
Detaje të reja dalin nga të shtënat me armë drejt lokalit në pronësi të Mondi Vogës, në fshatin Krastë të Fushë-Krujës.
Raportohet se është qëlluar me breshëri kallashnikovi, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja.
Sipas burimeve, Mondi Voga ka qenë duke fjetur së bashku me gruan dhe fëmijët, pasi lokali ka edhe hotel.
Mondi Voga, ish-shoferi Arjan Ndojës, ka kallëzuar në Policinë e Tiranës se rreth orës 01:10 është qëlluar me armë në drejtim të lokalit të tij në fshatin Krastë.
- Kush është Mondi Voga, ish-shoferi i Arjan Ndojës
Voga është arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Në vitin 2020 në automjet iu gjet një armë e tipit pistoletë, ndërsa emri i tij lidhet edhe me një ngjarje të dhunshme të ndodhur në Durrës.
Mondi Voga u kap nga kamerat e sigurisë së një subjekti afër Prokurorisë së Durrësit duke dhunuar avokatin Ilia Ilia. Voga u shpall në kërkim që ditën e ngjarjes, pasi vetë i dëmtuari ka arritur ta identifikojë atë që në momentin e parë dhe ta referojë emrin e tij në organin e hetimit si person që ka lidhje me prokurorin Arjan Ndoj, pasi ka qenë ish shofer i tij.