Mes protestës të studentëve dhe tensioneve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, teksa raportoi hap pas hapi zhvillimet, Korrieri publikoi edhe momentin kur një i ri përballej me 6 efektivë.
Pas zbulimit të portretit të tij Korrieri ka identifikuar ‘heroin’ që u përball me efektivët.
I riu është Klevi Meta, djali i gazetares Brikena Meta nga Gjirokastra.
Burime bëjnë me dije se i ati i tij po përballet me një çështje gjyqësore, ku një grup ekspertësh që merren me çështje rrugore i kanë kërkuar miliona lekë, për ta nxjerrë të pafajshëm.
Klevin Meta një student i cili iu bashkua protestës për zgjidhjen e problematikave në arsim dhe kundër politikës në vend me sot ndodhet në Komisariat. Sot, ai u kthye në një nga personazhet më të komentuar të ditës, pas përballjes me efektivët e policisë.
















