E enjte, 26 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Raporti i DASH për Shqipërinë: Krimi po i pastron paratë në ndërtimin e kullave. Mund të përfitojnë nga ligji i ri për bastet sportive

Korrieri nga Korrieri
21.03.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Harta e re/ Ndryshojnë çmimet e apartamenteve, ja cilat janë zonat më të shtrenjta në vend 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit, ka publikuar sot raportin vjetor për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve.

Sipas raportit të DASH, krimi i organizuar, i udhëhequr nga grupe shqiptare, vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në furnizimin e tregjeve ndërkombëtare me substanca narkotike të rrezikshme si kanabis, kokainë dhe heroinë.

Në raport thuhet krimi shqiptar po i pastron paratë e drogës në ndërtimin e kullave dhe blerje të pasurive të paluajtshme.

“Shumica e pastrimit të parave në Shqipëri lidhet me trafikimin e drogës dhe njerëzve, mashtrimin me kontratat qeveritare, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Ekonomia kryesisht e bazuar në para të thata, kontrollet e dobëta kufitare dhe ligjzbatim i dobët doganor lehtësojnë një treg të zi për mallrat e kontrabanduara. Paratë e dërguara nga jashtë (remitancat) dhe investimet nga jashtë ndonjëherë fshehin burimet e fondeve. Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, aseteve virtuale dhe zhvillimit të bizneseve”, thuhet në raportin e DASH.

“Korrupsioni, sundimi i dobët i ligjit dhe papunësia nxisin problemin e trafikimit të drogës në Shqipëri”, thekson raporti i DASH.

Sipas raportit, “krimi i organizuar i udhëhequr nga shqiptarët luan një rol të rëndësishëm në furnizimin e tregjeve ndërkombëtare me kanabis, kokainë dhe heroinë”, ndërsa theksohet se këto grupe “ekspozojnë teknika komunikimi dhe pastrimi parash gjithnjë e më të sofistikuara”.

“Grupet kriminale të udhëhequra nga shqiptarët në veçanti kanë luajtur një rol të rëndësishëm dhe gjithnjë e më të sofistikuar në furnizimin e tregjeve ndërkombëtare me droga të paligjshme, duke zgjeruar rrugët e trafikimit nga Amerika Latine në vendet e Bashkimit Evropian, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, dhe duke shfrytëzuar aspekte të ekonomisë shqiptare për të furnizuar korrupsionin dhe krimin financiar.

Krimi i organizuar i udhëhequr nga shqiptarët luan një rol të rëndësishëm në furnizimin e tregjeve ndërkombëtare me kanabis, kokainë dhe heroinë, sipas autoriteteve të ligjzbatimit shqiptar. Këto grupe të krimit të organizuar të udhëhequra nga shqiptarët ekspozojnë krime, teknika komunikimi dhe pastrimi parash gjithnjë e më të sofistikuara. Ata operojnë në të gjithë Ballkanin, si dhe në Bashkimin Evropian (BE), Shtetet e Bashkuara, Kanada, Amerikën e Jugut, Mbretërinë e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Turqi.

Krimi i dhunshëm në Shqipëri, përfshirë vrasjet, shpesh lidhet me krimin e organizuar, dhe gjyqtarë, prokurorë, policë, politikanë, gazetarë dhe aktivistë janë subjekt i frikësimit. Shqipëria merr pjesë në Koalicionin Global për të adresuar Kërcënimet e Drogave Sintetike, por gjatë kësaj periudhe raportimi zyrtarët nuk raportuan sekuestrimin e fentanilit ose drogave të tjera sintetike në sasi të konsiderueshme”, thuhet në raportin e DASH.

Pjesë nga raporti

Grupet kriminale të udhëhequra nga shqiptarët në veçanti kanë luajtur një rol të rëndësishëm dhe gjithnjë e më të sofistikuar në furnizimin e tregjeve ndërkombëtare me droga të paligjshme, duke zgjeruar rrugët e trafikimit nga Amerika Latine në vendet e Bashkimit Evropian, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, dhe duke shfrytëzuar aspekte të ekonomisë shqiptare për të furnizuar korrupsionin dhe krimin financiar.

Agjencitë ligjzbatuese shqiptare kanë bashkëpunuar me autoritetet në Evropë, Amerikën e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në çmontimin e grupeve të krimit të organizuar ndërkombëtar përgjegjëse për trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave, por janë të nevojshme përpjekje të qëndrueshme për të luftuar ndikimin e grupeve të krimit të organizuar. Përveç Evropës, rrjetet kriminale ndërkombëtare kanë zgjeruar gjithashtu trafikimin dhe konsumimin e kokainës në pjesë të Azisë, Afrikës dhe Australisë. Këto zhvillime theksojnë në mënyrë dramatike rëndësinë e bashkërendimit më të madh dhe ndarjes së barrës me partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë të Shteteve të Bashkuara.

Krimi i organizuar i udhëhequr nga shqiptarët luan një rol të rëndësishëm në furnizimin e tregjeve ndërkombëtare me kanabis, kokainë dhe heroinë, sipas autoriteteve të ligjzbatimit shqiptar. Këto grupe të krimit të organizuar të udhëhequra nga shqiptarët ekspozojnë  krime, teknika komunikimi dhe pastrimi parash gjithnjë e më të sofistikuara. Ata operojnë në të gjithë Ballkanin, si dhe në Bashkimin Evropian (BE), Shtetet e Bashkuara, Kanada, Amerikën e Jugut, Mbretërinë e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Turqi.

Rrjetet kriminale shqiptare kanë qasje të drejtpërdrejtë tek prodhimi i kokainës në Amerikën e Jugut dhe rrjetet e trafikimit që e sjellin kokainën në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ata përdorin ekonominë shqiptare, veçanërisht sektorin e ndërtimit, për të pastruar të ardhurat dhe kontribuojnë në korrupsion.

Krimi i dhunshëm në Shqipëri, përfshirë vrasjet, shpesh lidhet me krimin e organizuar, dhe gjyqtarë, prokurorë, policë, politikanë, gazetarë dhe aktivistë janë subjekt i frikësimit. Shqipëria merr pjesë në Koalicionin Global për të adresuar Kërcënimet e Drogave Sintetike, por gjatë kësaj periudhe raportimi zyrtarët nuk raportuan sekuestrimin e fentanilit ose drogave të tjera sintetike në sasi të konsiderueshme.

Prokurorët dhe agjencitë e zbatimit të ligjit shqiptar morën pjesë në ekipe hetimore të përbashkëta të rëndësishme për kërkesat e anëtarësimit në BE. Këto dhe operacione të tjera, shpesh të mbështetura nga këshilltarë të SHBA-së dhe BE-së, çuan në shkatërrimin e disa organizatave të rëndësishme të krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikimit të drogës në vitin 2024. Struktura e Posaçme e Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e Shqipërisë mori pjesë në 35 ekipe hetimore të përbashkëta në vitin 2023 dhe zgjeruan përdorimin e tyre në vitin 2024.

SPAK-u sekuestroi dhe konfiskoi edhe asete të rëndësishme, përfshirë pasuri të paluajtshme, automjete, biznese dhe para të thata. Në një shembull, SPAK-u dhe Policia e Shtetit Shqiptar u bashkërenduan me Eurojust, Europol dhe autoritete të tjera duke patur si objektiv një grup të krimit të organizuar të udhëhequr nga shqiptarët që trafikonte kokainë dhe pastronte të ardhurat përmes kompanive që furnizonin fatura të rreme me vlerë rreth 400 milionë dollarë. Operacioni çoi në 66 arrestime dhe sekuestrimin e 360 kilogramëve kokainë, 4.3 milionë dollarë para të thata dhe armë e asete të tjera me vlerë 65 milionë dollarë.

Autoritetet shqiptare vazhduan të hetojnë kultivimin e kanabisit në vend dhe trafikimin ndërkombëtar të kanabisit. Për shembull, një operacion i përbashkët në vitin 2024 çoi në shkatërrimin e shtatë grupeve të strukturuara kriminale dhe sekuestrimin e 4.8 milionë dollarëve para të thata, armë zjarri, automjete dhe asete të tjera, si dhe 20 arrestime për akuza për vrasje, posedim të paligjshëm të armëve dhe kultivim dhe trafikim droge.

Korrupsioni, sundimi i dobët i ligjit dhe papunësia nxisin problemin e trafikimit të drogës në Shqipëri.

Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit, për të shtrënguar rregulloret dhe mbikëqyrjen e pastrimit të parave dhe për të luftuar ndikimin e grupeve të krimit të organizuar kudo në  qeveri dhe shoqëri. Ligjzbatimi shqiptar duhet të zgjerojë bashkëpunimin me homologët ndërkombëtarë për të synuar në mënyrë proaktive rrjetet kriminale ndërkombëtare shqiptare.

Pastrimi i parave: ndërtimi, bastet online dhe ekonomia e parasë cash

Raporti shënon se trafikimi i drogës, mashtrimi me kontrata publike, evazioni fiskal dhe ekonomia informale janë burimet kryesore të parasë që pastrohet në Shqipëri.

“Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, aseteve virtuale dhe zhvillimit të bizneseve”, ndërsa ligji i ri për bastet sportive online ngre shqetësime për mundësinë e depërtimit të grupeve kriminale, për shkak të “mbikëqyrjes së dobët”.

“Më 15 shkurt 2024, parlamenti legalizoi bastet sportive, duke përmbysur ndalimin e vitit 2018. Ligji i ri, i cili hyri në fuqi më 27 mars 2024, legalizon bastet sportive vetëm në mjedis online dhe do të japë 10 licenca për kompani me reputacion. Ligji i ri ngre shqetësime se mbikëqyrja e dobët mund të lejojë krimin e organizuar të depërtojë në këtë aktivitet. Lojërat e fatit në kazino mbikëqyren nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit”, thuhet në raportin e DASH.

Sipas SHBA, korrupsioni vazhdon të jetë i përhapur dhe shpesh i lidhur me krimin e organizuar. “Gjyqtarët dhe prokurorët vazhdojnë të kontrollohen për pasuri të pajustifikuara”, ndërsa një komision i pavarur, i mbështetur nga SHBA dhe BE, “shkarkoi 22 gjyqtarë dhe prokurorë në 12 muajt para tetorit 2024”.

Mesazhi i përgjithshëm i raportit është se Shqipëria përballet me një krim të organizuar të sofistikuar dhe të ndërkombëtarizuar, që ka depërtuar në ekonomi dhe administratë, por institucionet si SPAK kanë treguar “kapacitet për goditje të rëndësishme”, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë./voa

Para

Veliaj në qeli, Rama i bën të gjitha, Kryeministër, kreu i fushatës dhe kreu i Bashkisë

Pas

Raporti: Ndotja e ajrit dhe akustikës në Tiranë tejkalon standardet

Nga Kategoria

A ka dorëzuar ambasadori amerikan prova në SPAK për zyrtarë shqiptarë që kanë cryptovaluta në SHBA?!
Aktualitet

A ka dorëzuar ambasadori amerikan prova në SPAK për zyrtarë shqiptarë që kanë cryptovaluta në SHBA?!

25.11.2026
10.3k
Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin
Aktualitet

Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin

25.11.2026
10.4k
“Do të jem ushtar i thjeshtë”/ Bylykbashi leksion Berishës, dorëzon detyrën e drejtuesit politik të Durrësit: Kështu çohet para Ripërtëritja e PD-së
Aktualitet

“Do të jem ushtar i thjeshtë”/ Bylykbashi leksion Berishës, dorëzon detyrën e drejtuesit politik të Durrësit: Kështu çohet para Ripërtëritja e PD-së

25.11.2026
10.4k
40% e shqiptarëve mendojnë se puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Aktualitet

40% e shqiptarëve mendojnë se puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit

25.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Foto/ U ekzekutua me armë zjarri në Fier, ky është “Sel Çami”!

Foto/ U ekzekutua me armë zjarri në Fier, ky është “Sel Çami”!

23.11.2026
10.4k
Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi

Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi

24.11.2026
10.4k
Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione

Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione

21.11.2026
10.4k
Thellohet bilanci i atentatit në Fier, pas Sel Çamit ndërron jetë në spital edhe nipi i tij

Thellohet bilanci i atentatit në Fier, pas Sel Çamit ndërron jetë në spital edhe nipi i tij

24.11.2026
10.4k
I gjithë qyteti i Elbasanit pa ujë

I gjithë qyteti i Elbasanit pa ujë

20.11.2026
10.4k
Vrau gruan në sy të 4 fëmijëve, 41-vjeçari shqiptar në Greqi dënohet me burg përjetë

Vrau gruan në sy të 4 fëmijëve, 41-vjeçari shqiptar në Greqi dënohet me burg përjetë

25.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

23.11.2026
10.4k
Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

24.11.2026
10.4k
Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

23.11.2026
10.4k
Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

23.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.