E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

E vdekur dhe varrosur në vitin ’56, shfaqet e gjallë pas katër vitesh gruaja nga Memaliaj

Korrieri nga Korrieri
03.10.2024
në Aktualitet
A A
E vdekur dhe varrosur në vitin ’56, shfaqet e gjallë pas katër vitesh gruaja nga Memaliaj
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Drama që ka përjetuar Çerçiz Dyrmishi dhe familjarët e tij në fundin e viteve ’50, e rrëfyer vetëm nga ata dhe bashkëkohësit, tingëllon e pabesueshme. E tillë do të mbetej ajo përfundimisht, po të mungonte dokumentacioni zyrtar i ish- Sigurimit të Shtetit, në të cilin ngjarja është regjistruar e plotë, madje deri në detaje. Ajo nis me një lajm të beftë, që ka tronditur të madh e të vogël, mëngjesin e ftohtë të 13 janarit 1959, në qytetin e Memaliajt. Arrestimi i papritur i Çerçiz Dyrmishit dhe familjarëve të tij, se kishin vrarë me duart e tyre vajzën e shtëpisë, Ervehenë, ka rënë si bombë në qytezën e vogël të minatorëve. Për muaj dhe vite me radhë, të njohurit dhe të panjohurit e familjes Dyrmishi do të jetonin me urrejtjen për protagonistët e krimit makabër. Në fakt, ajo çfarë kishte ndodhur kishte qenë një tjetër histori, me tjetër rrjedhë e personazhe të padëgjuar, që do të zbardhej pak vonë, kur Çerçizi dhe të tijtë kishin kaluar jo pak në qelitë e burgut. Po çfarë ndodhi?

E pabesueshme/ E vdekur dhe varrosur në vitin ’56, shfaqet e

Hetusia: Rrethanat e Ngjarjes

Ervehe Dyrmishi kishte lindur në Koprenckë të Skraparit dhe prej disa vitesh ndodhej e martuar me Xh.Q. nga Progonati i Tepelenës. Në muajin shkurt të vitit 1956, ajo largohet nga banesa e të shoqit dhe kthehet tek i vëllai, Çerçizi, në qytetin e Memaliajit, me pretendimin se keqtrajtohej nga bashkëshorti. Pak ditë më vonë, i shoqi i Ervehesë ndërhyn te Çerçizi dhe kërkon kthimin e saj në shtëpi. Ky i fundit, pas bisedave me të motrën, e çon përsëri tek i shoqi, i cili, sipas zakonit, kishte përgatitur edhe një darkë. Gjatë darkës, krejt papritur, Erveheja largohet në drejtim të Memaliajit. Mbas kësaj largohet dhe Çerçizi e brenda natës kthehen të dy në shtëpi, e para Erveheja dhe më pas Çerçizi. Pas asaj dite, Erveheja u zhduk dhe nuk u pa gjëkundi. Fakti i zhdukjes së saj nuk preokupoi asnjë nga familjarët. Këta të fundit besohet se kanë mbetur të kënaqur, pasi shpëtuan nga prezenca e saj. Me këtë lidhet heshtja e të vëllait, Çerçizit, të ëmës, motrës dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes. Tri vite më vonë, në janar 1959, organet e hetimit nisën procedurën për fatin e të zhdukurës. Nga rrethanat e çështjes del se fillimi i hetimeve për rastin e dhënë ishte me vend. Përderisa Erveheja rezultonte e larguar në drejtim të paditur qysh nga viti 1956 dhe familiarët shpjegime kontradiktore, për hetuesinë kishte plot arsye që të mendonte se në rastin konkret mund të ndodhemi para krimit të vrasjes.

E pabesueshme/ E vdekur dhe varrosur në vitin ’56, shfaqet e

Policia: Ervehenë e kanë vrarë

Në datën 3.7.1959, sipas dokumentit të Prokurorisë, Policia e Skraparit filloi ndjekjen penale kundër Çerçiz Dyrmishit nga katundi Kopreckë, me banim në Memaliaj, gruas së tij, Fatime Dyrmishi, dhe vjehrrës, Hatixhe Hasanaj, për vrasjen e qytetares Ervehe Dyrmishi, motrës së Çerçizit, për motive të dobëta. Së bashku me tre të pandehurit u mor në përgjegjësi penale edhe Emine Dino për moskallëzim krimi. Hetimet në fillim u zhvilluan nga hetuesi i degës së Skraparit, Ali Cufi, dhe pas dy muajsh u ngarkua hetuesi i Drejtorisë së Përgjithshme, Zija Çela. Ndërkaq kontrolli mbi hetimet u krye direkt nga kryetari i degës së hetuesisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Misto Bllaci. Në përfundim, çështja iu referua Gjykatës së qarkut Gjirokastër, e cila deklaroi fajtorë të katër të pandehurit, duke dënuar Çerçiz Dyrmishin me 25 vjet heqje lirie (Prokurori kërkoi dënimin me vdekje), Fatime Dyrmishi me 15 vjet, Hatixhe Hasani me 20 vjet dhe Emine Dino me një vit me kusht. Vendimi u la në fuqi nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë.

Të pandehurit: E kemi mbytur!

Në procesverbalin e datës 12.3.1959, Çerçizi pohoi: “E qëllova Ervehenë me një hekur tri herë në kokë. Mbasi u rrëzua, vjehrra i zuri gojën për të mos bërtitur, ndërsa gruaja i hodhi litarin në fyt. Mbasi u shkaktua zhurma, erdhi Mineja dhe na pa. Në orën 11 e mbështollëm me një batanije dhe e shpumë afër lumit. Bëmë një gropë një metro të thellë dhe e varrosëm. Isha unë, Hatixheja, Fatimeja dhe Mineja. Nga varrimi u kthyem në ora 12:30 të natës”. Në procesverbalin e datës 18.4.959, Fatime Dyrmishi deklaroi: “Çerçizi i ra me një shkelm dhe Erveheja ra e vdekur. Prezente ka qenë edhe Minija. E mbuluam me një batanije dhe ia hodhëm mbi kurriz Çerçizit, i cili bashkë me Minenë e nxorën jashtë. Se ku e hodhën, nuk e di. Nëna gjithashtu mbeti në krevat (në shtëpi)”. Në procesverbalin e datës 20.4.1959, Fatime Dyrmishi jep këto shpjegime: “E mbytëm qysh atë natë që u kthye nga burri. Më parë Çerçizi i ra me shqelm dhe pastaj e mbyti me litar. Unë i mbaja gojën me shami dhe Çerçizi me Minenë i shtrëngonin litarin. Nëna i mbante duart dhe këmbët. Mbas vrasjes e nxuarrën jashtë Çerçizi dhe Minija. Rrugën e kontrolloi më parë Çerçizi. Trupin e hodhëm në lumë”. Në procesverbalin e datës 8.4.1959, Hatixhe Hasani, pas ballafaqimit me Fatimen, thotë: “Çerçizi vajti në dhomë të Minesë dhe u kthyem bashkë. Mineja mbante në dorë një litar dhe ia hodhën Ervehesë për ta mbytur. Unë me vajzën (Fatimen) vumë duart në kokë, dukë thënë ç’po bëni. Të nesërmen Çerçizi më tha se e hodhën në lumë”.

Në procesverbalin e datës 15.4.1959 shpjegon: “Unë, kur e varrosëm, s’kam qenë, por vendin ma tregoi vajza Fatime një ditë që po lanim rrobat. Tani vendi u deformua. Atë natë ka vajtur edhe Fatimeja. Çerçizi e mbyti me litar, Fatimja i mbante gojën me peshqir”. Në procesverbalin e datës 1.4.1959, Mineja thotë: “Pashë Ervehenë të vrarë dhe të mbuluar. Më thanë se e vranë, mbasi i turpëroi. Unë u largova”. Në procesverbalin e datës 16.4.1959, Mineja jep këtë përshkrim: “Nga korridori dëgjova se po ziheshin. Çerçizi e goditi me mashë. Vajta në dhomën e tyre, hapa derën dhe më thanë se e vranë Ervehenë. Ajo qe e shtrirë dhe e mbuluar me batanije. Nuk e di si e hodhën, mbasi dola nga dhoma”.

Provat: Varri buzë lumit

Vendvarrimi i viktimës veçohet si prova më e fortë e procesit për dënimin e Çerçiz Dyrmishit dhe tre pjesëtarëve të tjerë të familjes për vrasjen e Ervehesë. Së paku, për pjesën e ekspertëve të cilët janë marrë drejtpërdrejt me çështjen. Përtej pasaktësive dhe kundërthënieve që përmbajnë dokumentet e hetuesisë rreth këtij objekti, akoma më misterioz e bëjnë ekzistencën e tij dëshmitë e të pandehurve. E vetmja pikë ku bashkohen thëniet e tyre gjatë procesit është përshkrimi i një vendi në buzë të lumit në skaj të qytetit. Në rrëfimin pas procesit gjyqësor, Çerçiz Dyrmishi ka treguar çastet kur është përgjigjur për vendvarrimin e Ervehesë. “Ishte natë, një natë e errët dhe e ftohtë. Pasi e mbytëm, e mora në supe dhe e çova në një vend afër lumit. Aty ishte një gropë dhe e hodha. E mbuluam me baltë dhe me ferra që të mos kuptohej dhe u kthyem në shtëpi. Më çuan aty hetuesit me dhjetëra herë. Kemi gërmuar me ta, por nuk kemi gjetur gjë.- Ndoshta mund ta ketë marrë lumi,- u thosha unë atyre”. Gati të njëjtën përgjigje ka dhënë për vendvarrimin edhe e shoqja e Çerçizit, Fatimja.

Dëshmitë e marra nën tortura

Të arrestuar në befasi Çerçizi me të ëmën dhe gruan, kanë pranuar nën tortuë fabulën që besonin autoritetet e sigurimit dhe hetuesisë për fatin e Ervehesë të zhdukur nëpër natë në vitin e largët 56. Pavarsisht se çfarë kishte ndodhur me të, ata ishin shtërguar të pohonin, madje deri diku dhe të besonin se Ervehenë e kishin vrarë me duart e tyre! Pikërisht atëherë kur “drejtësia” kishte dhënë verdiktin e vet për “kriminelët” dhe ata vuanin dënimin sipas “fajësisë”, u dëgjua një zë i çuditshmë që pakkush e besonte: Erveheje është gjallë! Gjallë po si ka mundësi të çohet nga varri i vdekuri? Flisnin nën zë ata që e njihnin mirë historinë e asaj që kishte ndodhur. Çdo gjë më tej me të drejtë tingëllonte e pabesueshme për ta…

Para

Ilir Proda merr detyrën, pritet “raprezalje” me drejtorët e policisë në qarqe

Pas

“Me forcë nëpër dhëmbë po rri, më vrasin sot më vrasin nesër”, e ëma e “ushtarit” të Vis Martinajt: Nuk dal dot në rrugë

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Tmerri i temperaturave të larta: Mbi 1 mijë viktima brenda pak ditëve (dhe e keqja sa ka filluar)

El Nino drejt rekordit historik? 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.