E hënë, 12 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

I premtoi 500 euro për të votuar Partinë Demokratike, si Marin Leka ra në “grackë”! 

Korrieri nga Korrieri
14.04.2025
në Aktualitet, Slider
A A
I premtoi 500 euro për të votuar Partinë Demokratike, si Marin Leka ra në “grackë”! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Tre ditë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, u regjistrua dhe arrestimi i parë për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Bëhet fjalë për 38-vjeçarin nga Lushnja, i identifikuar si Marin Leka, i cili ra në prangat e bluve pasi i kishte premtuar një shumë parash një qytetari në këmbim të votës për Partinë Demokratike.

Leka i kishte marrë kartën e identitetit shtetasit Muharrem Toska dhe i kishte premtuar 500 euro në këmbim të votës për partinë e drejtuar nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

Ka qenë vetë Toska ai i cili denoncoi 38-vjeçarin në Polici duke theksuar se pasi i dorëzoi kartën e identitetit u pendua dhe për këtë arsye iu drejtua autoriteteve.

Në dëshminë para grupit hetues, Toska ka deklaruar se Leka do t’i jepte paratë në këmbim të votave për Partinë Demokratike.

Megjithatë pasi i ka dhënë kartën, është penduar, dhe si rrjedhojë vendosi që ta denoncojë.

Nga ana tjetër, gjatë kontrolleve në shtëpi, Marin Lekës i është gjetur ID me emrin e Muharrem Toskës.

Para bluve vetë Leka ka pohuar se ia ka marrë kartën e identitetit si premtim për të votuar, por ka refuzuar të tregojë se për cilin subjekt është bërë premtimi.

Kjo dosje i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e cila është kompetente për të hetuar krimet zgjedhore.

“Task-Forca” e ngritur, me në krye kreun e SPAK, Altin Dumanin do të funksionojë për 3 muaj, deri në fund të majit, dhe përbëhet nga një strukturë qendrore dhe grupet hetimore të shpërndara në terren gjatë periudhës zgjedhore.

Pjesë janë prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, staf administrativ mbështetës në të 12 qarqet dhe 61 bashkitë, teksa në Tiranë struktura qendrore do të drejtohet nga vetë Altin Dumani.

Krimet zgjedhore që SPAK do të hetoj për parlamentaret e 11 majit janë, korrupsioni aktiv në zgjedhje, korrupsioni pasiv në zgjedhje, grupet kriminale në zgjedhje dhe çdo krim zgjedhor nga zyrtarët e lartë. /korrieri

Para

Aksident i RËNDË në Tiranë, 1 i vd*kur! 

Pas

Trondit Presidenti rizgjedhur i Ekuadorit: Do të luftoj mafien shqiptare

Nga Kategoria

Investigimi i Financial Times: Si u rrëzua ish-shefi i shërbimit sekret të Gjermanisë
Aktualitet

Investigimi i Financial Times: Si u rrëzua ish-shefi i shërbimit sekret të Gjermanisë

12.10.2026
10.3k
U kap me 38 kg të “bardhë” në Francë, dëbohet me 3 vite burg violinisti shqiptar
Aktualitet

U kap me 38 kg të “bardhë” në Francë, dëbohet me 3 vite burg violinisti shqiptar

12.10.2026
10.3k
Anton Martini largohet nga drejtimi i Hetimit Tatimor, e zëvendëson ish-kreu i Kadastrës që qendroi vetëm 3 orë në detyrë
Aktualitet

Anton Martini largohet nga drejtimi i Hetimit Tatimor, e zëvendëson ish-kreu i Kadastrës që qendroi vetëm 3 orë në detyrë

12.10.2026
10.4k
“Tigrat” vijojnë të “kullufisin” para,
Aktualitet

Tigrat, krimi vazhdon/ KESH do të paguajë 25.5 mijë euro në ditë për mirëmbajtjen e anijeve në dy vitet e ardhshme

12.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

06.10.2026
10.4k
Tirana klasifikohet si qyteti më i keq për të jetuar në gjithë Europën

Tirana klasifikohet si qyteti më i keq për të jetuar në gjithë Europën

11.10.2026
10.4k
Mbledhja e grupit të PS, Rama: Kush nuk voton Reformën territoriale le të ikë

Mbledhja e grupit të PS, Rama: Kush nuk voton Reformën territoriale le të ikë

08.10.2026
10.4k
KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.4k
Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

06.10.2026
10.4k
“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.5k
Nafta është kthyer në luks për shqiptarët/ Paguajmë 7 herë më shumë se holandezët dhe 2 herë më shumë se rajoni

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

10.10.2026
10.4k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

09.10.2026
10.4k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.4k
BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

07.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.