E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Ndjekje në mesnatë në Lezhë, Gjin Gjoni nxjerr emrat: SPAK të ndërhyjë

Korrieri nga Korrieri
05.05.2025
në Aktualitet, SPAK News
A A
Ndjekje në mesnatë në Lezhë, Gjin Gjoni nxjerr emrat: SPAK të ndërhyjë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

 Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në listën e hapur të qarkut Lezhë, Gjin Gjoni ka publikuar pamje nga terreni. Dje, në orët e vona të mbrëmjes, kandidati për deputet i ka dërguar një mesazh kundërshtarëve politikë të Partisë Socialiste. Në dy postime të njëpasnjëshme në rrjetet e tij sociale, Gjin Gjoni paralajmëron se “grupet për mbrojtjen e votës” kanë dalë sërish në terren. Madje i paralajmëron se do t’i ndjekin socialistët këmba-këmbës. 

“Grupet për mbrojtjen e votës në ndjekje te njërëzve qe dalin natën për qellime te mbrapshta elektorale. Ne jemi kudo. Do tju ndjekim kemba këmbës.#GG#,”-shkruan Gjoni në postim, duke e shoqëruar me pamje nga “aksioni”.

Ndërkohë që në një postim tjetër i bën kërkesë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të nisë hetimet për disa persona, duke i listuar edhe me emra dhe postet që mbajnë në administratën e Lezhës. Sipas ish-gjyqtarit Gjoni, SPAK duket të veprojë kundër tyre për të shmangur përplasjet dhe tensionet që mund të lindin gjatë rrugës. 

EMRAT E PËRMENDUR NGA GJIN GJONI: 

• Denis Pervathi – Drejtor i Tatimeve në Bashkinë Lezhë po vepron në Kolsh • Eraldo Smaçi – Drejtor i IVMT në Bashkinë Lezhë po vepron në Zejmen • Paulin Gjergji – Drejtor i Emergjencave në Bashkinë Lezhë po vepron në Balldre • Rigels Nicaj – Zyrtar i Partisë Socialiste po vepron në Ishull-Lezhë • Fred Pervathi – Shofer ambulance po vepron në Manati • Agim Prendi – Zyrtar i PS po vepron në Zejmen • Emirjan Lazri – Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor po vepron në Dajç.

“Denoncim publik: Kriminelët elektoral janë aktivizuar – Drejtësia të veprojë me urgjence! Me afrimin e datës së zgjedhjeve, po shfaqen gjithnjë e më hapur elementë që po përpiqen të deformojnë vullnetin e qytetarëve përmes blerjes së votës. I bëj thirrje publike SPAK dhe organeve të drejtësisë të veprojnë menjëherë ndaj këtyre personave, për të shmangur përplasjet dhe tensionet që mund të lindin. Ne nuk do të lejojmë që demokracia të nëpërkëmbet – kushdo që do tentojë të prekë votën e lirë do të na ketë përballë! Njerez nga vetë Partia Socialiste me informojnë se këta janë disa prej emrave që janë pjesë e përpjekjeve për blerje votash dhe intimidim të qytetareve: • Denis Pervathi – Drejtor i Tatimeve në Bashkinë Lezhë po vepron në Kolsh • Eraldo Smaçi – Drejtor i IVMT në Bashkinë Lezhë po vepron në Zejmen • Paulin Gjergji – Drejtor i Emergjencave në Bashkinë Lezhë po vepron në Balldre • Rigels Nicaj – Zyrtar i Partisë Socialiste po vepron në Ishull-Lezhë • Fred Pervathi – Shofer ambulance po vepron në Manati • Agim Prendi – Zyrtar i PS po vepron në Zejmen • Emirjan Lazri – Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor po vepron në Dajç. Këta individë dhe të tjerë që do ti denoncojmë me zë dhe figure më ditet në vijim duhet të hetohen pa vonesë dhe të vihen para drejtësisë, pasi ne jemi të vendosur që vullneti i qytetareve të mos tjetersohet siç ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara.#GG#,“-shton Gjoni.

Sot, nënkryetari i Bashkisë së Lezhës ka denoncuar publikisht edhe kandidatin e Partisë Demokratike, Gjin Gjoni. Sipas Ermal Pacajt, gjatë fushatës elektorale, Gjoni ka përhapur akuza të pabazuara ndaj drejtuesve të PS në zona të ndryshme, përfshirë disa drejtues shtabesh, duke i akuzuar ata për blerje votash.

“Sapo dolëm nga Drejtoria Vendore e Policisë në Lezhë, kemi depozituar një kallëzim penal për Gjin Gjonin, i cili prej javësh në rrjetet e tij sociale ka akuzuar drejtuesit e shtabeve të PS si kriminelë elektorale, si njerëz që duhet të jenë në burg, apo si njerëz që duhet të përndiqen nga Policia e Shtetit. Do i drejtohemi edhe zyrës së vëzhguesëve të OSBE-së. Fakti që ata duan një alibi për humbjen, nuk e justifikon faktin që një qytetar të këtij vendi ta quajë kriminel një njeri që punon për Partinë Socialiste,”-shtoi Pacaj.

Për socialistin, përmes këtyre deklaratave dhe veprimeve, kandidati i PD (në listën e hapur) po përpiqet të intimidojë qytetarët dhe të përhapë një frymë tensioni në komunitetin e Lezhës. Për të gjitha këto ngjarje, Pacaj deklaroi se PS do t’i drejtohet edhe zyrës së vëzhguesve të OSBE-së por edhe Drejtorisë së Policisë së Lezhës.

Etiketat: Agim PrendiDenis PervathiEraldo SmaçiFred Pervathigjin gjoniPaulin GjergjiRigels Nicaj
Para

Ardit Beshiri prej dy ditësh nën masivin e kromit, babai i 29-vjeçarit: Dua të gjej djalin dhe të di ku t’i hedh një tufë lule! Po kërkojmë me lopatë, s’ka asnjë mjet

Pas

“Do t’ju marrim peng”/ Dalin PAMJET nga incidenti në lokalin e babait të kandidates së PS në Dajç 

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k
Çmimet rriten sërish, goditja më e fortë në dy vitet e fundit

Leku forcon peshën në banka, “kalon” euron! BSH: Rriten depozitat, dominon monedha vendase

30.09.2026
10.4k
ANALIZA: Putini ka “zgjuar” Gjermaninë. Një ditë Rusia do të pendohet për NATO-n 

Përshkallëzohen tensionet mes Berlinit dhe Moskës, Lavrov i përgjigjet ashpër ministrit gjerman dhe i kujton Luftën e Dytë Botërore

27.09.2026
10.4k
Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.