E mërkurë, 21 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbulohet skema, Monika merrte kredi për pasuri të paluajtshme, e ëma i shlyente me CASH pa asnjë burim

Korrieri nga Korrieri
24.10.2024
në Aktualitet
A A
Zbulohet skema, Monika merrte kredi për pasuri të paluajtshme, e ëma i shlyente me CASH pa asnjë burim
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

 Blerje apartamentesh qindra mijëra euro të pajustifikuara, qindra mijëra euro të tjera shpenzime, blerje në dyqane luksi apo udhëtime, me para të padeklaruara dhe origjinë që sipas SPAK vinte nga korrupsioni janë disa prej episodeve që Prokuroria e Posaçme i evidenton nga hetimi për të argumentuar akuzën e pastrimit të parave nga çifti Meta-Kryemadhit.

Nga hetimet e SPAK evidentohet se një nga skemat e përdoruara nga çifti Meta-Kryemadhi për pastrimin e parave ishte marrja e kredive për justifikim shpenzimesh, ndërsa kreditë shlyheshin cash nga Fatime Kryemadhi. Vetëm në një rast në pak muaj nëna shleu kredi me vlerë 138 mijë euro pa justifikuar burimet. (122)

SPAK tregon se një kredi e marrë 335 mijë euro nga Fatime Kryemadhi është përdorur për të justifikuar blerjen e një apartamenti duplex në ish bllok në vitet 2009-2010. 

Por sipas SPAK nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga vjehrra e Ilir Metës dhe kredia 335,000 Euro gjithashtu është shlyer me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në mars-nëntor 2010, para që Prokuroria e Posaccme i cilëson se vijnë nga korrupsioni i Metës dhe Kryemadhit. Pra 310 mijë euro që SPAK i cilëson nga burime të panjohura (faqe 125)

Kështu që sipas Prokurorisë kredia 335 mijë euro është përdorur për blerjen e katit të dytë të duplex, ndërsa kati i parë ishte blerë ishte likujduar më parë nga Fatime Kryemadhi.

SPAK ka pyetur mamanë e Monika Kryemadhit, Fatime, e cila sipas Prokurorisë ka dhënë shpjegime të pabesueshme për burimet, duke dhënë një herë shitje pronash, një herë tjetër marrje hua apo edhe në një rast 100 milionë lekë nga paratë e qokave për vdekjen e bashkëshortit. Prokuroria e Posaçme thotë se jo vetëm kaq por ajo dorëzoi kontrata huamarrjeje me Ema Çokun pasi u pyet në SPAK, ndërsa asnjë gjurmë lëvrimi parash nuk gjenden në banka.

E gjitha kjo skemë që sipas SPAK bëri që të futeshin në sistemin bankar para cash prej 846 mijë eurosh, erdhi në një kohë kur Ilir Meta akuzohej për korrupsion në lidhje me aferën e CEZ-DIA me Kastriot Ismailajn.

“Me qëllim për të mos përdorur për blerjen e apartamenteve shuma parash me origjinë korruptive, apo të pajustifikuara ndërkohë që në këtë periudhë kohore Ilir Meta akuzohet edhe për një fakt korrupsioni në lidhje me shtetasin Kastriot Ismailaj, është përdorur si truk marrja fillimisht e dy kredive bankare….Pra shumat e parave të ligjshme të përfituara nga kreditë, janë kthyer në bankë me para të paligjshme të përfituara nga veprimtari korruptive. Në këtë mënyrë, ajo ka mbuluar natyrën e vërtetë të shumave monetare të siguruara në mënyrë të paligjshme”

Në dosjen e SPAK evidenton edhe blerjet e Monika Kryemadhit në dyqanet e Evropës në shifra të konsiderueshme. Vetëm në një rast nga karta e kreditit e marrë nga Adrian Shatku Kryemadhi ka shpenzimet në një butik 12 mijë dollarë. 

Edhe shpenzimet e bëra nga fëmijët në Angli nuk janë deklaruar sipas SPAK, nuk është deklaruar i saktë shpenzimi për arsimimin por edhe shpenzime shëndetësore për fëmijët. Me kartën e kreditit në emër të gjyshes, Fatime Kryemadhi, SPAK thotë janë kryer blerje në dyqane veshjesh e këpucësh në Britaninë e Madhe me vlera të konsiderueshme, vetëm për vitin 2019 mbi 35 milionë lekë të vjetra.

Pra, me dokumentacionin e shpenzimeve dhe makinacionet për të pastruar para sipas Prokurorisë së Posaçme vërtetohet se Ilir Meta dhe Kryemadhi kanë shfrytëzuar pushtetin e tyre dhe përmes korrupsionit kanë siguruar për familjen para që i kalojnë miliona. /Korrieri

LEXO EDHE:

https://gazetakorieri.com/index.php/2024/10/22/ekskluzive-dalin-sms-te-marin-gjonaj-pjese-e-dosjes-se-spak-per-ciftin-meta-kryemadhi-si-u-ndihmua-unifi-te-perfitonte-para-cfare-deklaroi-biznesmeni/
https://gazetakorieri.com/index.php/2024/10/24/skandali-drejtori-i-vodafone-kerkoi-nga-kryemadhi-bllokimin-e-samir-manes-theodhori-cami-organizoi-viziten-te-shtepia-e-metes-spak-zbulon-pagesat-qe-mori-nga-adrian-shatku/
Para

Zbulohen detaje nga aksioni policor, mes të arrestuarve edhe gra. Shikoni çfarë u gjet në këtë magazinë

Pas

“Je papagall i banditëve të SPAK!” “Ti je papagall i Metës dhe Berishës”, sherr në emision mes Bushatit dhe Lalës

Nga Kategoria

Protestat në Itali, lind “Lëvizja 17 Tetori”, manifesti i saj: Një lëvizje rinore, pa drejtues dhe pa hierarki
Aktualitet

Protestat në Itali, lind “Lëvizja 17 Tetori”, manifesti i saj: Një lëvizje rinore, pa drejtues dhe pa hierarki

20.10.2026
10.4k
“Beteja” zhvendoset te sheshi “Skënderbej”, protestuesit shkulin pllakat, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
Aktualitet

“Beteja” zhvendoset te sheshi “Skënderbej”, protestuesit shkulin pllakat, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

20.10.2026
10.4k
Vilat në Dhërmi dhe Palasë, gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

SPAK i komunikon akuzat përfundimtare Belinda Ballukut: 9 raste për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion dhe pastrim parash

20.10.2026
10.4k
Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana
Aktualitet

Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

20.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

19.10.2026
10.5k
Protestat në Itali, lind “Lëvizja 17 Tetori”, manifesti i saj: Një lëvizje rinore, pa drejtues dhe pa hierarki

Protestat në Itali, lind “Lëvizja 17 Tetori”, manifesti i saj: Një lëvizje rinore, pa drejtues dhe pa hierarki

20.10.2026
10.4k
Në kulmin e protestave në Tiranë, kryeministri Rama shkon të hënën në Vjenë

Në kulmin e protestave në Tiranë, kryeministri Rama shkon të hënën në Vjenë

17.10.2026
10.4k
Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

14.10.2026
10.4k
“Reuters” jehonë protestës së studentëve në Tiranë

“Reuters” jehonë protestës së studentëve në Tiranë

14.10.2026
10.4k
Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

15.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

19.10.2026
10.5k
Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

16.10.2026
10.4k
Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

17.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit sipas Policisë

Si doli Martin Mane nga qelia pas aksidentit, policia: Shkaktoi aksident nën ndikimin e alkoolit. Gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet

17.01.2025
10.5k
Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

15.10.2026
10.4k
Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

20.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.