E enjte, 26 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Afat” deri më 4 Mars, Rama thirrje emigrantëve: Regjistrohuni, me votën tuaj e çojmë Shqipërinë në BE 

Korrieri nga Korrieri
10.02.2025
në Aktualitet, Slider
A A
“Afat” deri më 4 Mars, Rama thirrje emigrantëve: Regjistrohuni, me votën tuaj e çojmë Shqipërinë në BE 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kur kanë mbetur dhe pak javë nga përfundimi i procesit të regjistrimit të diasporës për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish thirrje të gjithë qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe që kanë të drejtë vote sipas dokumenteve që disponojnë.

Nga selia e Partisë Socialiste, përmes një postimi në rrjetet sociale në rubrikën “Ç’kemi ndonjë të re”, Kryeministri Rama rikujtoi të gjithë shqiptarët që të nxitojnë për të plotësuar regjistrimin në mënyrë që të bëhen pjesë e një votimi historik ku diaspora voton për herë të parë.

“Mirëmëngjes edhe njëherë, sepse, një herë ju përshëndeta me shkrim, tani këtu nga Partia Socialiste, 22 ditë nga përfundimi i regjistrimit të zgjedhësve në diasporë. 11 Maj do të jetë një votim historik, edhe për faktin se për herë të parë, shqiptarët e Europës dhe mbarë botës do të votojnë nga jashtë kufijve, nga aty ku janë, me postë. Por kush do të bëhet pjesë e kësaj historie të re për demokracinë tonë duhet të regjistrohet deri në 4 Mars, sepse votimi bëhet me postë dhe koha për t’ia çuar fletën e votimit në shtëpi çdo zgjedhësi me një zarf të parapaguar dhe për kthimin është kohë e domosdoshme”, thotë Edi Rama.  

Sipas kreut të qeverisë, rezultati që ofron deri më tani procesi i regjistrimit të qytetarëve që jetojnë jashtë duket premtues dhe beson se fjala e tyre do të ndikojë në të ardhmen e Shqipërisë, të cilën kryeministri e sheh të respektuar nga Europa si asnjëherë më parë.

“Deri më tani numri i rezultatit është premtues, por padiskutim, mund dhe duhet të jetë shumë më i madh akoma. Fjala e çdo shqiptari jashtë kufijve vlen. Gjykimi i çdokujt që e sheh progresin e Shqipërisë sonë të përbashkët nga një distancë e arsyeshme vlen dhe unë mezi pres në fakt që të shoh se cili do të jetë gjykimi i shqiptarëve e shqiptareve të Europës e të botës, për Shqipërinë e çliruar nga hija e zezë e paragjykimeve e deridjeshme për Shqipërinë e respektuar nga Europa e nga bota si asnjëherë më parë, për Shqipërinë që në mandatin tonë të katërt do të hedhë hapin përfundimtar të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha Rama.

Në fund, Kryeministri Rama thekson se një proces i tillë nuk duhet vonuar e të lihet për ditën e fundit, duke inkurajuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote të bëhen pjesë e një momenti historik në rrugën drejt demokracisë, në mënyrë që Shqipëria, falë kontributit të tyre të bëhet pjesë e familjes së bashkuar europiane, krahas 27 vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Europian.

“Regjistrohuni, regjistrohuni, regjistrohuni, dhe mos e lini për ditën e fundit, kur edhe mund të ngarkohet faqja e KQZ-së e të bëhet pastaj shumë më e vështirë. Është fare e thjeshtë, nga kompjuteri ose nga telefoni, disa minuta për t’u bërë pjesë e një momenti historik në rrugën e demokracisë sonë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 Majit ku të gjithë së bashku do ta çojmë përpra Shqipërinë drejt majës së shumë ëndërruar të 2030-tës, ku do të ngulim flamurin shqiptar në rreshtin e 27 flamujve të tjerë të familjes së bashkuar”, tha Rama. /korrieri

Para

IKMT shemb sot disa biznese në hyrje të Shkodrës! Pritet kundërshti nga pronarët, policia “blindon” rrugën

Pas

Arrestohet kryefamiljari në Elbasan, tentoi të godiste me sëpatë djalin e tij 10 vjeç

Nga Kategoria

A ka dorëzuar ambasadori amerikan prova në SPAK për zyrtarë shqiptarë që kanë cryptovaluta në SHBA?!
Aktualitet

A ka dorëzuar ambasadori amerikan prova në SPAK për zyrtarë shqiptarë që kanë cryptovaluta në SHBA?!

25.11.2026
10.3k
Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin
Aktualitet

Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin

25.11.2026
10.4k
“Do të jem ushtar i thjeshtë”/ Bylykbashi leksion Berishës, dorëzon detyrën e drejtuesit politik të Durrësit: Kështu çohet para Ripërtëritja e PD-së
Aktualitet

“Do të jem ushtar i thjeshtë”/ Bylykbashi leksion Berishës, dorëzon detyrën e drejtuesit politik të Durrësit: Kështu çohet para Ripërtëritja e PD-së

25.11.2026
10.4k
40% e shqiptarëve mendojnë se puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Aktualitet

40% e shqiptarëve mendojnë se puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit

25.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Vuçiç i bën parapritë arrestimit: Nëse guxojnë, 1 milion njerëz do dalin në rrugë

Vuçiç i bën parapritë arrestimit: Nëse guxojnë, 1 milion njerëz do dalin në rrugë

23.11.2026
10.4k
“Tashmë janë ata që i presin duart mafies…” – Shqiptarët ndryshojnë balancat e trafikut të kokainës në Europë

“Tashmë janë ata që i presin duart mafies…” – Shqiptarët ndryshojnë balancat e trafikut të kokainës në Europë

23.11.2026
10.4k
Historia e përplasjes mes “Sel Çamit” dhe “Ben Qimes”, nga miqësia te hasmëria që tronditi Fierin!

Historia e përplasjes mes “Sel Çamit” dhe “Ben Qimes”, nga miqësia te hasmëria që tronditi Fierin!

23.11.2026
10.4k
“Ne nuk kemi dronë të tillë” – Shqipëria mohon përfshirjen në sulmin ndaj anijes ruse në Libi

“Ne nuk kemi dronë të tillë” – Shqipëria mohon përfshirjen në sulmin ndaj anijes ruse në Libi

25.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k
I gjithë qyteti i Elbasanit pa ujë

I gjithë qyteti i Elbasanit pa ujë

20.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

24.11.2026
10.4k
Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

23.11.2026
10.4k
Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

23.11.2026
10.4k
Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

23.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.