E premte, 9 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“E padëgjuar”/ Gjyqtarët kërkojnë sërish rritje pagash me 700 euro, Rama: Uroj që Kushtetuesja mos të lajthisë përsëri! 

Korrieri nga Korrieri
11.06.2025
në Aktualitet, Slider
A A
“Brenda 2027 do të mbyllim të gjithë grup kapitujt”- Rama në Luksemburg: Për Shqipërinë, anëtarësimi në BE është një zgjedhje ekzistenciale 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Unioni i Gjyqtarëve ka kërkuar përsëri rritjen e nivelit të pagave, duke marrë shkas nga rritja që Qeveria i bëri rrogave të administratës. Por kërkesa nuk është pritur shumë mirë nga i pari i qeverisë, kryeministri Edi Rama. Pasi është njohur me kërkesën e bërë nga Unioni, të cilët kanë ndjekur praktikën e një precedenti të kaluar, Rama ka bërë edhe një reagim. Në rrjetin e tij social “X”, Rama është shprehur se kjo kërkesë është një praktikë e padëgjuar dhe e panjohur në historinë e shteteve. Duke marrë parasysh vendimin e fundit për këtë çështje të Gjykatës Kushtetuese, të cilin Rama e cilëson si një ndërhyrje skandaloze në kompetencat e ekzekutivit, kreu i qeverisë dënon kërkesën e Unionit.

“Unioni kërkon që paga bazë të lidhet vetëm me pagën bazë të Drejtorit të Departamentit në Kryeministri dhe kërkon sërish ndryshimin e ligjit. Ndërkohë që në vitin 2022 Unioni donte garantimin e një shume bazë pavarësisht çdo llogaritjeje, sot kërkon që, si pasojë e rritjes së pagës së administratës, t’u rritet paga edhe gjyqtarëve – dhe jo pak, por plot 700 euro! Domethënë, ky Unioni e kuptoka si një privilegj të përjetshëm faktin që për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit dhe fuqizuar gjykatësit e dalë nga Vetingu, ne me Reformën në Drejtësi i rritëm pagat e sistemit të drejtësisë menjëherë sa për dhjetë vjet njëzetë vjet, duke e thyer me vetëdije piramidën e pagave të Republikës së Shqipërisë,“-shkruan Rama në postimin e tij.

Për të njëjtën kërkesë, kryesocialisti parashikoi se çështja do të shkojë sërish në Kushtetuese, ndërsa shton se uron që “shakaja e hidhur e Gjykatës Kushtetuese herën e parë”, të mos përsëritet. Pra që Kushtetuesja të mos vendosë sërish në favor të rritjes së pagave.

“Heshtja ndaj çfarëdo abuzimi, me mbështetjen tonë për drejtësinë, nuk është më një opsion për ne. Për më tepër, në këtë rast ky do të ishtë një abuzim madhor, shumëdimensional, që do të cënonte shumëkënd e shumëçka, duke nisur nga vetë Kushtetuta dhe serioziteti i Republikës së Shqipërisë,“-shtoi Rama. 

POSTIMI I RAMËS:

Interesante! Për herë të dytë brenda tre viteve, Unioni i Gjyqtarëve kërkon sërish rritjen e pagave në gjykatë! Një praktikë unikale, e padëgjuar dhe e panjohur në historinë e shteteve – që gjyqtarët t’ia caktojnë vetes pagat përmes gjykatës – por që ka ndodhur në Shqipëri, në vitin 2022, kur ky Union kërkoi në Gjykatën Kushtetuese që paga bazë e gjyqtarëve të ekuivalentohej ose me pagën bazë të Drejtorit të Departamentit të Kryeministrisë ose me një përqindje të pagës së Presidentit, sipas dëshirës së gjyqtarëve. Dhe Gjykata Kushtetuese e pranoi kërkesën – me një shurdhëri mbresëlënëse ndaj argumentave të kundërshtimit të fortë të qeverisë si palë në gjyq – duke garantuar një pagë bazë të lidhur prej 156.000 lekësh! Mirëpo kjo ndërhyrje skandaloze e gjyqësorit në kompetencat e ekzekutivit, mesa duket, i ka shijuar Unionit aq shumë, sa pas rritjes së pagave të administratës në maj të vitit 2023, Unioni i Gjyqtarëve tani rikërkon përsëri nga Gjykata rritjen e pagave të gjyqtarëve! Këtë herë, Unioni kërkon që paga bazë të lidhet vetëm me pagën bazë të Drejtorit të Departamentit në Kryeministri dhe kërkon sërish ndryshimin e ligjit. Ndërkohë që në vitin 2022 Unioni donte garantimin e një shume bazë pavarësisht çdo llogaritjeje, sot kërkon që, si pasojë e rritjes së pagës së administratës, t’u rritet paga edhe gjyqtarëve – dhe jo pak, por plot 700 euro! Domethënë, ky Unioni e kuptoka si një privilegj të përjetshëm faktin që për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit dhe fuqizuar gjykatësit e dalë nga Vetingu, ne me Reformën në Drejtësi i rritëm pagat e sistemit të drejtësisë menjëherë sa për dhjetë vjet njëzetë vjet, duke e thyer me vetëdije piramidën e pagave të Republikës së Shqipërisë! Pra, sipas Unionit kjo republikë do jetë përjetësisht e vetmja në botë, ku gjykatësit nuk do ta lejojnë ngjitjen e piramidës së thyer të pagave, sepse ndryshe nga gjithë bota në Shqipëri pagat e tyre nuk do rriten me qeveri e parlament, po me gjyq!!!… Tani, unë uroj shumë që shakaja e hidhur e Gjykatës Kushtetuese herën e parë – të cilën ne e pranuam në heshtje si një lajthitje që duhej kapërdirë për hir të respektit me heshtje të një vendimi të gjyqësorit – të mos përsëritet. Sepse heshtja ndaj çfarëdo abuzimi, me mbështetjen tonë për drejtësinë, nuk është më një opsion për ne. Për më tepër, në këtë rast ky do të ishtë një abuzim madhor, shumëdimensional, që do të cënonte shumëkënd e shumëçka, duke nisur nga vetë Kushtetuta dhe serioziteti i Republikës së Shqipërisë.

Para

“Makinën e lamë në Astir, ecëm në këmbë nëpër lagje”, Artan Tafani zbulon se sa u pagua për vrasjen e Albi Bashaliut: Lekët na i dha babai i Laertit  

Pas

Në Livadh ka nisur sezoni mes plehrave, Vangjel Tavos nuk i ka dalë “dehja” e fitores

Nga Kategoria

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese
Aktualitet

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese

09.10.2026
10.3k
Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!
Aktualitet

Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!

09.10.2026
10.3k
Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!
Aktualitet

Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!

09.10.2026
10.3k
Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen
Aktualitet

Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen

09.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

07.10.2026
10.3k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k
E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese

09.10.2026
10.3k
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me rradhë!

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me rradhë!

09.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.4k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.