
Euronews Albania ka publikuar rezultatet paraprake nga 13 qendra votimi në Vorë, ku është përdorur sistemi i votimit dhe numërimit elektronik. Sipas të dhënave të deritanishme, Partia Socialiste kryeson me 1,271 vota, ndërsa koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM), i drejtuar nga Partia Demokratike, ka siguruar 868 vota.
Megjithëse procesi i numërimit elektronik është përfunduar, publikimi zyrtar i rezultatit përfundimtar do të shtyhet për nesër. Vendimi erdhi pas kërkesës së Partisë Demokratike, e cila kërkoi vonesën e shpalljes së rezultateve. KQZ miratoi këtë kërkesë, ndërsa Partia Socialiste e cilësoi vendimin si arbitrar dhe të padrejtë. /korrieri