E premte, 9 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“200 mijë euro të më sillnin gjallë Talo Çelën”, dëshmon për herë të parë Erjon Alibej: Takimi im me Nuredin Dumanin 

Korrieri nga Korrieri
29.05.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Ku fshihet ‘dhelpra’ Talo Çela, bisedat në Sky: Do iki në Brazil, s’rri kot këtu, plus kjo vrasjet e leshit 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Erion Alibej, një nga personat e akuzuar nga SPAK për shumë vrasje të ndodhur në Elbasan në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, ka dëshmuar për herë të parë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Erion Alibej, që është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë, ka folur për njohjen me vrasësin Nuredin Dumani, paratë që ka ofruar për kokën e Talo Çelës dhe të tjera ngjarje.

SPAK e akuzon Erion Alibejn për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, si edhe Emiliano Ramazani dhe Rigers Runaj.

Prokurorët: Na trego për njohjen tuaj me bashkëpunëtorët e tjerë të drejtësisë Nuredin Dumanin dhe Skerdi Tasin?

Erion Alibej: Nuredin Dumanin e kam njohur pasi kam dalë nga paraburgimi i Elbasanit, fillimi i 2020. Ditën që jam liruar, fola me Arjan Spahiun. Ai kishte një kontakt, Fati, Fati. E njihja si Fat Katnari. Kam qenë përdorues i EncroChat dhe Sky EÇ. Arjani ishte në Belgjikë. Ka qenë një periudhë delikate për mua, për shkak të atentateve që na kishin ndodhur në familje.

Arjani erdhi në Shqipëri. Arjani më tha se bëhej fjalë për Dumanin që kishte dashur të më takonte.

Unë kisha hedhur fjalë, që për Talo Çelën jepja 100 mijë Euro për ta vrarë dhe 200 mijë për të ma sjellë të gjallë.

Do bëhej takimi me Nuredinin. Unë i dhashë një makinë Arjanit, ka qenë një C Class i zi. Shkon e merr Nuredinin në Katund të ri. Ishte aksham. Vjen Nuredini. Unë dija gjithçka mbi Nuredinin. Kisha prova, fakte, foto, adresa. Vjen Nuredini, e takoj në pallatin ku jetoj, por 2 kate më poshtë. Mbaja kushërinjtë aty, se unë isha i ngujuar. Takimi zgjati 2 ore 48 minuta. E ka regjistruar gjithë bisedën. E dëgjova për gjithçka.

Më shpjegoi se kishte dëgjuar që kërkoja Talo Çelën dhe me thotë që është në dijeni dhe Festim Qoli, i thash ok, nis bisedën duke i shpjeguar kush janë ekzekutorët e familjarëve të mi.

Unë i tregova itinerarin e makinës që ishte qëlluar nga të dyja anët. Më tha ka qenë dhe një Dorjan Shkoza dhe ka qenë me makinë tjetër dhe ka zbrit duke qëlluar tek ana tjetër. Nuredini kishte hall se Dorjan Shkoza po e ndiqte atë dhe Dashnorin me e ekzekutuar. Dumani me tha se kishte probleme vetë me ata, unë i thashë me intereson vetëm Talo Çela, unë e dija qe financuesit e urdhëruesit ishin në Dubai. Vëllezërit Çopja, miq të hershëm tonët.

Dumani me tha se Talo Çela shkon shumë dhe me Festim Qolin më tha që për vrasjet unë marr gjysmat e lekëve. E pashë që nuk kishte telefon te enkriptuar, i shpjegova Arjanit që Nuredini s’ka SkyEcc, dhe i dhashë një Iphone 6 që kishte të instaluar Sky Ecc, i dhashë dhe 50 mijë euro, e mësova dhe si përdoret Sky Ecc. /voxnews

Para

Krijohet “Policia Vullnetare”/ Qytetarët do të jenë informatorë për situata shqetësuese dhe do të rregullojnë qarkullimin e automjeteve! 

Pas

“Toka është e jona”, 5 fushkrujsë dhunojnë dhe kërcënojnë dy pronarët në Tiranë

Nga Kategoria

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska
Aktualitet

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

08.10.2026
10.3k
Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti
Aktualitet

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.4k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.