E shtunë, 17 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kur tronditet rendi, prona nuk duhet të jetë viktima

Korrieri nga Korrieri
17.10.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Ambasada Britanike reagon për protestën në Tiranë: Dhuna nuk justifikohet, palët të ulin tensionet
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Njerëzimi me kohë e ka strukturuar shumë qartë filozofinë për nevojën e rolin e shtetit dhe politikën për shtetndërtimin.

Ajo që ka lënë për të dëshiruar në këtë histori është politika e ditës në ushtrimin e detyrave nga strukturat shtetërore dhe objektivi nga udhëhiqen ato: në funksion të zhvillimit të vendit apo të mbrothësimit të klikave (nuk po përdorim më termin e inflatuar dhe shpeshherë të keqcituar: elita) sunduese politike, ekonomike e ushtarake.

Në filozofinë politike të Tomas Hobsit (Thomas Hobbes, “Leviathani”), shteti trajtohet si fuqia së cilës shoqëria i ka besuar autoritetin për të garantuar sigurinë, paqen dhe bashkëjetesën.

Meqenëse shteti merr këtë autoritet, në këmbim të tij ka edhe detyrimin themelor: të mbrojë qytetarët, jetën e tyre dhe frytet e punës së tyre.

Kjo përgjegjësi duhet të ushtrohet përditë ndaj keqbërjeve minore ose madhore të pjesës së shoqërisë që klasifikohet ligjërisht si “shkelëse e ligjit”.

Por kjo përgjegjësi vihet realisht në provë pikërisht në momentet kur qetësia publike tronditet, kur pakënaqësia politike zbrazet në rrugë dhe kur protestat rrezikojnë të shndërrohen apo çojnë në përplasje.

Janë këto situata kur strukturat shtetërore përkatëse, forcat e ruajtjes së rendit, mundësisht ato me uniformë, duhet të shndërrohen në prova të gjalla të aftësisë së shtetit për të ruajtur ekuilibrin mes lirisë dhe rendit, mes së drejtës për të protestuar e për t’u zemëruar dhe detyrimit për të mos cenuar të drejtat e pronën e të tjerëve.

Shteti i fortë nuk dëshmohet nga ashpërsia e reagimit, reagimi inatçor e kokëfortë, apo i mjegulluar.

Shteti dëshmohet nga aftësia për të vepruar me profesionalizëm, gjakftohtësi, maturi e paanshmëri; për të parandaluar dhunën dhe për të mos ushtruar dhunë të tepruar e të panevojshme, për të mbrojtur pronën, veçanërisht pronën private të bizneseve dhe qytetarëve.

Këta të fundit janë vetëm kontribuues të zhvillimit të vendit dhe të shoqërisë.

Këto ditë u dëshmuan raste të dëmtimit të pronës private dhe bizneseve, që për pasojë ka filluar edhe të shkaktojnë tkurrje të orëve të zhvillimit të aktivitetit.

Një fasadë e djegur, një vitrinë e thyer apo një biznes i detyruar të mbyllë dyert mund të duken si dëme të vogla për momentin. Por pasojat janë më të gjera e më afatgjata.

Sepse pas çdo dere të mbyllur qëndron një histori pune; pas çdo dyqani, një investim; pas çdo sipërmarrjeje, muaj e vite përpjekjesh, kursimesh dhe sakrificash.

Aty mund të jetë e ardhmja e një familjeje, paga e disa punonjësve dhe të ardhurat e familjeve të tyre, mundi i një sipërmarrësi që ka zgjedhur të ndërtojë diçka me duart e veta, në vend që të presë diçka nga të tjerët, si dhe ka zgjedhur të qëndrojë në Shqipëri.

Sektori privat në Shqipëri dhe ekonomia individuale e qytetarit apo ajo familjare po shndërrohen në frontin që merr goditje të gjithanshme. Janë kontributet e bizneseve dhe qytetarëve që mbajnë më këmbë ekonominë e vendit dhe zhvillimin e tij.

Janë këto kontribute që nuk e tradhtojnë në asnjë çast Shqipërinë, pavarësisht se në vite janë përballur me keqadministrim fiskal, dhunën e shtetarëve të korruptuar, ineficiencën e strukturave e administratës shtetërore, mungesën e drejtësisë në dyert e gjyqësorit, të cilat ia kanë shumëfishuar kostot e biznesit dhe të jetesës.

Janë po pronat e këtyre bizneseve dhe qytetarëve që tani përballen me shkatërrim, një kosto tjetër për ta, pavarësisht se në asnjë rrethanë apo moment nuk janë përgjegjëse për vendimmarrjen e gabuar apo të mbrapshtë të qeverive shqiptare.

Sipërmarrësi që hap një dyqan, një restorant apo një kompani nuk është vendimmarrësi që harton politikat publike dhe as përgjegjësi i drejtpërdrejtë për pakënaqësitë që mbushin sheshet.

Ai është, në shumë raste, një nga aktorët që e mban ekonominë gjallë, krijon vende pune, paguan detyrimet dhe u ofron qytetarëve produkte e shërbime.

Ta kthesh biznesin në shënjestër të zemërimit politik do të thotë të godasësh një pjesë të vetë shoqërisë, shpesh pikërisht atë pjesë që ka më pak mundësi për të përballuar humbjet.

Dëmi rrallëherë mbaron te xhami i thyer apo te pajisjet e shkatërruara. Ai vazhdon te punonjësi që rrezikon pagën, te familja që mbështetet te të ardhurat e biznesit, te furnitori që nuk merr pagesën dhe te konsumatori që humbet një shërbim.

Përtej kostos së menjëhershme, ekziston edhe një dëm i fshehur: pasiguria. Kur sipërmarrësit fillojnë të pyesin veten nëse investimi i tyre do të jetë i sigurt nesër, besimi dobësohet, planet shtyhen dhe kapitali bëhet më i kujdesshëm.

Ekonomia nuk ushqehet vetëm me para; ajo ka nevojë edhe për besim, parashikueshmëri dhe bindjen se puna e ndershme nuk do të mbetet e pambrojtur përballë kaosit.

Dhe në këtë moment të protestës së qytetarëve, këta të fundit dhe bizneset janë lënë zbuluar përballë dëmtimit. Prona private nuk mund të trajtohet si një dëm anësor i konfliktit, cilado qoftë natyra e tij.

Këtu pritet të shfaqet marrja përsipër me përgjegjshmëri e përgjegjësisë kryesore që kanë strukturat e shtetit, detyrën për mbrojtje. Mbrojtja e rendit nuk është vetëm çështje reagimi pasi dëmi ka ndodhur.

Forcat e rendit duhet të jenë profesionalisht të përgatitura të mbrojnë qytetarët, bizneset dhe pronën publike e private, pa u zhvendosur në rolin dhunues të atyre që kanë të drejtën të tubohen.

Sepse ndërhyrjet jopërpjesëtimore e arbitrare, sidomos lejimi që pronat private të trajtohen si objekte shfryrjeje të zemërimit të dhunshëm apo si “evidence” për të delegjitimuar zemërimin e njerëzve, përbën një tjetër vepër kriminale, dhe rrezikon ta kthejë vendin në anarki për shkak të mosveprimit sipas ligjit dhe rregullave të shtetit nga ana e strukturave shtetërore.

Për fatin e saj të keq, Shqipëria ka njohur disa rrëshqitje afatshkurtra apo edhe më të zgjatura në kohë në anarki e dhunë. Të gjithë i dimë pasojat ekonomike e situatave të tilla.

Prandaj kërkohet menaxhim i logjikshëm me objektiv ruajtjen e vendit dhe të ekonomisë.

Kjo arrihet si me zgjidhjen e duhur të mbrojtjes së rendit në respekt të të drejtave të protestës, ashtu edhe me zgjidhjen e duhur politike për të ardhmen e vendit, që shkon përtej fatit individual të një apo disa pushtetarëve e politikanëve.

Qytetarët dhe bizneset duhet të rifitojnë besimin se mundi i tyre ka vlerë dhe mbrohet.

Ky është, në fund të fundit, kuptimi më njerëzor i rendit publik: jo thjesht mbajtja e qetësisë në rrugë, por krijimi i kushteve që njerëzit të jetojnë, të punojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen pa pasur frikë se një konflikt mund t’u shkatërrojë atë që kanë ngritur me vite pune.

Sot është dita që drejtuesit e vendit dhe të politikës janë thirrur të sillen si shtetarë, jo si pushtetarë.

Para

U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

Pas

AMP: Po verifikojmë çdo rast të dyshuar për shkelje ligjore nga punonjësit e policisë gjatë protestave

Nga Kategoria

Përfundoi në Lanë gjatë protestës, Klevis Balliu akuzon policinë: Ishte skenar i organizuar për të më larguar
Aktualitet

Aktivisti Florian Haçkaj depoziton padi në SPAK ndaj Ramës dhe drejtuesve të Policisë për dhunën ndaj protestuesve
Aktualitet

Aktivisti Florian Haçkaj depoziton padi në SPAK ndaj Ramës dhe drejtuesve të Policisë për dhunën ndaj protestuesve

17.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Atentati në Gjirokastër/ Mjeti i Beqir Devollit ishte me dyer të hapura, autori i maskuar montoi eksplozivin…shpërtheu një ditë më pas

Atentati në Gjirokastër/ Mjeti i Beqir Devollit ishte me dyer të hapura, autori i maskuar montoi eksplozivin…shpërtheu një ditë më pas

12.10.2026
10.4k
“Nuk na dëgjuan kur protestuam paqësisht”/ Studentja shpërthen në lot: Shqipëria është bërë vend i pajetueshëm

“Nuk na dëgjuan kur protestuam paqësisht”/ Studentja shpërthen në lot: Shqipëria është bërë vend i pajetueshëm

15.10.2026
10.4k
Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

17.10.2026
10.4k
2 ditë Tirana në kaos, Rama-studentëve: Ulemi të flasim…orët e vështira do t’i kalojmë bashkë

2 ditë Tirana në kaos, Rama-studentëve: Ulemi të flasim…orët e vështira do t’i kalojmë bashkë

15.10.2026
10.4k
Investigimi i Financial Times: Si u rrëzua ish-shefi i shërbimit sekret të Gjermanisë

Investigimi i Financial Times: Si u rrëzua ish-shefi i shërbimit sekret të Gjermanisë

12.10.2026
10.4k
19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit

19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit

14.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Nafta është kthyer në luks për shqiptarët/ Paguajmë 7 herë më shumë se holandezët dhe 2 herë më shumë se rajoni

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

10.10.2026
10.4k
Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

16.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit sipas Policisë

Si doli Martin Mane nga qelia pas aksidentit, policia: Shkaktoi aksident nën ndikimin e alkoolit. Gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet

17.01.2025
10.5k
Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

14.10.2026
10.4k
Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

17.10.2026
10.4k
Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

15.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.