E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

PS nuk gjen konsensus për ligjin e basteve sportive

Korrieri nga Korrieri
07.12.2023
në Aktualitet, Slider
A A
PS nuk gjen konsensus për ligjin e basteve sportive
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një projektligj i qeverisë për rikthimin e basteve sportive online nuk po gjen dakordësi mes deputetëve të mazhorancës për shkak të mungesës së mekanizmave të kontrollit dhe problemeve me taksimin – ndërsa opozita e quan atë “një ligj klientelist”.

Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi të enjten pa rezultat ndryshimet e ligjit “Për lojërat e fatit”, që parashikon rikthimin e tyre online pesë vite pasi qeveria “Rama” i mbylli ato me ligj. Në një mbledhje online me praninë vetëm të deputetëve të mazhorancës nuk u arrit një konsensus për ndryshimet e reja të propozuara për draftin e qeverisë nga kryetari i komisionit, Eduart Shalsi.

Që në nisje, Shalsi pranoi se këto ndryshime nuk e zgjidhin sfidën e menaxhimit të këtij tregu, duke i kërkuar Ministrisë së Financave që të hartojë një ligj të ri më të plotë. Propozimi i parë lidhej me mënyrën e organizimit të garës duke vendosur dhe një tarifë ekstra për kompanitë fituese të licencave për organizimin e këtyre lojërave.

“Meqënëse licenca do të jetë 10 vjet, gara të organizohet në dy faza, konkurim fillestar me plotësim bazik të dokumenteve ligjore dhe faza e dytë të ketë një komponent financiar,” – tha Shalsi, duke sqaruar që kriteri të jetë “kush investon më shumë” me idenë e një ankandi dysheme. Propozimi i dytë lidhej me ndërtimin e një sistemi tek i cili do të lënë gjurmë të gjitha transaksionet që do të ndodhin në kompanitë e lojërave online dhe basteve sportive.

“Ka një koncesion që do mbetet në fuqi, por sugjerohet që ky lloj sistemi përfshirë edhe monitorimin të jetë i monitoruar në real time në një rekord,” shtoi ai. Ai pranoi se në komision kishin ardhur propozime të shumta dhe një ndër to ishte kërkesa nga ish-kompanitë e basteve që të mos jetë kusht skualifikues aktiviteti në 3 vende të huaja, por një minimum vitesh në këtë fushë. Kjo kërkesa nuk u pranua dhe Shalsi sqaroi se komisioni do t’i qëndrojë përcaktimit të kriterit që kompania të ketë përvojë jo më pak se 3 vjet në këtë fushë në 3 vendet e OECD-së.

Sipas tij, do të duhet të përcaktohet sipas legjislacionit vendas edhe përqindja e aksioneve që do të ketë aksioneri i huaj, që është si një kriter tjetër kufizues. Deputeti Erion Braçe, i cili e ka kundërshtuar këtë projektligj që në nisje, kundërshtoi edhe propozimet e reja duke thënë se, – “ajo që propozohet është ta lëshojmë pa duar fare, ta përhapim kudo”.

“Duam ta legalizojmë dhe kontrollojmë apo vetëm po e legalizojmë dhe ta lëmë të lirë?” – pyeti Braçe duke konstatuar se ligji s’ka masa për ta kontrolluar. Braçe propozoi që platforma e basteve online të jetë në pronësi të shtetit dhe monopol, si e vetmja mënyrë për të kontrolluar aktivitetin e paligjshëm. Edhe deputetë të tjerë socialistë kritikuan projektin e qeverisë dhe vijuan të këmbëngulin që tatimi mbi kompanitë që do të licensohen është zero, duke vënë në pikëpyetje përfitimin e shtetit.

“S’mund të paguajnë tatime më pak se ata që ushtrojnë aktivitet tregtar” – tha Alban Xhelili duke e cilësuar tatimin e parashikuar “jo të drejtë”. Ai po ashtu foli për rriskun e manipulimit, duke iu referuar dhe konsultimeve me përfaqësues të kompanive të basteve. Sipas Xhelilit, këto mungesë garancie në platformat e tyre mund të çojnë në evazion, por edhe në elementë të pastrimit të parave.

Edhe deputetja Pranvera Resulaj kërkoi tatim më të lartë për kompanitë e basteve. Pas debateve, Shalsi pranoi se formalizim 100 përqind të tregut nuk mund të pretendohej, por të paktën ndryshimet synojnë legalizimin e tregut ilegal që është aktualisht.

Opozita e ka kundërshtuar gjithashtu fort këtë draft-ligj të qeverisë. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku i tha BIRN se edhe ndryshimet e reja që propozohen mbi këtë draft nuk ndryshojnë perceptimin se ai është një “ligj klientelist”.

“Qeveria vazhdon traditën e ligjeve me porosi dhe klienteliste,” tha Tabaku duke i cilësuar ndryshimet si “favorizim i një pakice, ndëshkim i shumicës dhe duke thelluar pabarazinë si në kuptimin e taksimit të këtyre bizneseve, ashtu dhe në vendosjen e rregullave”.

“Ende nuk ka qartësi se si do operohet me kompanitë e huaja që duhet të jenë ortake me ato shqiptare,” theksoi ajo, duke shtuar se, “këto paqartësi krijojnë probleme serioze, duke pasur parasysh se shumica e kontratave që SPAK po i provon si korruptive dhe i ka hetuar i kanë pasur kompani të huaja”.

/Reporter.al

Para

Zbardhen detaje/ Çfarë i sekuestroi SPAK-u Monika Kryemadhit në shtëpi 

Pas

Vritet në luftë djali zyrtarit të lartë Izraelit

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.3k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.