
Të dielën, vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin.
Era do të fryjë nga veriperëndimi në jugperëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit do të arrijë 8–14 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim 1–2 ballë.
Vlerat termike do të jenë të larta, me temperatura që në disa zona pritet të arrijnë deri në 42°C.