E shtunë, 3 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Pronari i klubit “Erzeni” dhe resortit “Ajman Park” në kërkim nga SPAK, si nipi i deputetit SOCIALIST fitoi tenderin 1.2 MILIARD lekë të plehrave në Shijak! 

Korrieri nga Korrieri
09.08.2025
në Aktualitet, Investigim, SPAK News
A A
Pronari i klubit “Erzeni” dhe resortit “Ajman Park” në kërkim nga SPAK, si nipi i deputetit SOCIALIST fitoi tenderin 1.2 MILIARD lekë të plehrave në Shijak! 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Fadil alias Julian Balla, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit Çopja në Elbasan, rezulton pronar i disa bizneseve.

Jo vetëm kompleksi “Ajman Park”, i sekuestruar nga SPAK, por Julian Balla është gjithashtu pronar i kompanisë AMR shpk, e cila vetëm pak muaj më parë fitoi një tender me vlerë 1.2 miliardë lekë për menaxhimin e mbetjeve urbane të bashkisë Shijak.

Zbardhja e emrave të personave të përfshirë në trafikun e 17 tonëve kokainë ka nxjerrë në pah se shumë prej këtyre personazheve paratë e drogës i kanë pastruar në resorte luksi apo kompani të cilat kanë përfituar tendera publikë.

Fadil alias Julian Balla, i shpallur në kërkim nga SPAK për trafikun e drogës si pjesë e grupit Çopja, nuk është vetëm pronar i kompleksit Ajman në Shijak, i cili është sekuestruar këtë të premte nga SPAK.

Fadil alias Julian Balla rezulton se është dhe pronar i kompanisë AMR shpk.

Kjo kompani, vetëm pak muaj më parë, u denoncua në emisionin Piranjat, se kishte fituar një tender me vlerë rreth 1.2 miliardë lekë nga bashkia Shijak, për menaxhimin e mbetjeve urbane.

Gjatë investigimit, Piranjat treguan se Bashkia e Shijakut, e cila në bashkëpunim me firmën private AMR, ka krijuar në fshatin Hardhishtë një landfill të paligjshëm, ku hidhen dhe groposen të gjitha mbeturinat e qytetit.

Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, gjatë një përballje me gazetarin Freard Rista, deklaroi se sipas specifikave të tenderit, mbetjet depozitohen në landfillin e Sharrës, duke mohuar krimin mjedisor që po bëhet në fshatin Hardhishtë.

Në atë zonë, eskavatori i Bashkisë së Shijakut hapte gropa për hedhjen e mbeturinave, ndërsa mjetet e firmës private shkojnë aty dhe i shkarkojnë.

Sa i takon tenderit për “Shërbim pastrimi, grumbullimi dhe depozitim të mbetjeve urbane dhe mirëmbajtje të hapësirave publike dhe varrezave të qytetit”, me fond limit mbi 1.2 miliardë lekë të vjetra pa TVSH, ai është me flamur të kuq për mungesë konkurence, sepse firma AMR është firma e vetme pjesëmarrëse në garë, dhe bashkia i ka pranuar ofertën, 99.7% të fondit limit të vendosur. Firma private ka parashikuar vendosjen e 341 kontenierëve dhe zbrazjen e mbetjeve çdo ditë me tonelata, por këto parashikime nuk i përshtaten kompanisë private, e cila ka në dispozicion vetëm 4 mjete për këtë proces.

Gjithashtu, burimet njerëzore përbëhen nga 30 punonjës, një staf i vogël që nuk dihet se si do të përballojë pastrimin e gjithë sipërfaqes së Bashkisë Shijak, duke llogaritur edhe fshatrat.

Fadil alias Julian Balla, rezulton gjithashtu se është nip i deputetit socialist, Ilir Ndrazhi.

Edhe Julian Balla dyshohet se ka punuar dhe është investuar për fushatën e partisë socialiste në Durrës, duke mbështetur deputetin Ndrazhi.

Ky rast tregon edhe njëherë se pasi i përdor për të financuar fushatën elektorale, Kryeministri Edi Rama vepron ndaj grupeve kriminale duke i arrestuar dhe konfiskuar pronat që kanë vënë nëpërmjet veprimtarisë së paligjshme.

Para

Kush ishte Krokodil Kladha, STRATEGU SHQIPTAR që sfidoi Perandorinë Osmane! 

Pas

Tifozat Kuq e Zi thirrje shqiptarëve: Mos shkoni në stadium, ta mbushin me VIP-a si me Serbinë kundër Letonisë

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

29.09.2026
10.4k
“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

29.09.2026
10.4k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.