit qeveria perëndimore paguante për lirimin e të burgosurve politikë nga Republika Demokratike Gjermane, një shtet me vështirësi financiare dhe nevojë të madhe për valutë të huaj.

Në kohën e ribashkimit të Gjermanisë, pas rënies së Murit të Berlinit, Hanning kishte krijuar një miqësi me Bernd Schmidbauer, politikan i Unionit Kristian-Demokrat. Kjo marrëdhënie do të rezultonte vendimtare për të ardhmen e tij.

Të dy ndanin interesin për çështjet mjedisore. Në vitin 1991, Schmidbauer u emërua zëvendësministër i Mjedisit, përpara se të kalonte në Kancelari si ministër shteti, me përgjegjësi që përfshinin edhe shërbimet e inteligjencës.

Schmidbauer e mori Hanning pranë vetes në Kancelari.

Në vitin 1998, nën mbështetjen e tij, Hanning u emërua president i ri i BND-së.

Lufta në Irak dhe përgjimet e gazetarëve

Hanning e drejtoi BND-në gjatë një periudhe vendimtare të historisë së saj, kur Shtetet e Bashkuara nisën luftën kundër terrorizmit.

Një informator i BND-së, i njohur me emrin e koduar “Curveball”, ishte burimi kryesor mbi të cilin qeveria amerikane mbështeti pretendimet e paraqitura në Kombet e Bashkuara se regjimi i Saddam Husseinit po prodhonte dhe fshihte armë të shkatërrimit në masë.

Hanning protestoi personalisht te drejtori i CIA-s, George Tenet, duke e akuzuar se kishte përdorur në mënyrë të gabuar informacionet e BND-së. Protestat e tij nuk dhanë rezultat.

Qeveria gjermane refuzoi të mbështeste pushtimin e Irakut nga presidenti i atëhershëm amerikan George W. Bush.

Viti i fundit i Hanning në krye të inteligjencës u shënua gjithashtu nga polemika.

Në fund të vitit 2005, ai pranoi publikisht se BND kishte spiunuar në mënyrë sistematike gazetarët gjermanë, megjithëse mohoi të kishte qenë në dijeni të këtyre veprimtarive.

Pas largimit nga BND, Hanning arriti majën e hierarkisë së administratës shtetërore gjermane. Nga viti 2005 deri në vitin 2009, shërbeu si sekretar shteti në Ministrinë e Brendshme.

Megjithëse përfitonte një pension shtetëror prej 11 mijë eurosh në muaj, sipas të dhënave qeveritare, Hanning vendosi të kërkonte fitime të tjera në sektorin privat.

Pikërisht në këtë periudhë, në vitin 2010, sipas prokurorëve, ai hyri në një marrëveshje me ish-shefin e tij të kabinetit në BND, një person të identifikuar vetëm si “Manfred D”.

Marrëveshja dyshohet se parashikonte dorëzimin e vazhdueshëm të materialeve të ndjeshme të agjencisë në këmbim të parave.

Bizneset private dhe lidhjet ndërkombëtare

Misteri që rrethonte profesionin e tij të dikurshëm, së bashku me rrjetin e gjerë të kontakteve, i garantuan Hanning një klientelë të konsiderueshme.

Në vitin 2013, ai u bë anëtar i bordit të Forumit Azerbajxhano-Gjerman, një organizatë lobimi për Bakun.

Ai kishte klientë në Izrael, Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Austri, Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Hanning u shndërrua gjithashtu në një komentator të shpeshtë politik, shpesh me qëndrime të ashpra për një gamë të gjerë çështjesh.

Në vitin 2015 kritikoi mënyrën se si kancelarja Angela Merkel menaxhoi krizën e emigrantëve, duke propozuar që Gjermania të mbyllte kufijtë dhe, nëse ishte e nevojshme, të ndante familjet e emigrantëve.

Në vitin 2017, kur një skandal për ndikimin rus në të djathtën ekstreme austriake rrëzoi qeverinë në Vjenë, Hanning iu kundërvu gazetarëve që kishin zbuluar historinë. Ai kërkoi që policia të hetonte gazetarët dhe burimet e tyre.

Vitet e fundit, sipas personave që e njohin, Hanning shfaqej gjithnjë e më arrogant dhe autoritar: një njeri i mësuar t’i realizonte gjërat sipas dëshirës, por që papritur e gjente veten larg qendrës së pushtetit politik.

Të tjerë, përfshirë një prej klientëve të tij, i thanë Financial Times se ai mbetej një operator jashtëzakonisht i aftë, një njeri që “i çonte punët deri në fund”.

Përpara arrestimit, në qarqet politike dhe të sigurisë në Berlin kishin nisur të qarkullonin shqetësime për natyrën e marrëdhënieve të tij tregtare, sipas zyrtarëve që kishin dijeni për këto diskutime.

Hanning kritikohej se kishte krijuar lidhje tepër të afërta me figura problematike dhe biznese që kishin marrëdhënie të dyshimta me qeveri në Lindjen e Mesme dhe Rusi.

Ai ishte në dijeni të këtyre zërave.

Në gusht i dërgoi një letër drejtuesit aktual të BND-së, ku kritikonte ashpër agjencinë se u kishte përcjellë prokurorëve informacione që linin të kuptohej se ai mund të ishte spiun rus, pa i dhënë mundësinë të kundërshtonte akuzat.

Letra u raportua të premten nga gazeta gjermane Die Welt.

Banka letoneze, pastrimi i parave dhe humbjet milionëshe

Jo të gjitha marrëdhëniet tregtare të Hanning rezultuan aq fitimprurëse sa dukeshin në fillim.

Në vitin 2017 ai iu bashkua bordit mbikëqyrës të bankës letoneze PNB Banka.

Kur banka falimentoi në vitin 2019, mes një skandali të pastrimit të parave ruse, Hanning u gjend sërish në qendër të vëmendjes.

Policia e hetoi nën dyshimin se nuk kishte përmbushur detyrimet e tij mbikëqyrëse.

Falimentimi, për të cilin ai u konsiderua pjesërisht përgjegjës, i kushtoi “miliona”, siç i shkroi vetë kancelarit të atëhershëm Olaf Scholz në vitin 2022, në një letër të zbuluar këtë javë nga mediat gjermane.

Rrëmbimi i fëmijëve që zbuloi sekretet e inteligjencës

Në fund, ishte një tjetër klient që do të shkaktonte rrëzimin e tij.

Në vitin 2022, në të njëjtin vit kur i shkroi Scholz, Hanning u punësua përmes kompanisë së tij, System 360, nga Christina Block, trashëgimtare e një biznesi gjerman restorantesh të specializuara në biftekë.

Ajo kërkonte ndihmën e tij për të rifituar kujdestarinë e fëmijëve.

Ajo që pasoi në vitin 2023 ishte një operacion i dështuar rrëmbimi, ku u përfshinë ish-agjentë të Mossad-it, të cilët tentuan të rrëmbenin dy prej fëmijëve të Block nga babai i tyre në Danimarkë dhe t’i sillnin në Gjermani.

Block, e cila mohon të ketë pasur dijeni për operacionin, po gjykohet në Hamburg.

Hanning nuk është i pandehur në këtë çështje, por u thirr si dëshmitar për shkak të rolit të tij si këshilltar.

Në shtator 2025, prokurorët bastisën banesën e tij në kërkim të provave për këtë çështje.

Pikërisht gjatë këtij kontrolli, hetuesit zbuluan koleksionin e madh të dokumenteve të klasifikuara të BND-së që Hanning mbante në zotërim.

Në maj të këtij viti, Prokuroria Federale gjermane mori në dorë çështjen, nisi përgjimin e pajisjeve të tij dhe grumbulloi provat që çuan në arrestimin e ish-kreut të inteligjencës këtë javë.

Një hetim i nisur për rrëmbimin e dy fëmijëve kishte përfunduar duke zbuluar mijëra sekrete shtetërore në duart e njeriut që dikur kishte qenë përgjegjës për ruajtjen e tyre.

Para

U kap me 38 kg të “bardhë” në Francë, dëbohet me 3 vite burg violinisti shqiptar

Pas

Nga BKH në krye të Burgjeve, kush është Sadleva Bodo? Ish-drejtoresha në ministrinë e Fatmir Xhafajt, takim privat me Ramën përpara emërimit

Nga Kategoria

Nga BKH në krye të Burgjeve, kush është Sadleva Bodo? Ish-drejtoresha në ministrinë e Fatmir Xhafajt, takim privat me Ramën përpara emërimit
Aktualitet

Nga BKH në krye të Burgjeve, kush është Sadleva Bodo? Ish-drejtoresha në ministrinë e Fatmir Xhafajt, takim privat me Ramën përpara emërimit

12.10.2026
10.3k
U kap me 38 kg të “bardhë” në Francë, dëbohet me 3 vite burg violinisti shqiptar
Aktualitet

U kap me 38 kg të “bardhë” në Francë, dëbohet me 3 vite burg violinisti shqiptar

12.10.2026
10.3k
Anton Martini largohet nga drejtimi i Hetimit Tatimor, e zëvendëson ish-kreu i Kadastrës që qendroi vetëm 3 orë në detyrë
Aktualitet

Anton Martini largohet nga drejtimi i Hetimit Tatimor, e zëvendëson ish-kreu i Kadastrës që qendroi vetëm 3 orë në detyrë

12.10.2026
10.4k
“Tigrat” vijojnë të “kullufisin” para,
Aktualitet

Tigrat, krimi vazhdon/ KESH do të paguajë 25.5 mijë euro në ditë për mirëmbajtjen e anijeve në dy vitet e ardhshme

12.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Bashkë me Ergys Agasin arrestohet edhe i besuari i Ilir Prodës: Si u ndoqën nga Elbasani deri te Plepat

Ergys Agasi, ‘koordinatori’ me ndikim në majat e pushtetit

10.10.2026
10.3k
Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.4k
“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.4k
‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

06.10.2026
10.4k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.4k
Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.5k
Nafta është kthyer në luks për shqiptarët/ Paguajmë 7 herë më shumë se holandezët dhe 2 herë më shumë se rajoni

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

10.10.2026
10.4k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

09.10.2026
10.4k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.4k
BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

07.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.