E premte, 9 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Nga Elbasani në Verona, dosja që zbulon pastrimin e 4 milionë eurove

Korrieri nga Korrieri
03.07.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Nga Elbasani në Verona, dosja që zbulon pastrimin e 4 milionë eurove
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një ndërtesë në zonën rurale të Veronës, një kompleks me 30 dyqane e zyra me qira të majme, një shoqëri ndërtimi dhe një llogari bankare që gjeneronte 400 mijë euro në vit. Në dukje, një histori suksesi e një kompanie ndërtimi në Itali. Por pas kësaj strukture, një hetim i përbashkët mes SPAK dhe Prokurorisë së Veronës, me ndihmën e Guardia di Finanza, zbuloi një organizatë kriminale shqiptare me rrënjë në Elbasan, që përdorte ndërtimin për të pastruar miliona të ardhura nga trafiku ndërkombëtar i kokainës.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Prokurorinë e Veronës, ka zhvilluar një operacion të përbashkët që çoi në sekuestrimin e pasurive me vlerë mbi 4 milionë euro, të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale.

“Hetimet konstatuan se këto pasuri janë krijuar dhe financuar me përfitimet nga trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut në tregjet europiane,” thuhet në njoftimin zyrtar të SPAK.

Pas një pune disamujore u zbulua rrjeti që, përmes kanaleve bankare, transferonte para nga Shqipëria në Itali, për t’i investuar më pas në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme.

Modeli ishte i thjeshtë në dukje, por efektiv. Organizata kriminale  trafikonte lëndë narkotike nga Amerika e Jugut në tregjet europiane.

Paratë e përfituara transferoheshin përmes sistemit bankar drejt një shoqërie ndërtimi në Itali, ku përdoreshin për blerje, rikonstruksion dhe dhënie me qira të pasurive të paluajtshme.

“Përdorimi i burimeve të mëdha financiare që derdheshin nga Shqipëria në ekonominë italiane përfaqësonte hallkën përfundimtare të pastrimit të parave”, thuhet në njoftimin zyrtar të SPAK.

Për autoritetet hetuese, kjo ishte një formë e sofistikuar e pastrimit të parave, ku paraja e pisët transformohej në të ardhura të ligjshme përmes sektorëve të ndjeshëm si ndërtimi dhe qiradhënia.

Hetimet zbuluan gjithashtu përfshirjen e një çifti shqiptarësh, administratorë të një shoqërie ndërtimi në Verona, të cilët kishin pasur më parë përfshirje në trafik droge.

“Ata konsideroheshin si njerëzit e besuar të dy vëllezërve dhe rezultuan të figuronin në listën e pagesave të organizatës kriminale. Kontrolle janë kryer edhe ndaj subjekteve kryesore dhe ndihmësve të tyre italianë, me qëllim gjetjen e provave të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e SPAK.

“Shteg.org” ka mësuar se bëhet fjalë për vëllezërit Suel dhe Mario Çela nga Elbasani.

Ndaj Suel çelës rëndojnë akuza për vepra penale si “Vrasjes me paramendim”, e mbetur në tentativë ndaj Lulzim Mashasit, “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurimit të mjeteve dhe kushteve”, përfshirje në manipulimin e proceseve gjyqësore si rasti i bashkëpunimit të ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për ndryshimin e një dëshmie, kreu i një grupi të organizuar kriminal,  trafik i lëndëve narkotike etj. Ai është në kërkim që prej vitit 2022 nga SPAK.

Ndërsa vëllai tjetër u arrestua para një viti, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet belge, mbi dyshimet për përfshirje në një vrasje në Antëerp, Belgjikë, si pasojë e konflikteve midis grupeve rivale për trafikun e drogës. Për këtë të fundit, po ashtu, GjKKO ka lëshuar një vendim për veprat penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtje dhe prodhim pa leje të armëve”, “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “ Pastrim të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Sipas Prokurorisë së Veronës, ky është rasti i parë i një organizate kriminale shqiptare që investon drejtpërdrejt në pasuri të paluajtshme në territorin italian, përmes kanaleve bankare që transferonin të ardhura të paligjshme nga jashtë BE-së.

“Operacioni i kryer konfirmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar mes SPAK dhe autoriteteve italiane në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave,” thuhet në njoftimin zyrtar./korrieri

Para

Ishte nisur drejt Liverpulit, CNN zbulon arsyen pse Diogo Jota udhëtonte me makinë dhe jo me avion 

Pas

Trafikoi 1 ton kanabis me gomone drejt Italisë, ekstradohet nga Franca Paul Deda

Nga Kategoria

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska
Aktualitet

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

08.10.2026
10.3k
Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti
Aktualitet

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k
“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k
Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

05.10.2026
10.4k
KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.4k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.