
Policia e Shtetit dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zhvilluar kontrolle në Tiranë, Vlorë dhe Palasë.
Dyshohet se operacioni me urdhër të SPAK është zhvilluar në kuadër të një hetimi për një rrjet të trafikut të drogës.
Siç mësohet, janë lëshuar shtatë masa sigurie, pas informacioneve që kanë dalë nga komunikimet në aplikacionin e koduar “SKY Ecc”.