
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi Turqinë perëndimore.
Tërmeti u ndje në disa qytete, përfshirë Stambollin dhe qendrën turistike të Izmirit.
Rreth dhjetë ndërtesa u shembën në Sindirxhi, epiqendra e tërmetit, përfshirë një ndërtesë trekatëshe në qendër të qytetit.
Gjashtë persona u shpëtuan, ndërsa për dy të tjerë po vijojnë përpjekjet për t’i nxjerrë.
Turqia përshkohet nga disa linja çarjesh gjeologjike, të cilat më parë kanë shkaktuar katastrofa në vend.
Gjatë viteve të fundit, tërmetet kanë shkaktuar katastrofa, duke u marrë jetën shumë qytetarëve dhe duke shkaktuar dëme të shumta.