E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Nxehet’ punësimi sezonal në bregdet, kërkohen punonjës me paga deri në 250 mijë lekë 

Korrieri nga Korrieri
27.06.2025
në Aktualitet, Fokus
A A
‘Nxehet’ punësimi sezonal në bregdet, kërkohen punonjës me paga deri në 250 mijë lekë 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nga Shkëmbi i Kavajës, në Vlorë, Qeparo, Dhërmi e deri në Ksamil nga bizneset po ofrohen punë për pozicione të ndryshme në sektorin e shërbimit me paga që arrijnë deri në 250 mijë lekë në muaj, sipas një sërë njoftimesh të publikuar online nga Agjencia e Punësimit Interest Motivation Power (IPM).

Epiqendra e ofertës me rrogat më të larta për punësimin sezonal është Dhërmiu. Nga bizneset po kërkohen punëtore për pozicione të ndryshme me paga nga 120 mijë lekë deri në 250 mijë lekë në muaj.

Pozicioni më i paguar është për kuzhinierin e përgjithshëm dhe për kuzhinier sushi, me pagë maksimale nga 220 mijë deri në 250 mijë lekë në muaj. Më pak i paguari krahasuar me pozicionet e tjera në Dhërmi është shefi i sallës me pagë mujore nga 120 mijë lekë deri 150 mijë lekë. Oferta zgjerohet edhe më tej nga bizneset në Vlorë, Qeparo, Sarandë deri te Shkëmbi i Kavajës. Në Qeparo, një nga pagat më të larta është për picier, ku ofrohen 1,800 deri në 2,000 euro në muaj, ndërsa baristët përfitojnë deri në 150,000 lekë në muaj. Në Vlorë, pagat për picierë arrijnë deri në 200,000 lekë në muaj, ndërsa në Sarandë, kuzhinierët përfitojnë deri në 200,000 lekë në muaj.

Në Ksamil dhe zona të tjera bregdetare si Himarë, Qerret apo Shkëmbi i Kavajës, pozicionet për kamarierë, sanitare dhe menaxherë hotelesh kanë gjithashtu pagesa që variojnë nga 60,000 deri në 200,000 lekë në muaj. Për të gjitha pozicionet e punës përveç pagës ofrohet akomodim dhe ushqim.

Përfaqësues të Agjencisë së Punësimit IMP, prezentë prej disa vitesh në treg pohuan se pagat e ofruara këtë sezon turistik për punësime sezonale janë më të larta krahasuar me vjet. Rritja e pagave sipas tyre është ndikuar nga oferta e larta për punësime sezonale krahasuar me kërkesën që është më e kufizuar.

“Ka interesim jo vetëm nga të rinjtë, por edhe nga persona në moshë më të madhe deri në 58 vjeç. Aplikimet janë të hapura dhe punësimi mund të ndodhë brenda 2 ditëve,” theksojnë nga agjencia IPM.

Edhe Enri Jahja, kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, më herët tha për Monitor se rritja e pagave për punonjësit e sektorit të shërbimeve në bare dhe restorante në bregdet ka vijuar edhe gjatë këtij viti, me një mesatare prej 10 deri në 20%. Sipas tij pagat në jug për pozicione pune si kamarier, banakier apo profesionist për përgatitje koktejesh variojnë nga 120 mijë deri 200 mijë lekë në muaj.

Jahja tha se kjo rritje pagash është pasojë e një ekuilibri të prishur midis kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, ku kërkesa është e ulët dhe në shumë raste pa trajnim profesional, ndërsa oferta është e lartë. Po ashtu pagat e ofruara nga bizneset e zonave bregdetare janë më të larta se referencat e publikuara nga administrata tatimore. Sipas listës së publikuar nga Tatimet paga minimale për kamerierët në restorante, bare dhe hotele nuk duhet të jetë më pak se 70,000 lekë në muaj. Për pozicionin e kuzhinierit/kryekuzhinierit paga referencë është 140 mijë lekë. Për menaxher restorante paga referencë është 100 mijë lekë dhe menaxher hoteli 110 mijë lekë.

Megjithëse rritjen e pagave, sektori i bareve dhe restoranteve vijon të vuajë mungesën e fuqisë punëtore. Shumë prej bizneseve po shohin si zgjidhje punësimet e huaja, me punonjës nga Filipinet, Bangladeshi, Mianmari dhe Pakistani, edhe pse shumë prej tyre e shohin Shqipërinë si vend tranzit kalimit drejt vendeve të BE-së.

Në 2 -3 vitet e fundit sektori i bareve dhe restoranteve rezulton ndër më të prekurit nga mungesa e fuqisë punëtore, referuar edhe të dhënave të indeksit të Çelësi për njoftimet e punës. Në 2022 rezultoi se pati 45,670 njoftime për vende të lira puna. Krahasuar me 2021 numri i tyre u rrit 14%.

Ndërsa në 2023 sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve industrisë i munguan përgjatë sezonit turistik 15 mijë punonjës. Kjo industri shënoi numrin më të lartë të vendeve vakante, pas sektorit fason për shkak të emigracionit./Monitor

Pagat e ofruara nga biznesi për punësime sezonale në bregdet 

-Kuzhinier për sushi: 200,000 – 220,000 lekë/muaj

-Picier: 150,000 – 200,000 lekë/muaj

-Shef salle: 120,000 – 150,000 lekë/muaj

-Kuzhinier: 150,000 – 250,000 lekë/muaj

Kamarier: 80,000 – 120,000 lekë/muaj

Barist: 120,000 – 150,000 lekë/muaj

Picier: 1,800 – 2,000 euro/muaj

Kuzhinier: 200,000 lekë/muaj

Sanitare: 80,000 – 100,000 lekë/muaj

Kamarier bari: 60,000 – 70,000 lekë/muaj

Menaxher hoteli: 150,000 – 200,000 lekë/muaj.

Para

Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin 

Pas

Mbyllet rinumërimi në Tiranë, çfarë ndodhi me mandatin e Xhaçkës

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.