E diel, 18 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Rebelët e Al Nusra rrëzojnë nga pushteti Assadin, po tani? Çfarë pritet të ndodhë

Korrieri nga Korrieri
08.12.2024
në Botë, Slider
A A
Rebelët e Al Nusra rrëzojnë nga pushteti Assadin, po tani? Çfarë pritet të ndodhë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Rebelët sirianë deklaruan se kanë rrëzuar nga pushteti presidentin Bashar al-Assad pasi morën kontrollin e Damaskut të dielën, duke e detyruar atë të ikte dhe duke i dhënë fund sundimit autokratik të familjes së tij pas më shumë se 14 vitesh luftë civile. Rebelët i dhanë gjithashtu një goditje të madhe ndikimit të Rusisë dhe Iranit në Siri në zemër të rajonit – aleatë që kishin mbështetur al-Assadin gjatë periudhave kritike të konfliktit.

Sirianët dolën në rrugë të dielën duke festuar fundin e sundimit të hekurt 50 vjeçar të familjes Assad, pas një përparimi të befasishëm të rebelëve që në pak ditë arritën në kryeqytet duke ngritur tani pikëpyetje për të ardhmen e vendit dhe rajonit më të gjerë. Turmat u mblodhën në sheshet qendrore të Damaskut duke valëvitur flamurin sirian, skena që ngjasonin me ditët e para të kryengritjes së Pranverës Arabe, përpara se të niste një shtypje brutale nga ana e qeverisë që e zhyti vendin në një luftë civile gati 14-vjeçare.

Të tjerë plaçkitën pallatin presidencial dhe rezidencën e familjes Assad pasi presidenti Bashar al-Assad dhe zyrtarë të tjerë të lartë u larguan nga vendi. Rusia, një aleate e ngushtë, tha se al-Assad u largua nga vendi pas negociatave me grupet rebele dhe kishte dhënë udhëzime për të transferuar pushtetin në mënyrë paqësore. Televizioni shtetëror sirian transmetoi një deklaratë video herët të dielën nga një grup rebelësh duke thënë se al-Assad ishte rrëzuar nga pushteti dhe të gjithë të burgosurit ishin liruar. Ata u bënë thirrje njerëzve që të ruajnë institucionet e “shtetit të lirë sirian”.

Rebelët thanë se liruan personat e mbajtur në burgun famëkeq Saydnaya, ku grupet e të drejtave thonë se mijëra u torturuan dhe u vranë.

Komandanti rebel Anas Salkhadi, i cili u shfaq në televizionin shtetëror më vonë gjatë ditës, u përpoq të qetësonte pakicat fetare dhe etnike të Sirisë, duke thënë: Siria është për të gjithë, pa përjashtime. Siria është për druzët, sunitët, alavitët dhe të gjitha sektet.

Ndërsa sirianët po festonin, kryeministri Mohammad Ghazi al-Jalali bëri thirrje për zgjedhje të lira.

Jalali tha gjithashtu se kishte qenë në kontakt me drejtuesin e rebelëve, Abu Mohammed al-Golanin për të diskutuar mbi menaxhimin e periudhës së tranzicionit, duke shënuar një zhvillim të dukshëm në përpjekjet për të formësuar të ardhmen politike të Sirisë.

“Sinqerisht e them, isha i befasuar nga sa shpejt ndodhi. Nuk prisja që do të duheshin vetëm dhjetë ditë që, rebelët që u nisën nga Idlibi të mbërrinin në Damask. Por ishte lëvizje e madhe. Irani dhe Rusia janë dobësuar me këto zhvillime sepse al-Assadi ka qenë aleati kryesor për dekada. Unë mendoj për Rusinë, interesi është të mbajë një bazë në zemër të Lindjes së Mesme. Dhe kjo është arsyeja që unë parashikoj se Rusia është e hapur për një lloj negociatash me Golanin dhe me Turqinë. Irani mendoj se do ta ketë më të vështirë”,thotë Andre Banks- ekspert për Sirinë në Institutin Giga për Studimet e Lindjes së Mesme në Hamburg.

“Regjimi i al-Assadit ishte i kalbur nga brenda dhe i korruptuar, si një shtet mafioz. Kishte shumë pak besnikëri të vërtetë. Kështu që i gjithë ky sistem u mbajt i bashkuar nga frika. Dhe pastaj kemi natyrisht Rusinë. Ditët e fundit Rusia ka larguar anijet e saj nga baza ushtarake në Tartous. Gjithashtu, personeli i rangut të lartë ushtarak është larguar. Irani ka dhënë një lloj sigurie, por nuk po jepnin më ndihmë. Hezbollahu është dobësuar shumë dhe ishte tërhequr nga disa pozicione edhe rreth Alepos për shkak të luftës me Izraelin pas 7 tetorit. Të gjithë këta elementë sollën një dobësim të pushtetit të Assadit”, shprehet Carsten Wieland, ish-këshilltar i lartë i të dërguarit special të OKB-së në Siri.

Fundi i sundimit të al-Assadit i jep një goditje të madhe Iranit dhe aleatëve të tij, tashmë të dobësuar nga më shumë se një vit konflikt me Izraelin. Rebelët tani përballen me detyrën për të kapërcyer problemet e mëdha në një vend të shkatërruar nga lufta dhe ende të ndarë mes fraksioneve të ndryshme të armatosura.

Luftëtarët e opozitës të mbështetur nga Turqia po luftojnë me forcat kurde aleate të SHBA-së në veri dhe grupi i Shtetit Islamik është ende aktiv në disa zona të largëta. Rebelët udhëhiqen nga grupi Hayat Tahrir al-Sham, ose HTS, i cili e ka origjinën në al-Kaida dhe konsiderohet një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara.

Abu Mohammed al-Golani, një ish komandant i Al-Kaidës, i cili ndërpreu lidhjet me grupin vite më parë thotë se është pro pluralizmit dhe tolerancës fetare, si dhe udhëheq fraksionin më të madh rebel ndërsa është i gatshëm të punojë për drejtimin e ardhshëm të vendit./VOA

Para

Shqiptari vrau gruan me çekiç/ Shoqja e Alba Cenkos: Diçka nuk shkonte…i telefonoja por asgjë

Pas

FOTOLAJM/Publikohet fotografia e parë e Bashar al-Assad në Moskë

Nga Kategoria

“Nuk duhen fajësuar ‘duart e huaja’ për trazirat”, analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita nuk bind
Aktualitet

“Nuk duhen fajësuar ‘duart e huaja’ për trazirat”, analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita nuk bind

17.10.2026
10.4k
Skenë lufte pranë Kryeministrisë, përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve
Aktualitet

Skenë lufte pranë Kryeministrisë, përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve

17.10.2026
10.4k
Në kulmin e protestave në Tiranë, kryeministri Rama shkon të hënën në Vjenë
Aktualitet

Në kulmin e protestave në Tiranë, kryeministri Rama shkon të hënën në Vjenë

17.10.2026
10.4k
“Plumbat gomë janë përdorur në mënyrë të kufizuar”, Hita: Përdorim vetëm pajisje që lejohen në vendet e BE-së
Aktualitet

“Plumbat gomë janë përdorur në mënyrë të kufizuar”, Hita: Përdorim vetëm pajisje që lejohen në vendet e BE-së

17.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tirana në flakë/ Përshkallëzohet protesta, dëmtohet edhe Kryesia e Kuvendit (VIDEO)

Tirana në flakë/ Përshkallëzohet protesta, dëmtohet edhe Kryesia e Kuvendit (VIDEO)

14.10.2026
10.4k
Diplomatja që vizitoi Tiranën/ Kimberly Guilfoyle nën hetim, udhëtime me avionë privatë dhe ‘presion’ për 100 mijë $

Diplomatja që vizitoi Tiranën/ Kimberly Guilfoyle nën hetim, udhëtime me avionë privatë dhe ‘presion’ për 100 mijë $

12.10.2026
10.4k
“Nuk na dëgjuan kur protestuam paqësisht”/ Studentja shpërthen në lot: Shqipëria është bërë vend i pajetueshëm

“Nuk na dëgjuan kur protestuam paqësisht”/ Studentja shpërthen në lot: Shqipëria është bërë vend i pajetueshëm

15.10.2026
10.4k
“Reuters” jehonë protestës së studentëve në Tiranë

“Reuters” jehonë protestës së studentëve në Tiranë

14.10.2026
10.4k
Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

16.10.2026
10.4k
Aktivisti Florian Haçkaj depoziton padi në SPAK ndaj Ramës dhe drejtuesve të Policisë për dhunën ndaj protestuesve

Aktivisti Florian Haçkaj depoziton padi në SPAK ndaj Ramës dhe drejtuesve të Policisë për dhunën ndaj protestuesve

17.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

16.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit sipas Policisë

Si doli Martin Mane nga qelia pas aksidentit, policia: Shkaktoi aksident nën ndikimin e alkoolit. Gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet

17.01.2025
10.5k
Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

17.10.2026
10.4k
Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

14.10.2026
10.4k
Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

15.10.2026
10.4k
Spiropali i kërkon Ramës të mbledhë strukturat e PS dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme

Spiropali i kërkon Ramës të mbledhë strukturat e PS dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme

16.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.