E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Ustallarët e Rilindjes, deputeti tjetër i PS merr leje për resort në jug , Arben Pëllumbi “pushton” Radhimën (Vetëm këta marrin vesh nga turizmi?!)

Korrieri nga Korrieri
17.03.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Ustallarët e Rilindjes, deputeti tjetër i PS merr leje për resort në jug , Arben Pëllumbi “pushton” Radhimën (Vetëm këta marrin vesh nga turizmi?!)
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ustallarët e Rilindjes, deputeti tjetër i PS merr leje për resort në jug , Arben Pëllumbi “pushton” Radhimën (Vetëm këta marrin vesh nga turizmi?!)

Dy indicie bëjnë një provë- thonë italianët.

Dhe indiciet e zyrtarëve të lartë socialistë që bëhen me hotele dhe resorte në bregdetin e Jugut janë të shumta.

I fundit në radhë është deputeti socialist i Tiranës, Arben Pëllumbi.

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese do të ndërtojë një kompleks turistik me apartamente dhe hotel në Radhimë të Vlorës.

Një muaj më parë, kompania e zotit Pëllumbi ka aplikuar në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për të marrë lejet e nevojshme mjedisore.

INVESTIGIMI: Deputeti socialist bëhet me resort në Jug!
Ustallarët e Rilindjes, deputeti tjetër i PS merr leje për resort në jug , Arben Pëllumbi “pushton” Radhimën (Vetëm këta marrin vesh nga turizmi?!)

Aplikimi është bërë nga kompania A.B.A., aksionet e së cilës zotërohen në masën 100 për qind nga deputeti socialist dhe që administrohet nga vëllai i tij, Erlind Pëllumbi.

INVESTIGIMI: Deputeti socialist bëhet me resort në Jug!

Kompania A. B. A. pronë e deputetit Arben Pëllumbi dhe e drejtuar nga vëllai i tij, Erlind Pëllumbi

Klani Pëllumbi

Ky nuk është rasti i parë që një zyrtar i lartë i maxhorancës përfshihet me ndërtime në bregdet.

Artan Gaçi, ish deputeti socialist dhe bashkëshort i ish ministres së jashtme, Olta Xhaçka, tentoi ndërtimin e një hoteli me 5 yje në Himarë.

Familja e ish ministres së Jashtme mori dhe statusin e Investitorit Strategjik për këtë investim si dhe iu dha e drejta e përdorimit të plazhit për 30 vjet me vendim të qeverisë ku zonja Xhaçka bënte pjesë.

Por pasi çështja u bë publike, investimi u kallëzua në SPAK nga Fredi Beleri, kryetari që nuk bë kurrë i Bashkisë Himarë.

I zgjedhur si kandidat i opozitës në krye të Bashkisë Himarë, Beleri nuk e gëzoi asnjë ditë mandatin pasi u arrestua nga prokuroria për blerje votash.

Por nga qelia ai përpiloi një kallëzim, që i hapi jo pak telashe ish ministres së Jashtme. Pas hetimeve për rastin, SPAK arrestoi ish kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, për falsifikim të dokumentave të pronës.

Hetimet gjetën se prona ishte vjedhur duke ia dhënë fillimisht me dokumenta false dy banorëve të zonës. Këta të fundit ja shitën familjes së ish ministres së jashtme për një çmim dukshëm poshtë vlerës së tregut, rreth 20 euro për metër katrorë.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, toka u konfiskua përfundimisht nga shteti, ndërsa zoti Goro u dënua me 2 vite burg.

Por biznesi i resorteve në bregdet nuk janë lidhja e vetme mes ish ministres së Jashtme dhe zotit Pëllumbi. Ata janë dhe pjesë e një familje. Zonja Xhacka është mbesa e zotit Pëllumbi. Me pak fjalë, Klani Pëllumbi.

Indicie, indicie bëjnë një filozofi

Para disa vitesh, grantet e AZHBR-së në Shkodër, përfunduan thuajse të gjitha në rrethin e afërt të një deputeti socialist.

Kur fjala shkoi në veshin e Ramës, ky i fundit e pyeti deputetin duke i kërkuar sqarime.

Dhe përgjigja e deputetit ishte epike.

“O shef, sa t’i marrin fshatarët paratë dhe t’i shpërdorojnë duke blerë naftë për benzat e tyre, më mirë kështu se i kemi vet në kontroll dhe nuk lejojmë abuzime”, tha ai.

Dhe kryeministri qeshi.

Turizmi është shndërruar tashmë në motorin kryesor të ekonomisë shqiptare.

Një pjesë e madhe e politikave shtetërore të zhvillimit janë fokusuar pikërisht në turizëm, që nga dhënia e statusit strategjik, falja e tokës shtetërorë e deri tek privilegjet fiskale, qeveria është investuar me favore të mëdha publike në turizëm.

Por ekziston gjithmonë rreziku që këto favore dhe privilegje të shpërdorohen.

Ndaj me sa duket qeveria ka aplikuar strategjinë e Shkodrës.

Mbajtja brenda rrethit është mekanizmi për t’a patur nën kontroll zhvillimin e turizmit sepse e ardhmja e ekonomisë nuk mund t’i lihet rastësisë dhe as papërgjegjshmërisë të investitorëve privat jashtë rrethit të Partisë./Kapital

Etiketat: abaarben pellumbierlind pellumbiSPAK
Para

SKANDAL/ Mijëra pula të ngordhura nga gripi i shpendëve, AIBA vijon shpërndarjen e vezëve

Pas

Radha e One Albania të japë llogari për financimin e linçimit të prokurorëve dhe shkatërrimin e tregut mediatik

Nga Kategoria

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)
Aktualitet

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë
Aktualitet

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.3k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione
Aktualitet

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja
Aktualitet

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.3k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.3k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.