E shtunë, 10 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Dy anët e medaljes të ngjarjes së Vlorës: Nga dhuna policore ndaj kamarierit, te rrahja barbare e policit

Korrieri nga Korrieri
28.07.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Dy anët e medaljes të ngjarjes së Vlorës: Nga dhuna policore ndaj kamarierit, te rrahja barbare e policit
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një kamarier 18-vjeçar ra pre e dhunës në ambientin e punës. Ngjarja ndodhi në një hotel në zonën e Skelës.

Ai u dhunua nga dy persona, sikur flasin pamjet filmike që kanë bërë xhiron e rrjetit. Njëri prej tyre është Ardian Isufi, oficer policie në detyrë, që shfaqet duke e kapur për qafe kamarierin. Ndërsa i dyti, Leart Bimo, që e godet, ndërkohë që polici Isufi nuk ndërhyn.
“Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se Nënkomisar Ardian Isufi, jashtë shërbimit dhe në shoqërinë e shtetasit Leart Bimo, 57 vjeç, banues në lagjen ‘Pavarësia’, Vlorë, është konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasin A. B., 18 vjeç”, njoftoi policia.


Veprimet e Isufit, që aktualisht ishte Oficer Policie në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, janë të pajustifikueshme dhe të dënueshme.

Një polic, qoftë dhe jashtë shërbimi, duhet të ndërhyjë në situatë konflikti të shmangë dhunën dhe jo ta nxisë atë. Apo më keq, të jetë vetë dhunuesi.
Për veprimet e tij, ai u pezullua nga detyra dhe po hetohet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria e Vlorës.

Por, kjo është vetëm njëra anë e medaljes.
Pas këtij veprimi të pajustifikueshëm të ish-shefit të qarkullimit në Vlorë, çfarë pason është po aq kriminale. Por këtë pjesë, mediat kanë preferuar të heshtin.


Vasil Bedinaj, pronari i Hotel Regina, i shoqëruar nga menaxheri i lokalit dhe të paktën 9 persona të tjerë, e kanë rrahur barbarisht policin.

Ardian Isufi ndodhet në spital me fraktura dhe i është nënshtruar sot herët në mëngjes ndërhyrjes kirurgjikale.
Ndërsa publiku në masë ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj kamarierit 18-vjeçar, pse sot policia dhe prokuroria heshtin ndërsa një oficer është dhunuar barbarisht?

Ardian Isufi, oficer policie, duhet të kishte parandaluar urgjentisht shpullen ndaj 18-vjeçarit kamarier.

Dhe për këtë ai meriton të ndëshkohet, e ndoshta të përjashtohet nga policia. Por vetëgjyqësia, rrahja makabre e tij nga pronarët e lokalit, është gjithashtu një shfaqje e shëmtuar e dhunës së pajustifikuar.


Kjo është një ngjarje që ka dy të vërteta për të cilat duhet folur hapur e duhen ndëshkuar përgjegjësit. Vetëgjyqësia nuk është mënyrë për të zgjidhur padrejtësitë në një shtet normal. Ndaj, para se të linçohet publikisht një oficer policie, mirë është të tregohet e vërteta siç ka ndodhur. Përndryshe, banditë e policë bashkë nuk do ishte hera e parë që tejkalojnë çdo ligj e rregull pa u hyrë gjemb në këmbë.

Para

Arrestohen dy hajdutët serial në Kavajë, njëri i arratisur nga komisariati i Elbasanit

Pas

KLANET “Bello, Farruku dhe Lazarati”/ Si e konsolidoi MAFIA SHQIPTARE praninë e saj në tregtinë e dr*gës në Amerikën Latine! 

Nga Kategoria

Grabitjet më spektakolare prej miliona eurosh të verërave, djathit e tonelatave me nutella
Aktualitet

Grabitjet më spektakolare prej miliona eurosh të verërave, djathit e tonelatave me nutella

10.10.2026
10.3k
Tiranë/ Modifikonin makineta të kontrabanduara për lojërat e fatit, 2 të arrestuar
Aktualitet

Tiranë/ Modifikonin makineta të kontrabanduara për lojërat e fatit, 2 të arrestuar

10.10.2026
10.3k
Nafta është kthyer në luks për shqiptarët/ Paguajmë 7 herë më shumë se holandezët dhe 2 herë më shumë se rajoni
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

10.10.2026
10.3k
Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit
Aktualitet

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

10.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Zhduket “Ini i Çones”, dy telefonat e tij prej 4 orësh të fikur! (Dyshohet për pengmarrje nga grupi rival)

Mister zhdukja e Init të Çones, u mor nga grupi rival me veshje si BKH?

10.10.2026
10.3k
Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

06.10.2026
10.4k
Dyshohet se do të kryenin atentat në Lezhë, tre të arrestuarit kyçin gojën para hetuesve

Dyshohet se do të kryenin atentat në Lezhë, tre të arrestuarit kyçin gojën para hetuesve

10.10.2026
10.3k
Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.4k
Bashkë me Ergys Agasin arrestohet edhe i besuari i Ilir Prodës: Si u ndoqën nga Elbasani deri te Plepat

Ergys Agasi, ‘koordinatori’ me ndikim në majat e pushtetit

10.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.4k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.