E hënë, 24 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kush jep shtëpinë me qira ditore do paguajë taksat e Bashkisë Tiranë si biznes 

Korrieri nga Korrieri
17.06.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Kush jep shtëpinë me qira ditore do paguajë taksat e Bashkisë Tiranë si biznes 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Të gjitha struktura akomoduese që funksionojnë me regjim ditor (B&B, bujtina) do të duhet të paguajnë taksën e infrastrukturës arsimore dhe tarifën e pastrimit, në varësi të qarkullimit vjetor. Një projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranë” propozon shtimin për kategori të tjera biznesesh me qëllim llogaritjen e taksës së infrastrukturës arsimore dhe tarifën e pastrimit.

“Në zërin Hotele, motele të shtohet zëri “B&B”, bujtinë si strukturë akomoduese që funksionojnë me regjim ditor”, thuhet ne relacion. Më herët në këtë taksë përfshiheshin vetëm Hotelet e motelet (lekë/dhomë në vit).

Po si do të llogaritet detyrimi për tarifën vendore të pastrimit dhe taksën për Infrastrukturën Arsimore sipas ndarjes së xhiros për strukturat e qirasë ditore?

Sipas vendimit nr.158, datë 26.12.2019 “Për miratimin e sistemit të taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës” taksa për Infrastrukturën Arsimore dhe Tarifa e Pastrimit llogaritet si detyrim fiks vjetor, por ndryshon sipas kategorisë së xhiros së biznesit.

Deri tani për njësitë e shërbimit tarifa e pastrimit paguhet vetëm nga hotelet dhe motelet. Psh. Tarifa e pastrimit, për një biznes në kategorinë e njësisë së shërbimit hotele dhe motele me xhiro vjetore nga 0 deri 2 milionë lekë tarifa e pastrimit është 5,750 lekë në vit.

Me propozimin e Bashkisë së Tiranës kjo taksë do të paguhet edhe nga strukturat e qirasë ditore Bed and Breakfest, apo siç njihen ndryshe B&B (ndryshe nga hotelet, B&B-të janë zakonisht biznese familjare ose private me pak dhoma) dhe nga bujtinat. Pra nëse xhiroja e tyre vjetore do të jetë deri në 2 milionë lekë detyrimi për tarifën e pastrimit do të 5,750 lekë në vit. Detyrimi do të jetë i njëjtë sa moteli dhe hoteli me xhiro vjetore 2 milionë lekë.

Për bizneset me xhiro nga 2 deri 8 milionë lekë tarifa e pastrimit fikse vjetore është 11,500 lekë. Plus tarifës fikse biznesi në këtë fashë xhiro, paguan plus edhe 1,150 lekë për dhomë. Pra nëse një hotel apo motel ka 5 dhoma ai paguan detyrimin vjetor prej 11,500 lekë si tarifa fikse vjetore + 5 dhoma x 1,150 tarifa/dhome =17,250 lekë në vit.

Edhe për bizneset e shërbimit, të përfshirë në kategorinë e xhiros mbi 8 milionë lekë tarifa e pastrimit llogaritet në të njëjtën formulë. Për këtë kategori taksa fikse vjetore është 34,500 lekë në vit. Ndërsa për dhomë është 1,725 lekë që i shtohet detyrimit prej 34,500 lekë. Dhe për bizneset VIP tarifa e pastrimit për dhomë është 2,900 lekë plus tarifa fikse vjetore prej 69,000 në vit.

Ndërsa taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore për njësitë e shërbimit, me xhiro vjetore nga 0 deri 2 milionë lekë është 2,500 lekë në vit. Për bizneset me xhiro nga 2 deri 8 milionë lekë është 4,000 lekë në vit. Për biznesi të kategorizuar në xhiro mbi 8 milionë lekë tarifa llogaritet 17,000 lekë në vit. Dhe për bizneset VIP taksa llogaritet 32,000.

Projektvendimi propozon gjithashtu ndryshime të tjera në aneksin 6, përkatësisht në kategorinë “Shitje me pakicë” nën zërin Shitje produktesh farmaceutike dhe të ngjashme me to (depo farmaceutike të regjistruara si biznes i vogël), të hiqet togfjalëshi (depo farmaceutike të regjistruara si biznes i vogël).

Depot farmaceutike, për shkak të volumit dhe tipologjisë së aktivitetit nuk mund të jenë të regjistruara në ndarjen e shitjes me pakicë. Propozohet heqjen nga ky zë duke e përfshirë në zërin: “Magazina, dyqane, depo farmaceutike etj., të cilat realizojnë shitje me shumicë”

Gjithashtu propozohet që te njësitë shërbimi marangoz, rrobaqepës, këpucar, floktore, orëndreqës etj të shtohen për saktësim edhe “bojaxhi dhe punime hidraulike të ngjashme me to” duke qenë se kjo kategori nuk mund të klasifikohet si subjekte ndërtimi.

Ndërsa në zërin: Institucionet jopublike të edukimit (shkollat, kopshtet apo çerdhet),shërbimet në klinikat e specialiteteve të ndryshme mjekësore, shërbimet në laboratorë diagnostifikimi etj në rastet kur nuk e kalojnë kufirin e regjistrimit në TVSH të hiqet pjesa e fundit pasi ndarja sipas xhiros dhe kategorisë VIP bie ndesh me këtë lloj formulimi./Monitor

Para

Dosja kalon te SPAK: Klodiana Lala zbulon ministrin që po hetohet për shpërdorim detyre

Pas

Ekzekutimi i Gentiana Hudhrës, djali i saj: Babi pasi hëngri akullore me mua, shkoi vr*u mamin 

Nga Kategoria

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë
Aktualitet

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

23.08.2026
10.3k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia
Aktualitet

“Visi i Garave” u kap me një tjetër në vilë, dhunoi bashkëshorten dhe u përlesh me Policinë

23.08.2026
10.3k
Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?
Aktualitet

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

23.08.2026
10.3k
ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?
Aktualitet

ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?

23.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Ju ka lënë mendja apo çfarë?” – Azerbajxhani kërkon të qetësojë gjakrat mes Izraelit dhe Turqisë

“Ju ka lënë mendja apo çfarë?” – Azerbajxhani kërkon të qetësojë gjakrat mes Izraelit dhe Turqisë

23.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.