E hënë, 24 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Skualifikohet 1 vit nga tenderët “Cogren”, firma e preferuar e Jorgo Goros dhe Oltion Çaçit: Përdori dokumente false! 

Korrieri nga Korrieri
13.06.2025
në Aktualitet
A A
Skualifikohet 1 vit nga tenderët “Cogren”, firma e preferuar e Jorgo Goros dhe Oltion Çaçit: Përdori dokumente false! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një firmë që operon kryesisht në Himarë dhe Sarandë, mjaft e preferuar nga ish-kryetari në burg i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro dhe nga kryetari aktual i Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, është përjashtuar 1 vit nga tenderët. Shkak është bërë se ajo ka përdorur të dhëna të rreme, të dyshuara të falsifikuara, në një tender që ka fituar disa muaj më parë.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, kjo firmë është në pronësi të znj. Fotini Rondo, teksa ka fituar dhjetëra tendera nga Bashkia Himarë, Bashkia Sarandë apo edhe Ujësjellësat e këtyre qyteteve. Gjatë kohës që Himara drejtohej nga Goro, djali i pronares Elton Rondo, punonte si jurist në Bashkinë e Himarës. Dhe kjo lidhje, e ndihmoi së tepërmi për të marrë kontrata të majme.

Ndërkohë, pas burgosjes së Goros, vëmendja e Fotinisë dhe Eltonit u përqendrua në Sarandë, atje ku dhe jetojnë. Në vitet e fundit, firma ka fituar tendera nga Bashkia dhe Ujësjellësi i Sarandës, ku një procedurë i “hëngri” edhe kokën.

Skualifikohet 1 vit nga tenderët “Cogren”, firma e preferuar e

Faksimile: Njoftimi i APP-së për skualifikimin e firmës ‘Cogren’ nga tenderët për 1 vit

Në datën 9 qershor 2025, Agjencia e Prokurimit Publik nxori një njoftimi se kishte nisur një procedim administrativ për përjashtimin e operatorit ekonomik “Cogren” shpk, nga e drejta për të fituar kontrata publike.

Sipas APP-së, procedimi erdhi “për keqinformim për qëllime kualifikimi në procedurën e prokurimit me objekt ‘rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit të fshatit Çiflik dhe ndërtim pusi’”. Fondi limit i kësaj procedure ka qenë 37.892.769 lekë, ose rreth 380 mijë euro.

Tenderi është bërë nga shoqëria rajonale Ujësjellës- Kanalizime Sarandë sha, në datë 10 shtator 2024. “Arsyet e fillimit të procedimit administrativ ka nisur bazuar në shkresën datë 04 shkurt 2025, dërguar nga shoqëria ‘Mane/S’ shpk.

“Në përfundim të procedimit administrativ të nisur, u arrit në konkluzionin se ndodheshim në kushtet e nenit 78/1/a të LPP, ku parashikohet se: ‘Agjencia e Prokurimit Publik përjashton një operator ekonomik nga e drejta për të fituar kontrata publike për një periudhë nga 3 deri në 3 vjet për keqinformim dhe dorëzim të dokumenteve, që përmbajnë të dhëna të rremë për qëllime kualifikimi”.

Në fund, APP vendosi të përjashtojë operatorin ekonomik “Cogren” shpk, nga e drejta për të fituar kontrata publike, për 12 muaj nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Skualifikohet 1 vit nga tenderët “Cogren”, firma e preferuar e

Skualifikohet 1 vit nga tenderët “Cogren”, firma e preferuar e

Faksimile: Njoftimi i fituesit të tenderi të UKS

Disa muaj më parë u finalizua tenderi që skualifikoi firmën e familjes Rondo. Mësohet se, në atë procedurë mori pjesë firma “MANE/S”, e cila u ankua më pas, me vlerë rreth 300 mijë euro, BOE “COGREN” dhe “JOGI” me vlerë 315 mijë euro dhe “ASI-2A CO” me ofertë 335 mijë euro.

Ofertën më të ulët e pati firma “MANE/S”, por që më pas u skualifikua, teksa pati vendime edhe nga KPP por që nuk ndryshuar rezultatin dhe renditjen. Ndërkohë, kohë më vonë, firma që ofroi më pak u ankua dhe “zbuloi” se Rondot kanë paraqitur dokumente të rremë.

Skualifikohet 1 vit nga tenderët “Cogren”, firma e preferuar e

Faksimile: Në janar 2025, “Cogren” fitoi një tender tjetër nga UKS

Ndërkohë, në të njëjtën periudhë dhe nga i njëjti institucion, firma “Cogren” fitoi një tjetër procedurë nga Ujësjellës Kanalizime Sarandë. Në dokumentet që ka hulumtuar VoxNews bëhet fjalë për procedurën “ndërtim rrjeti shpërndarës në fshatin Gjashtë, Bashkia Sarandë” me fondi limit 435 mijë euro.

Edhe në këtë procedurë, firma e Rondove nuk pati ofertë më të ulët, por sërish fitoi në mënyrë tepër të dyshimtë. A mos vallë edhe në këtë procedurë paraqiti të dhëna dhe dokumente të rreme?!

Skualifikohet 1 vit nga tenderët “Cogren”, firma e preferuar e

Faksimile: Krahas UKS, Cogren fitoi tendera edhe nga Bashkia Sarandë

Jo vetëm në UKS, por firma Cogren fitoi tender edhe nga Bashkia e Sarandës. Në datën 17 shkurt 2025, pa iu tharë boja letrave të tenderëve nga Ujësjellësi, firma në pronësi të zonjës Fotini Rondo u shpall fituese e një tenderi për asfalt elektoral që u përdor në Sarandë.

Objekti i procedurës ishe “rikonstruksion të rrugëve të brendshme dhe shkallare në lagjen mbi rrugën e pestë”. Fondi i kësaj procedure ishte 125 mijë euro me një kohëzgjatje prej 2 muajsh, ku rrugët duhet të ishin gati në maj 2025, kur edhe u bënë zgjedhjet parlamentare.

Ndërkohë për vite me radhë, firma “Cogren” fitonte lehtësisht tendera në Bashkinë e Himarës, gjatë kohës që ajo bashki drejtohej nga Jorgo Goro, tashmë në qeli për abuzime me detyrën. Në Himarë Rondot fitonin tendera për ujësjellësa, pastrime, rrugë e madje edhe mirëmbajtje varrezash./vox

Para

DOKUMENTI: Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK 3 javë para zgjedhjeve 

Pas

“Jam ende duke u dridhur”/ Flet gruaja që humbi avionin e “Air India” për 10 minuta 

Nga Kategoria

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë
Aktualitet

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

23.08.2026
10.3k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia
Aktualitet

“Visi i Garave” u kap me një tjetër në vilë, dhunoi bashkëshorten dhe u përlesh me Policinë

23.08.2026
10.3k
Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?
Aktualitet

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

23.08.2026
10.3k
ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?
Aktualitet

ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?

23.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.4k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia

Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia

23.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.4k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.4k
Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

23.08.2026
10.3k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.