E mërkurë, 25 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Zbulohet agjenti ‘Merimangë’ – Kush është DJ që tronditi Rusinë me sulmin 7 mld dollarësh

Korrieri nga Korrieri
04.06.2025
në Botë
A A
Zbulohet agjenti ‘Merimangë’ – Kush është DJ që tronditi Rusinë me sulmin 7 mld dollarësh
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Operacioni “Rrjeti i Merimangës” i Ukrainës, i realizuar më 1 qershor 2025, është një nga sulmet më të guximshme dhe të sofistikuara të kryera deri tani në kuadër të luftës me Rusinë.

Operacioni i ukrainasve ka shkatërruar 41 avionë strategjikë rusë, duke përfshirë bombarduesit e fuqishëm me kapacitete bërthamore, dhe ka shkaktuar dëme të vlerësuara deri në 7 miliardë dollarë për Kremlinin.

Operacioni u realizua nga Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) dhe përfshiu përdorimin e 117 dronëve të llojit kamikaz FPV (First-Person Vieë), të cilët ishin fshehur dhe transportuar në kamionë të zakonshëm. 

Dronët u lëshuan nga kontejnerë të padukshëm pranë pesë bazave ajrore ruse: Belaya, Dyagilevo, Ivanovo Severny, Olenya dhe Ukrainka – disa prej të cilave ndodhen mijëra kilometra larg kufirit ukrainas, madje edhe në Siberi.

Sulmi ka pasur një shtrirje gjeografike të jashtëzakonshme, duke përfshirë pesë zona kohore të ndryshme. Sipas disa burimeve, operacioni është udhëhequr nga Artem Timofeev, një ish-DJ dhe sipërmarrës ukrainas, i cili dyshohet se ka përdorur kamionët për të transportuar dronët të fshehur si shtëpi prefabrikate.

Grupi i tij ka operuar në mënyrë të fshehtë, duke përdorur kontejnerë të padukshëm pranë bazave ajrore ruse për të lëshuar sulmet me dronë.

Ky sulm ka shkaktuar një tronditje të madhe në Moskë, duke u krahasuar me një “Pearl Harbor” të dytë për Rusinë. 

Në përgjigje, Rusia ka dislokuar në Detin e Zi nëndetëse bërthamore dhe ka intensifikuar mbrojtjen ajrore. Megjithatë, sulmi ka treguar dobësi të thella në mbrojtjen e thellë të territorit rus dhe ka theksuar aftësinë e Ukrainës për të realizuar operacione të sofistikuara në thellësi të territorit armik.

Sulmi ka pasur një ndikim të madh në moralin e forcave ruse dhe ka rritur mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën, teksa ndodhi në një moment të ndjeshëm, vetëm disa ditë para se Rusia të paraqiste kërkesat e saj në bisedimet e paqes në Stamboll.

Sipas raportimeve të Daily Mail, shoferët e dyshuar që transportuan kontejnerët, dhe që më pas u gjurmuan nga blogerë, kishin treguar histori të ngjashme, pasi të gjithë thanë se morën udhëzime nga një person me emrin “Artem”.

Ata mendonin se po transportonin shtëpi prej kornizash druri, por në të vërtetë kishin lëvizur dronë kamikazë drejt pozicioneve të sulmit.

“Artemi tani kërkohet në lidhje me një akt terrorist në rajonin e Irkutskut. Katër kamionë ishin të regjistruar në emrin e tij, dhe një prej tyre ishte burimi i dronëve që u përdorën [në një sulm mbi një bazë ajrore të Putinit]”, tha një bloger pro-rus.

Sakaq, bashkëshortja e Artemit, 34-vjeçarja Ekaterina Timofeeva, dyshohet gjithashtu se e ka ndihmuar atë.

Sipas mediave pro-Kremlinit, Ekaterina e përshkruan veten si një “magjistare” dhe është autore e romaneve erotike të kategorisë së dytë.

Një apartament në qytetin Çeliabinsk është lidhur nga blogerët me çiftin, dhe aty pretendohet se Artemi është parë vetëm një javë më parë. Burime ruse thonë se Artemi ishte zhvendosur në Çeliabinsk disa vite më parë dhe kishte punuar si biznesmen.

Në dhjetor ai dyshohet se ka themeluar një kompani transporti dhe menaxhonte disa kamionë, mbulim perfekt ky për të bërë shoferët të lëviznin kontejnerët në pozicionet e dëshiruara.

Një shofer i identifikuar si Andrei M thuhet se i ka treguar hetuesve rusë se iu dha urdhër të parkonte në një kafene pranë bazës Belaya. 

Sapo ndaloi, çatia e kamionit të tij u hap dhe dronët nisën të fluturonin. Kontenierët e zakonshëm të ngarkesave, të parkuar në hapësira rrugore apo buzë rrugëve, nuk kishin tërhequr asnjë vëmendje./korrieri

Para

Tragjedi në Uashington, tre motra të vogla gjenden të vdekura, babai i tyre në arrati akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e tyre

Pas

Banda e Laert Haxhiut, dëshmon për herë të parë bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani: Si u futa në rrugën e krimit 

Nga Kategoria

Si hynë dy grabitësit shqiptarë në vilën e princit William dhe çfarë morën?
Botë

Si hynë dy grabitësit shqiptarë në vilën e princit William dhe çfarë morën?

25.11.2026
10.4k
Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi
Aktualitet

Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi

24.11.2026
10.4k
Vuçiç i bën parapritë arrestimit: Nëse guxojnë, 1 milion njerëz do dalin në rrugë
Botë

Vuçiç i bën parapritë arrestimit: Nëse guxojnë, 1 milion njerëz do dalin në rrugë

23.11.2026
10.4k
Sulmi me dron ndaj anijes ruse, reagon MEPJ: Nuk është përdorur territori ynë, pretendimet janë të pavërteta
Botë

Sulmi me dron ndaj anijes ruse, reagon MEPJ: Nuk është përdorur territori ynë, pretendimet janë të pavërteta

23.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

23.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Rama i trembet Tiranës, mbledh strukturat e PS të shtunën

19.11.2026
10.4k

Veliaj futet “all in” kundër Ramës, presion për zgjedhjet në Tiranë: Si po shtohen zërat se mund të nxjerrë kandidat të vetin

24.11.2026
10.4k
1 në 3 pasuri të sekuestruara nuk është marrë në dorëzim: A po përdoren sërish nga krimi i organizuar?

1 në 3 pasuri të sekuestruara nuk është marrë në dorëzim: A po përdoren sërish nga krimi i organizuar?

19.11.2026
10.4k
I gjithë qyteti i Elbasanit pa ujë

I gjithë qyteti i Elbasanit pa ujë

20.11.2026
10.4k
Skandali në Postën e Durrësit: Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadastrën

Skandali në Postën e Durrësit: Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadastrën

19.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

23.11.2026
10.4k
Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

23.11.2026
10.4k
Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

24.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.