E diel, 18 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Julian Balliu shef prej tetorit, Prokuroria godet grupin me 22 policë rrugorë në aksin Milot-Morinë, vodhën gjobat e makinave me targa të huaja

Korrieri nga Korrieri
20.09.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Julian Balliu shef prej tetorit, Prokuroria godet grupin me 22 policë rrugorë në aksin Milot-Morinë, vodhën gjobat e makinave me targa të huaja
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp


Prokuroria e Kukësit ka dhënë masa sigurie për 22 punonjës së policisë së Shtetit. Në njoftimin e policisë thuhet se efektivët përvetësuan 21 milionë lekë të vjetra nga vjelja e gjobave për makinat me targa të huaja.

Gjobat e pa arkëtuara të vendosura për automjetet me targa të huaja nga policët në aksin Milot-Morinë për periudhën 1 janar 2023 deri në datë 31 dhjetor 2023 ishin në vlerën 1,279,000 lekë, që me kamatë vonesat e përllogaritur me 60%, shuma shkon në total rreth 2,123,140 lekë.

Skandal, i hetuari për trafik droge Julian Balliu emërohet në krye të Task Forcës së Policisë Rrugore për Milot-Morinë

Kjo shumë e pa arkëtuar për 160 gjoba në total, prokuroria dyshon se u përvetësua nga punonjësit e efektivët e rrugores në aksin Milot-Morinë.

Njoftimi i policisë:  

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkoi masa sigurimi “Arrest në burg”, ‘Arrest në shtëpi’, ‘Pezullim nga detyra’ dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 22 punonjës të Policisë së Shtetit, Seksioni i Qarkullimit Rrugor në autostradën Milot-Morinë nën akuzë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 135 të Kodit Penal.

Më datë 07.03.2024, 24.01.2024 dhe 26.01.2024, oficerët e Policise Gjyqësore pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, referuan në prokurori veprimtari të kundraligjshme të kryera nga punonjës të Policisë së Shtetit, Seksioni për Sigurinë e Autostradave Milot-Morinë. Për fillimin e veprimeve procedurale hetimore shërbeu një informacion që Shefi i Seksionit të kësaj Njësie, i dërgoi Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor dhe Sektorit të Financës në Aparatin e DPPSH për verifikimin e pagesës për disa automjete me targa të huaja, që ishin ndëshkuar për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe në sistemin E-Gjaba për periudhën 01.01.2023 deri në 31.12.2023 dhe rezultonin debitorë.

Gjobat e vendosuara për automjetet me targa të huaja, ishin vjelur në vend nga agjentët verifikues dhe shumat e parave nuk ishin arkëtuar, duke hedhur dyshime të arsyeshme të përvetësimit të tyre nga punonjësit e policisë që i kishin vendosur ato gjoba.

Gjobat e pa arkëtuara të vendosura për automjetet me targa të huaja nga agjentët verifikues të Njësisë së Sigurisë së Autostradave Milot-Morinë për periudhën 01.01.2023 deri në datë 31.12.2023 ishin në vlerën 1,279,000 lekë, që me kamatë vonesat e përllogaritur me 60%, shuma shkon në total rreth 2,123,140 lekë. Kjo shumë e pa arkëtuar për 160 gjoba në total dyshohet se u përvetësua nga punonjësit e Njësisë së Sigurimit të Autostradave Milot-Morinë.

Sa më sipër, më datë 17.09.2024, prokurori i çështjes paraqiti kërkesën për caktimin e masave të sigurimit dhe ndaluese për personat e hetuar, konkretisht për 22 persona nën hetim për të cilët u vendos:

  1. Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe ‘Pezullimi i ushtrimit të detyrës’ ndaj Inspektor A. B. me detyrë turp shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot – Morinë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  2. Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor B. S., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  3. Të caktohet masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor B.C., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar per veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  4. Të caktohet masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor F.A., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  5. Të caktohet masa e sigurimit “Arrest në burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor G. Gj. me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar per veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  6. Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor G. K., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar per veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  7. Të caktohet masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor Gj. L. me detyrë trup shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot – Morinë, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  8. Të caktohet masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor Gj.T., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  9. Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor K.G., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurine Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  10. Të caktohet masa e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor Z.A. me detyrë ish-trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualisht Oficer i Patrullës së Përgjithshme, trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Kom. Policisë Kukës, në DVP Kukës, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  11. Të caktohet masa e sigurimit “Arrest në burg” ndaj Inspektor A.H. me detyrë ish-trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualisht Oficer i Patrullës së Përgjithshme, trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Kom. Pol. Kukës, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  12. Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor M. B. ish trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualisht trupë shërbimi trafiku urban dhe interurban në Seksionin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Lezhë;
  13. Të caktohet masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi për t’u larguar jashtë vendit” ndaj N/Komisar A.P. me detyrë Specialist Shërbimi, OPGJ, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualisht Specialist Shërbimi Përgjegjës Turni në Seksionin e Parandalimit dhe Sigurisë në Trafikun Urban në Kom. Pol. Rrugore Tiranë;
  14. Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj N/Komisar K.M. me detyrë ish-Specialist Shërbimi, OPGJ, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot- Morinë. Aktualisht Specialist Urban dhe Interurban në DVP. Shkodër, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 135 dhe 248 të Kodit Penal;
  15. Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor N. P me detyrë ish-trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualish me detyrë Trupë Shërbimi për Trafikun Urban dhe Interurban në Seksionin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP. Lezhë, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  16. Të caktohet masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor I. P. me detyrë ish-trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualisht kryen detyrën Trupë Shërbimi Operacional (F. P) shqiponja/motorrist: Seksioni i Patrullës së Përgjithshme dhe F.P. Shqiponja në DVP. Kukës, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

17.Të caktohet masa e sigurimit “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi për tu larguar jashtë vendit”, ndaj N/komisar Sh.Gj. ish-Specialist Shërbimi O. P.GJ, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave. Aktualisht Specialist Urban dhe Interurban në DVP Kukës, i dyshuar për veprën penale te parashikuar nga neni 248 te Kodit Penal;

  1. Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor A.S. me detyrë ish-trupë shërbimi dhe Informacioni, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave. Aktualisht kryen detyrën Trupë Shërbimi tek Grupi i Paisjeve Speciale në Seksionin Operacional për Sigurinë Rrugore, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”’;
  2. Të caktohet masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj F.Xh. aktualisht i liruar nga strukturat e policisë së shtetit, në vitin 2021 ka ushtruar detyrën e trupës së sherbimit në njësinë e sigurisë së autostradave Milot-Morinë, për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
  3. Të caktohet masa e sigurimit personale shtrenguese “detyrimi per tu paraqitur ne policine gjyqesore” dhe “ndalimi per tu larguar jashte vendit”, ndaj G.D., punonjës policie, me detyrë aktual Shef i Seksionit të trafikut urban dhe interurban pranë Sektorit të Policisë Rrugore në D.V.P Elbasan, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

21.Të caktohet masa e sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi për t’u larguar jashtë vendit”, ndaj A.N, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe

  1. Të caktohet masa e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndaj A. T., dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.
Para

Shpërthimi i ‘radiove’ të Hezbollahut, çfarë është “njësia 8200” e izraelitëve 

Pas

Sali Berisha tregon sa para ka në bankë: Në 54 vite punë kam kursyer….

Nga Kategoria

“Nuk gënjehemi më!”/ Nga protestat e verës te revolta studentore, Shqipëria kërkon ndryshim rrënjësor
Aktualitet

“Nuk gënjehemi më!”/ Nga protestat e verës te revolta studentore, Shqipëria kërkon ndryshim rrënjësor

17.10.2026
10.4k
Doktoresha Silvana Shametaj Ruli, letër ministres së Shëndetësisë: Mjeku nuk mund të jetë kurrë zgjatim i forcës policore!
Aktualitet

Doktoresha Silvana Shametaj Ruli, letër ministres së Shëndetësisë: Mjeku nuk mund të jetë kurrë zgjatim i forcës policore!

17.10.2026
10.4k
“Nuk duhen fajësuar ‘duart e huaja’ për trazirat”, analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita nuk bind
Aktualitet

“Nuk duhen fajësuar ‘duart e huaja’ për trazirat”, analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita nuk bind

17.10.2026
10.4k
Skenë lufte pranë Kryeministrisë, përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve
Aktualitet

Skenë lufte pranë Kryeministrisë, përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve

17.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Plumbat gomë janë përdorur në mënyrë të kufizuar”, Hita: Përdorim vetëm pajisje që lejohen në vendet e BE-së

“Plumbat gomë janë përdorur në mënyrë të kufizuar”, Hita: Përdorim vetëm pajisje që lejohen në vendet e BE-së

17.10.2026
10.4k
2 ditë Tirana në kaos, Rama-studentëve: Ulemi të flasim…orët e vështira do t’i kalojmë bashkë

2 ditë Tirana në kaos, Rama-studentëve: Ulemi të flasim…orët e vështira do t’i kalojmë bashkë

15.10.2026
10.4k
Investigimi i Financial Times: Si u rrëzua ish-shefi i shërbimit sekret të Gjermanisë

Investigimi i Financial Times: Si u rrëzua ish-shefi i shërbimit sekret të Gjermanisë

12.10.2026
10.4k
Aktivisti Florian Haçkaj depoziton padi në SPAK ndaj Ramës dhe drejtuesve të Policisë për dhunën ndaj protestuesve

Aktivisti Florian Haçkaj depoziton padi në SPAK ndaj Ramës dhe drejtuesve të Policisë për dhunën ndaj protestuesve

17.10.2026
10.4k
Qyteti Studenti, stacioni i fundit i dhunës mbrëmë në Tiranë. Sulmohen konviktet, ndërhyjnë Policia dhe FNSH

Qyteti Studenti, stacioni i fundit i dhunës mbrëmë në Tiranë. Sulmohen konviktet, ndërhyjnë Policia dhe FNSH

16.10.2026
10.3k
Ambasada Britanike reagon për protestën në Tiranë: Dhuna nuk justifikohet, palët të ulin tensionet

Kur tronditet rendi, prona nuk duhet të jetë viktima

17.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

16.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit sipas Policisë

Si doli Martin Mane nga qelia pas aksidentit, policia: Shkaktoi aksident nën ndikimin e alkoolit. Gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet

17.01.2025
10.5k
Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

17.10.2026
10.4k
Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

14.10.2026
10.4k
Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

15.10.2026
10.4k
Spiropali i kërkon Ramës të mbledhë strukturat e PS dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme

Spiropali i kërkon Ramës të mbledhë strukturat e PS dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme

16.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.