
Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin. Në zonat malore priten vetëm vranësira të pakta e kalimtare.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit hera-herës do të arrijë 8-12 m/sek, duke krijuar dallgëzim të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen si më poshtë:
Shkodër 24 39 gradë
Kukës 19 36 gradë
Lezhë 25 38 gradë
Dibër 17 36 gradë
Durrës 22 37 gradë
Tiranë 24 38 gradë
Elbasan 22 40 gradë
Berat 20 40 gradë
Vlorë 22 35 gradë
Korçë 18 31 gradë
Gjirokastër 18 39 gradë
Sarandë 22 34 gradë. /korrieri