
Rindërtimi mbetet një plagë ende e pambyllur për shumë qytetarë të Durrësit. Ndërsa shumë familje edhe 0se kanë kaluar 6 vite, nuk kanë hyrë ende në banesat e reja, ata kane humbur edhe bonusin e qerasë, pasi prej tre vites nuk po e marrin.
Por duket se fondet jane kthyer në shpërblime për zyrtarët e Bashkisë, por dhe koordinatorët e Partisë Socialiste, për të cilët nuk kanë munguar benefitet, që lidhen me shuma marramendëse.
Gerald Gjergj Dautaj, koordinatori i lagjes numër 10 i PS është shembull konkret i asaj që ndodh në Durrës, të cilit Sako i ka dhënë 2.617.558 lekë e apo ndryshe 26 mijë euro. Dautaj ka drëjtuar Ujesjelles kanalizime Durrës e Durresit, por një vit më parë u largua. Ai ështe bërë përfitues i grantit me vendim të këshiit bashkiak ndërsa banesa e cila është dëmtuar është një apartament 2+1. Rasti ka sjellë dhe reagimin e Degës së PD Durrës, pasi banesa e tij, sipas kësaj dege të selisë blu nuk është dëmtuar. “Një konfirmim i qartë i hendekut të krijuar, ku ca janë të nënës e ca të njerkës! A është kjo arsyeja pse Bashkia e Durrësit nuk ka pranuar kërkesën e PD për hetim për rindërtimin? Sa raste abuzimesh fshihen pas bllokimit të hetimit?”, shkroi dega e PD Durrës në Facebook.
Rasti ngre pikëpyetje të mëdha se grantet e rindërtimit po merren padrejtësisht nga individë që nuk janë prekur. E ata qe u përballen me tëmerrin e tërmëit të vitit 2019 jane hedhur tashme në rrugë.

