E martë, 24 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Majko dhe Limaj kujtojnë bombardimin e Serbisë nga NATO: Serbët pinin verë në bodrumet e Rambujesë

Korrieri nga Korrieri
11.03.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Majko dhe Limaj kujtojnë bombardimin e Serbisë nga NATO: Serbët pinin verë në bodrumet e Rambujesë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ish-kryeministri Pandeli Majko dhe ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj kanë kujtuar sot disa momente interesante nga një prej ngjarjeve më të rëndësishme në procesin për pavarësinë e Kosovës, bombardimin e Serbisë.

Majko tha se ngjarja më e rëndësishme ishte firmosja e marrëveshjes së Rambujesë, që më pas çoi në vendimin për të bombarduar Serbinë. Në emisionin “Zona Zero” në Top Neës, Majko tha se në atë kohë kishte rrezik që dy shtete të NATO-s të kundërshtonin vendimin për bombardimin.

“Kam pasur një telefonatë me sekretarin e Përgjithshëm, Solana, dhe u ktheva në Këshillin e Ministrave ku i njoftova se filloi bombardimi. Rambujeja ishte ngjarja më e rëndësishme, firmosja e saj, nga Hashim Thaçi, firmosja e ktheu automatikisht Kosovën jo thjesht në një delegacion. Aty filloi kuptimin dhe ecurinë në marrëdhëniet ndërkombëtare si shtet. Dënimi i Serbisë për shkak të mosfirmosjes, automatikisht, Prishtina u kthye në Prishtinë zyrtare. Menjëherë më pas u formua qeveria Thaçi”, u shpreh Majko.

Ndërsa Limaj tha se në atë kohë, detyra e tij ishte të krijonte një unitet mes komandantëve të UÇK-së në terren për t’u dakodësuar në firmosjen e marrëveshjes, nga delegacioni që ndodhej në Rambuje.

“Unë së bashku me Rexhep Selimin kemi qenë të caktuar për komunikimin me delegacionin e Rambujesë. Jemi munduar që vazhdimisht t’i informojmë drejtuesit me atë çka po ndodh. Në çdo gjë që ka ndodhur në terren unë e kam informuar delegacionin tonë në Rambuje. Ne vazhduam takimet në terren sëbashku dhe më pas thirrëm të gjithë dhe shtabin e përgjithshëm, kemi mbajtur komunikimin me komandantët e zonave. Ka qenë shumë e rëndësishme komunikimi dhe uniteti në terren. Nuk kemi pasur ne nevojë ta komandojmë delegacionin, ai ka pasur besimin tonë të plotë. Kur kanë fluturu aeroplanët në orën 8, në orën 10-10 e 30 është rrëzuar një aeroplan, nga 800 metra larg vendqëndrimit tonë, jemi afruar dhe kemi pa se aeroplani ka pas flamurin e serbisë. Pas nja 10 minutash kemi gjetur karrigen fluturuese dhe ushtarët kanë dalë me kërku pilotin. Piloti mendohet se u largu në bazën e tij spas GPS”, u shpreh Limaj.

Ish-kryeministri Majko, në atë kohë kujtoi edhe një moment disi komik:

“Gjatë Rambujesë, ne ndiqni delegacionin serb, jo atë të Kosovës. Kur na thanë që delegacioni serb pinte verë në bodrumet e kështjellës së Rambujesë, ky ishte një lajm i mirë për ne, jo për ata”.

Para

Elia Zaharia thyen heshtjen: Me vajzën jetojmë në shtëpinë që Princ Leka braktisi, ja e vërteta e pronës

Pas

Hidhte valle mbi makinën në ecje, e pëson keq i riu në Pogradec (Video)

Nga Kategoria

PS voton për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar, Braçe dhe Çuçi abstenojnë
Aktualitet

PS voton për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar, Braçe dhe Çuçi abstenojnë

24.11.2026
10.3k
Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi
Aktualitet

Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi

24.11.2026
10.3k
Aktualitet

Veliaj futet “all in” kundër Ramës, presion për zgjedhjet në Tiranë: Si po shtohen zërat se mund të nxjerrë kandidat të vetin

24.11.2026
10.3k
Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani
Aktualitet

Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

24.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

21.11.2026
10.4k
Trump, Putin dhe Xi ‘ndajnë’ botën dhe shpërfillin Europën, Ukrainën dhe multilateralizmin

Trump, Putin dhe Xi ‘ndajnë’ botën dhe shpërfillin Europën, Ukrainën dhe multilateralizmin

19.11.2026
10.4k
Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

19.11.2026
10.4k
Vuçiç i bën parapritë arrestimit: Nëse guxojnë, 1 milion njerëz do dalin në rrugë

Vuçiç i bën parapritë arrestimit: Nëse guxojnë, 1 milion njerëz do dalin në rrugë

23.11.2026
10.4k
Nga TikTok te pajisjet e përgjimit, çfarë e lidh Gentian Salën me rrjetin Hyseni-Agasi

Nga TikTok te pajisjet e përgjimit, çfarë e lidh Gentian Salën me rrjetin Hyseni-Agasi

19.11.2026
10.4k
Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!

Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!

18.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.