
Partia Mundësia ka surprizuar duke arritur të marrë një mandat të dytë në qarkun e Tiranës, sipas projeksioneve të fundit.
Kështu, Erald Kapri i bashkohet Agron Shehajt si deputeti i dytë i Partisë Mundësia që hyn në Parlament.
Në qarkun e Tiranës mbeten pa numëruar edhe 51 kuti votimi, ndërsa duke qenë se Mundësia ka siguruar mandatin e dytë, koalicioni PD-ASHM ka vetëm 1 deputet jashtë listës së mbyllur që projektohet të hyjë në Parlament, i cili duket se do të jetë Ilir Alimehmeti duke lënë jashtë Jorida Tabakun. /korrieri