Ministria e Drejtësisë ka nisur të përforcojë godinën me mbrojtëse hekuri në dritare. Masat e reja u morën pas protestave të ditëve të fundit, të shoqëruara me përplasje dhe dëmtime të institucioneve në kryeqytet.
Pamjet e publikuara tregojnë ndërhyrjet për të mbrojtur ndërtesën nga sulme të mundshme. Hekuri tashmë i ka ndryshuar pamjen ministrisë, duke e bërë të ngjajë me një fortesë.
Ndërkohë, protestat kundër qeverisë vijojnë prej tetë ditësh. Qytetarë dhe të rinj kërkojnë largimin e Edi Ramës, ndërsa institucionet shtojnë masat për mbrojtjen e godinave.















